Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Neomalsorja kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë
Politikë

“Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Neomalsorja kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë

• 17 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Deputetja Marjana Koceku, e njohur si “Neomalsorja” ka reaguar pas zjarrit të rënë në orët e para të mëngjesit të së dielës në një prej hoteleve të njohura në Vlorë, ku mbetën të lënduar disa pushues shqiptarë, mes tyre edhe qytetarë nga Kosova.

Koçeku bëri të ditur se ka vizituar në Tiranë disa prej të lënduarve, ndërsa u shpreh e shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Në orët e para të mëngjesit, mori flakë një nga hotelet e njohura në Vlorë, ku mbetën të lënduar disa pushues shqiptarë, mes tyre edhe qytetarë nga Kosova. I vizituam sot në Tiranë, së bashku me Adriatik Kurtin, të shqetësuar për gjendjen e tyre. Disa prej tyre po marrin trajtim të specializuar, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion. Uroj me gjithë zemër shërimin e tyre sa më të shpejtë!”, shkruan Koceku.

Deputetja ngre pikëpyetje mbi standardet e sigurisë në strukturat akomoduese, veçanërisht në hotele të kategorizuara me pesë yje.

“Si mundet të udhëtojë qytetari për pushime dhe të përfundojë duke rrezikuar jetën, sepse hoteli ku pushon nuk plotëson kushtet minimale të sigurisë? Aq më tepër kur bëhet fjalë për një hotel të certifikuar me 5 yje”, shprehet ajo.

Sipas dëshmive të të lënduarve dhe familjarëve të tyre, Koçeku thotë se dyshohet se nuk kanë funksionuar siç duhet sistemet e alarmit dhe emergjencës ndaj zjarrit, ndërsa ngre shqetësime edhe për rrugët e evakuimit.

“Dy vajzat u hodhën nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve”, thekson deputetja.

Në përfundim, Koçeku kërkon një hetim të thelluar dhe transparencë të plotë për shkaqet dhe mënyrën e menaxhimit të situatës.

“Duhet hetim i thelluar dhe transparencë mbi këtë ngjarje alarmante. Siguria e pushuesve nuk mund të jetë në dorë të rastit, të njohjeve apo të interesave, por duhet të garantohet përmes zbatimit të ligjeve dhe standardeve të mirëfillta të sigurisë”, përfundon ajo.

Lexo edhe
Politikë

“Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën

Politikë

Lurë, dita e shtatë e betejës me zjarret/ Kryebashkiaku Spahiu: Do të punojmë deri në izolimin e plotë të vatrave

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën
  • Lurë, dita e shtatë e betejës me zjarret/ Kryebashkiaku Spahiu: Do të punojmë deri në izolimin e plotë të vatrave
  • Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • Pamjet me dron/ Diaspora ngre në këmbë Tiranën, “det” njerëzish para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “Transmeton realitetin”/ Protestuesi: Falënderoj përulësisht News 24
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 14 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 13 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion mbi përfaqësuesit e saj lidhur…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Lurë, dita e shtatë e betejës me zjarret/ Kryebashkiaku Spahiu: Do të punojmë deri në izolimin e plotë të vatrave

Situata nga zjarret në Lurë vijon të jetë nën monitorim, ndërsa vatrat e zjarrit po shkojnë drejt izolimit.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by