Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar
Kronikë

Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar

• 18 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ana Dyrmishit, 25-vjeçarja që ka pësuar djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, është transferuar në Turqi, për të marrë një trajtim mjekësor më të specializuar.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjekësore dhe administrative nga QSUT dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Ambasadën e Turqisë dhe autoritetet shëndetësore turke, pacientja do të vijojë trajtimin e specializuar në një spital në Turqi, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Shpenzimet për trajtimin e pacientes në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar.

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

6 persona, 5 nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni, u lënduan nga zjarri që përfshiu mëngjesin e së dielës hotelin në Lungomare. Në përpjekje për të shpëtuar, pushuesit u detyruan të hidheshin edhe nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve.

Veç Dyrmishit, nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Të plagosurit e tjerë, dy prej të cilëve, Nderim dhe Arlinda Rexhepi, përfunduan te ‘Trauma’ nga frakturat, janë në gjendje të stabilizuar.

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Zjarri nisi në katin e parë të hotelit për shkak të defektit në prizën elektrike të frigoriferit.

Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Read more:Lirohet nga detyra drejtoreshën e QSUT, ja kush do ta zëvendësojë Anxhela Paparizon

Pas zjarrit, autoritetet janë vënë në lëvizje për kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:07

25-vjeçarja që i mbijetoi zjarrit në Vlorë niset për kurim në Turqi, Koçiu garanton mbështetjen e qeverisë: Ana nuk është vetëm, do të marrë trajtimin më të mirë!

Ndërsa Ana Dyrmishi po transferohej drejt Turqisë për të vijuar trajtimin e specializuar pas djegieve të rënda që pësoi nga zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, zv.kryeministrja Albana Koçiu përcolli një mesazh mbështetjeje për 25-vjeçaren, duke garantuar se qeveria shqiptare do të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të saj.

Read more:“E ardhmja, një Shqipëri e Re”/ Mesazhi i të riut: Shqipëria europiane nuk pranon figura të kalbura si Rama e Berisha!

Përmes një postimi në Facebook, Koçiu tha se institucionet janë angazhuar që në momentet e para për t’i garantuar Anës ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit në QSUT, u bë i mundur transferimi i saj në një spital të specializuar në Turqi në bashkëpunim me autoritetet turke.

“Pas zjarrit në hotelin në Lungomare, Ana vetëm 25 vjecc po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës/. Ajo ka pësuar djegie në 85 % të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Që në momentet e para, rastin e Anës e kemi ndjekur me vëmendje të plotë dhe jemi angazhuar për t’i garantuar çdo ndihmë dhe kujdes mjekësor. Pas marrjes së ndihmës së parë në QSUT, mjekët na kanë rekomanduar vijimin e trajtimit në një qendër të specializuar jashtë vendit. Përballë kësaj situate, kemi ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur transferimin e saj drejt Turqisë, në bashkëpunim me autoritetet turke. Atje do të vijojë trajtimin dhe kujdesin e specializuar që kërkon gjendja e saj. Në këto momente, Ana po transportohet drejt Rinasit për tu nisur drejt Turqisë. Qeveria shqiptare do të vijojë të jetë pranë Anës dhe familjes së saj duke bërë gjithçka që është e mundur që ajo të marrë kujdesin më të mirë, trajtimin më të specializuar dhe çdo mundësi për ta fituar këtë betejë. Ana nuk është vetëm në këtë moment të vështirë. I uroj forcë, kurajo dhe shërim sa më të shpejtë” tha Koçiu

Read more:Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

Zv.kryeministrja theksoi se qeveria do të jetë pranë 25-vjeçares dhe familjes së saj gjatë gjithë kësaj beteje.

“Të gjitha shpenzimet për trajtimin në Turqi do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare. Në këtë betejë, Ana nuk është vetëm. Do të vijojmë të jemi pranë Anës dhe familjes së saj, duke bërë gjithçka të mundur që ajo të marrë kujdesin dhe trajtimin më të mirë. Forca Ana. Urojmë shërim të shpejtë edhe për dy pacientët e tjerë që ndodhen në QSUT dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor”, shkroi Koçiu në rrjete sociale

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames

Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Tags: #Albana Koçiu #Ana Dyrmishi #arlinda rexhepi #djegie #Facebook #hotel brooklyn #jetë #QSUT #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO)
  • Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja
  • Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme në Londër pranon apelimin e Shqipërisë për ekstradimin e porositësit Edmond Haxhia dhe grupit vëzhgues
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
  • Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 60 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Ola Bruko reagon ndaj lajmeve të rreme: Largimi im nga News24 sajesë, shihemi nesër në 13:30. Ky televizion është shtëpia ime! 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 8 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 7 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Tiranë, i riu në timon përplas për vdekje një grua në zonën e Misto Mames

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Misto Mames në Tiranë. Një këmbësore 55-vjeçare…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kthehet në tragjedi festa në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet pas 5 orësh në bagazhin e makinës së dy turqve (EMRAT + VIDEO)

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u…

• 52 minuta më parë • 13 min lexim
Kronikë

Përplasen dy skuterë në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital, policia në vendngjarje (VIDEO)

Teksa përdorimi i skuterëve po shtohet çdo ditë në qytetet shqiptare, edhe aksidentet me to po bëhen gjithnjë…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by