Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat
Politikë

“Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat

• 16 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, Silvana Xhaferi Hoxha, e ftuar në News 24, ka komentuar protestën që vijon prej 78 ditësh në Shqipëri, duke u ndalur te përfshirja gjithnjë e më e madhe e diasporës.

Sipas saj, ndryshe nga periudhat e mëparshme të protestës, sot në sheshe shihen qytetarë të moshave të ndryshme, nga të rinjtë deri te prindër me fëmijë, ndërsa një zhvillim i ri është angazhimi i shqiptarëve jashtë vendit. Hoxha tha se Londra mban numrin më të lartë të protestave, ndërsa në total janë përfshirë 67 qytete në mbarë botën.

“Jemi në ditën e 78 të protestës. Aktivistë të ndryshëm e kanë bërë aktivizmin në periudha të ndryshme dhe sot kemi nga të rinj deri te prindër me fëmijë. Ajo që nuk e kishim më parë është përfshirja e diasporës. Statistikat tregojnë se Londra mban numrin më të lartë të protestave dhe janë 67 qytete në mbarë botën që përfshihen”, u shpreh ajo.

Hoxha vuri theksin te numri i madh i ditëve të protestës së zhvilluara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke argumentuar se këto shifra duhet të shërbejnë si një sinjal për klasën politike.

Read more:LIVE- Diaspora shqiptare sërish në revoltë/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi! Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Poshtë komunistët

“Ne kemi një shënim të datave dhe, kur shohim shifrat, pyesim veten se çfarë i ka bërë shqiptarët të lënë punët dhe të dalin në shesh. Këto janë të dhëna që duhen parë me shumë kujdes nga të gjithë politikanët, pasi po kundërshtohen të gjithë”, deklaroi ajo.

Sipas aktivistes, largimi i shqiptarëve nga vendi nuk mund të shihet thjesht si një zgjedhje ekonomike, pasi pas tij qëndrojnë edhe problemet sociale, mungesa e mundësive dhe perceptimi për mungesë drejtësie.

“Duhet analizuar edhe sa për qind e shqiptarëve janë jashtë vendit, sepse nuk është e lehtë të largohesh. Është shumë e dhimbshme. Arsyet pse çdokush largohet janë hallet dhe fakti që nuk gjejnë dot drejtësinë në vendin e tyre”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se për shumë shqiptarë, emigrimi është kthyer në një model suksesi, ku puna dhe merita shihen si rrugë për të arritur rezultate.

Read more:Protesta e 26 kundër qeverisë/ Protestuesi: Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet

“Në vendet ku shkon, sa më shumë të punosh, aq më shumë kjo do të reflektohet në arritjet e tua. Shumë shqiptarë kanë parë të afërmit e tyre dhe kanë nisur ta ëndërrojnë edhe vetë një jetë të tillë”, u shpreh ajo.

Hoxha tha se, sipas të dhënave që ajo referoi, rreth 49-50% e shqiptarëve ndodhen jashtë kufijve, duke e cilësuar këtë një realitet që politika shqiptare duhet ta kishte analizuar prej kohësh.

“Klasa politike duhet ta kishte parë dhe interpretuar këtë realitet, por nuk e ka bërë. Për aq kohë sa populli ka aftësinë të ngrihet, do të thotë që do të presim diçka të mirë”, deklaroi aktivistja.

Read more:Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Duke folur për rolin e të rinjve në protestë, Hoxha tha se energjia e tyre është një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj lëvizjeje. Sipas saj, sfida e radhës është që pakënaqësia të shndërrohet në një platformë konkrete.

“Revolucionet i bën rinia, por e bukura është se ata dinë të artikulojnë dhe mënyra se si e shprehin mërzitjen për gjendjen e Shqipërisë është e veçantë. Mbetet për t’u parë se si do ta shndërrojnë këtë mërzitje në një platformë”, tha ajo.

