Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
Kronikë

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

• 15 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të tyre kanë qenë 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Situata më e vështirë është në Gurë-Lurë të Dibrës ku hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren me mbështetjen edhe të 2 avionëve Air Tractor dhe 1 autobot uji.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat.

Read more:Zjarret/ Helikopteri aktivizohet për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, vendosen nën kontroll dy vatrat në Mallakastër (VIDEO)

Një pjesë e madhe e forcave janë përqendruar në zonën e Dajtit, për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth po vijon gjithashtu puna për vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Punohet ende edhe në vatrën e Qafë Helmesit, ndërsa në Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Read more:Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Flakë edhe në Parkun e Lurës (VIDEO)

Po ashtu edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:02

Zjarret në vendin tonë, Von der Leyen: Europa është në gatishmëri

1785601742_ursulavonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë rënë në vendin tonë, por edhe në Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Përmes një postimi në X Von der Leyen shprehet se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.

Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”,shkruan ajo.

Ora 13:54

Pukë/ Zjarr në masivin pyjor të Tërbunit, era vështirëson neutralizimin

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor të Terbunit në Pukë. Zjarri i shfaqur në sipërfaqet pyjore të Tërbunit vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.

Ora 10:38

Kruja ende në flakë, banorët djegin mbeturina

Banorët e Krujës duket se e kanë harruar zjarrin e pak ditëve më parë që kërcënoi banesat, vatrat e të cilit vijojnë ende të djegin pjesë të qytetit.

Në lagjen Kasme, banorët kanë djegur mbeturina në qiell të hapur. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Lexo edhe
Kronikë

Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)

Kronikë

Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik

Tags: #Automjete #Banesa #Bulqize #dajt #Diber #dropull #lure #ministria e mbrojtjes #priske #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)
  • Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
  • Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
  • VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë
  • Dështon përpjekja për mbjelljen e kanabisit, sekuestrohen 2500 fidanë në një furgon në Vaun e Dejës! 2 të rinj në pranga
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Aktivistja nga Diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE
  • Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë
  • Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
  • VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë
  • Dhunoi kunatën, nipi e kërcënon me armë! Arrestohet xhaxhai, në kërkim 19-vjeçari, 3 nën hetim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë Valëvit prej 74 ditësh në protestë flamurin shqiptar, Agron Jemini rrëfen kërcënimet: Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar në Fier pasi u konstatuan me armë për arsye të ndryshme. Në pranga ka…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik

Aksi Elbasan-Cërrik në afërsi të Kuqanit është bllokuar pasi kanali vaditës është shembur dhe ka dalë jashtë shtratit.…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik

Një incident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan ku një automjet është përfshirë nga flakët. Nga pamjet, shihet që…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by