Arnold Shehu, 32 vjeç u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas policisë, i riu nga Kukësi, u lokalizua në Rinas ku edhe u ndalua. Fillimisht ai është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.
Pas arrestimit, policia thotë se Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin në Prishtinë. Gjykata Themelore atje ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Read more:Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër (EMRI+VIDEO)
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.