Hoxha u ndal edhe te fakti që protesta nuk është shndërruar ende në një parti apo organizatë politike, duke argumentuar se një proces i tillë duhet të jetë gradual dhe se alternativat duhet t’i nënshtrohen gjykimit të qytetarëve përmes votës.

“Pyetja është pse nuk është shndërruar në parti ose organizatë, por kjo duhet të jetë graduale. Secili le të japë opsionin dhe populli të gjykojë me votë. Shqiptarët që janë jashtë kanë mundësi të ndihmojnë shumë, pasi fakti që kanë arritur me meritë mund t’u tregojë edhe të tjerëve se si mund të rregullohet Shqipëria”, u shpreh ajo.

Read more:LIVE- Shqiptari i Diasporës në Itali, thirrje SPAK dhe KE-së: Moment shprese për shqiptarët! Kjo klasë politike e korruptuar duhet të largohet

Përsa i përket ditëve të dedikuara për diasporën, aktivistja tha se ato nuk i sheh domosdoshmërisht si një organizim të centralizuar, por si një mundësi që shqiptarët jashtë vendit të shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Ditët e thirrjeve për diasporën mendoj se nuk janë një organizim i menduar, por u është dhënë atyre jashtë mundësia të shprehen, pasi nuk e kanë këtë hapësirë. Ajo që i përbashkon të gjithë janë kërkesat”, deklaroi Hoxha.

Në vijim, ajo kërkoi që përgjegjësia politike të lidhet me ligjet dhe vendimet që, sipas saj, kanë humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve.

Read more:LIVE- “Sot jemi më shumë se dje dhe dje më shumë se pardje…”/ Aktivisti: Edhe Divjaka ka ardhur sot në Tiranë! Çdo ditë që ne qëndrojmë, fundi i Ramës është më afër

“Për aq kohë sa nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet të mbajë përgjegjësi për ligjet që tashmë janë delegjitimuar dhe të hapë krahun”, tha ajo.

Hoxha komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në raport me mediat e huaja, duke argumentuar se, sipas saj, deklaratat e tij kanë ndikuar në mënyrën se si perceptohet situata politike në Shqipëri.

“Rama demaskoi veten me gjuhën para mediave të huaja, çfarëdo sherri dhe dëmi të kishim bërë ne”, përfundoi Silvana Xhaferi Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO)

Politikë

Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi

Tags: #Edi Rama #emigrimi #Femije #jetë #Londra #Mediat #news 24 #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO)
  • Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi
  • “Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar. Largimi i Ramës domosdoshmëri, ai ka dështuar
  • “77ditë protestë mbollën vetëdijen se e përbashkëta na përket të gjithëve”/ Neomalsorja: Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë
  • “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunuan shefin e Hetimit të Krimit në Sarandë, arrestohet administratori i ‘Orange’ dhe 5 të tjerë! Hita pezullon edhe dy efektivë të dypunësuar si roje sigurie në lokal (EMRAT+ VIDEO)
  • Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO)
  • “Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar. Largimi i Ramës domosdoshmëri, ai ka dështuar
  • “77ditë protestë mbollën vetëdijen se e përbashkëta na përket të gjithëve”/ Neomalsorja: Politika e vjetër përqesh dhe refuzon të dëgjojë të renë
  • “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 8 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në periudhën që ishte në opozitë denonconte vazhdimisht me zë të lartë anomalitë e pushtetit…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Kabinat elektrike në Sarandë mirëmbahen me freskuese/ Zhupa: Kërkoj inspektim urgjent, nuk mund të presim një tragjedi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar gjendjen e kabinave elektrike të vendosura buzë rrugëve në Sarandë,…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga Elbasani në Sarandë, qytetet pronë e krimit”/ Balliu: Siguria publike ka degraduar. Largimi i Ramës domosdoshmëri, ai ka dështuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas atentatit në Elbasan dhe dhunimit të shefit të krimeve…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by