Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare
Sociale

Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare

• 15 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nesër, më 15 gusht 2026 do të kremtohet Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, një nga të kremtet më të rëndësishme të kalendarit orthodhoks.

E njohur edhe si “Marrja”, kjo ditë përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e “Nënës” së Zotit, Jezu Krisht, ndërsa konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë kreshme.

Kremtimet do të zhvillohen në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në kisha dhe manastire në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan.

Shërbesat do të nisin në orën 07:30 dhe do të vijojnë deri në orën 10:30, ndërsa kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari pritet të presin besimtarë dhe pelegrinë.

Read more:Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

Sipas Kishës Orthodhokse, kjo është një nga të kremtet më të ndjera dhe historikisht më të festuara, e cila çdo vit i bashkon besimtarët në lutje, adhurim dhe pelegrinazh.

Njoftim për media i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

Nesër, më 15 gusht 2026, Kisha Orthodhoksë Autoqefale e Shqipërisë dhe mbarë bota orthodhokse kremton Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Në këtë të kremte që quhet edhe “Marrja” kujtojmë fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Zotit tonë, Jisu Krisht. Ajo konsiderohet si Pashka e verës dhe paraprihet nga një periudhë përgatitore me kreshmë.

Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë kremtohet kudo në vendin.

Kjo e Kremte do të festohet me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në Kryepiskopatën e Tiranës: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Kishën e Ungjillëzimit dhe në Kishën e Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve në Kombinat; në Manastirin e Shën Vlashit dhe në Katedralen e Shën Pavlit e Shën Astit në Durrës, si edhe në Kishën e Shën Nikollës në Kavajë; në Kishën e Metamorfozës në Lezhë.

Read more:Korridori VIII/ Banorët e Librazhdit protestojnë: Na është rritur distanca, duam hyrje të re në ‘Elbasan-Qafë Thanë’

Gjirokastra: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Krioner, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Nathanailit;

Berati: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në lagjen Kala, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Astit;

Korça; në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Anastasit;

Read more:“Kisha besuar se natyra është vepër e përfunduar, në Langaricë kuptova se kërkonte korrigjim”/ Pedagogu ironizon ndërtimet në zonat e mbrojtura, letër Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Fieri: Në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apolloni, nën drejtimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Fierit imzot Nikollës.

Elbasani; në Kishën e Shën Nikollës, nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit Hirësisë së Tij imzot Andonit; si edhe në shumë kisha të tjera të vendit.

Shërbesat nisin ne orën 07.30 – 10.30

Kjo është një nga të kremtet kishtare më të ndjera e më të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave dhe manastireve që ekzistojmë në vendin tonë dhe në të gjithë botën orthodhokse kushtuar Hyjlindëses së shenjtë, nënës së dashur të të gjithë botës. Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite kthehen në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi. Të gjithë pjesëmarrësit në to përjetojnë dashurinë dhe dhembshurinë e së Tërëshenjtës Mari, e cila dëgjon lutjet e të gjithëve.

Lexo edhe
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Tags: #Berat #besimtaret ortodokse #bota #Durres #Elbasan #elbasani #Fier #Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari #Jezu krishti #Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë #Krishtërimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)
  • Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë 8 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO)

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit të objekteve të palegalizuara, duke u bërë…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by