Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe
Sociale

Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe

• 19 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Numri i lindjeve në vend shënoi një rënie të lehtë në gjysmën e parë të vitit 2026, por të dhënat sipas qarqeve tregojnë se tkurrja është përqendruar në pjesën më të madhe në Tiranë dhe më pak në Durrës, teksa ka rritje në qarqet e tjera periferike. Deri para tre vitesh Tirana kishte bilanc pozitiv te lindjeve për shkak të gravitetit demografik sidomos te të rinjve nga qarqet drejt saj.

Në rang kombëtar u regjistruan 10,229 lindje në 6 mujorin e parë të 2026, me rënie vjetore 1%, ose 108 lindje më pak. Vetëm në qarkun e Tiranës lindjet ranë 5.5% ose duke zbritur nga 5,022 bebe në 6 mujorin e parë 2025 në 4,748 në gjysmën e parë 2026, ose 274 lindje më pak (gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare). Kjo është rënia më e madhe, si në numër absolut, ashtu edhe për nga ndikimi në rezultatin kombëtar.

Në fakt, pa përfshirë Tiranën, lindjet në pjesën tjetër të vendit do të kishin shënuar rritje me 166, ose rreth 3.1%. Pesha e Tiranës në lindjet totale ra nga 48.6% në 46.4% brenda një viti.

Read more:Stuhia me shi e breshër godet Elbasanin, rrugët përmbyten dhe era e fortë sjell probleme në qytet (VIDEO)

E njëjta prirje vihet re në Durrës, ku lindjet u pakësuan 5% për të njëjtën periudhe. Të marra së bashku, Tirana dhe Durrësi regjistruan 327 lindje më pak, ndërsa të gjitha qarqet e tjera, së bashku, patën një shtesë prej 219 lindjesh.

Ecuria e lindjeve është tregues i rritjeve të kostove të jetesës në qendrat më të mëdha urbane. Tirana përqendron pjesën më të madhe të vendeve të punës, investimeve dhe shërbimeve, por njëkohësisht ka përjetuar rritjen më të fortë të çmimeve të apartamenteve, qirave dhe shërbimeve. Për çiftet e reja, sigurimi i banesës, pagesa e kredisë ose e qirasë dhe kostot e kujdesit për fëmijët po marrin një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave.

Çiftet e reja e kanë të pamundur të jetojnë si me qira, ashtu dhe të blejnë shtëpi. Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj, sipas agjencive imobiliare.

Read more:Tiparet që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të shëndetshme dashurie, ato janë të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e ndërsjellë

Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ, që jeton në kryeqytet duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.

Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër iluzionit sesa realitetit për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kryeqyteti shqiptar renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raportit çmim – të ardhura.

Read more:“Shkeli ligjin e konfliktit të interesit me thjeshtrën e tij, 3 vendime vetëm për Olsin”, Berisha: Rama përdor pushtetin për pasurimin e familjarëve, ‘Bajlozi i zi’ i AKSHI-t është baxhanaku i tij

Doris Andoni, sot konsulente e pavarur e angazhuar me institucione ndërkombëtare, me një karrierë të gjatë në administratën publike në çështjet e strehimit, e sheh situatën gjithmonë e më të vështirë për familjet me të ardhura të ulëta dhe ato të mesme.

“Zhvillimi i sektorit rezidencial është thellësisht i pabalancuar, i paplanifikuar, i përqendruar në qendër dhe brenda Unazës së Dytë, i orientuar ekskluzivisht drejt fitimit të menjëhershëm. Investimet bëhen spontanisht, pa vizion urban, duke gëlltitur hapësirat e gjelbra dhe ato rekreative, jetike për cilësinë e jetës, duke mbingarkuar infrastrukturën, trafikun dhe çdo shërbim publik. Dhe mbi të gjitha, duke krijuar një sistem strehimi plotësisht të papërballueshëm për shtresat e varfra dhe të mesme”, ka pohuar ajo më herët në një intervistë për “Monitor”.

“Këto shtresa po dëbohen nga qyteti dhe ky është një nga dëmet më të mëdha që po i bëhet jetës urbane, duke krijuar një përqendrim të vetëm një kategorie të caktuar. Për momentin, kjo mund të mos jetë e dukshme, por do të bëhet e qartë kur të përfundojnë ndërtimet dhe të banohen, ose kur të mos banohen, sepse ka shumë mundësi që një pjesë e madhe të mbeten të pashitura ose të kthehen në Airbnb, me karakter thjesht sezonal”.

Read more:Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)

Bie Tirana, rriten qarqet

Rënia e lindjeve në Tiranë po tregon se avantazhet ekonomike të kryeqytetit nuk po përkthehen në kushte më të favorshme për krijimin ose zgjerimin e familjes.

Të rinjtë po e shtyjnë lindjen e fëmijëve, të kufizojnë numrin e tyre ose të zhvendosen drejt zonave ku banesa dhe jetesa janë më të përballueshme.

Read more:76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

Ndërkohë, në pjesën më të madhe të qarqeve u regjistrua rritje. Fieri kishte shtesën më të lartë, me 69 lindje më shumë ose 9.9%, i ndjekur nga Berati me 11.1%, Dibra me 9.4% dhe Kukësi me 8.7%. Rritje pati edhe në Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, ndërsa Korça mbeti e pandryshuar. Krahas Tiranës dhe Durrësit, rënie shënoi vetëm Gjirokastra, me 19 lindje më pak. Gjirokastra është një rast i veçantë për shkak të strukturës tejet të plakur të popullsisë së saj.

Përqendrimi i rënies në Tiranë është në përputhje me presionin që çmimet e banesave dhe shpenzimet e përditshme po ushtrojnë mbi familjet e reja./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Pamjet mahnitëse, Rama: Lini, aty ku mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë bashkohen buzë Liqenit të Ohrit (VIDEO)

Tags: #Banesa #banese #Çiftet #Durres #Elbasan #euro #Europë #Femije #lindje #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Pamjet mahnitëse, Rama: Lini, aty ku mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë bashkohen buzë Liqenit të Ohrit (VIDEO)
  • Sezoni turistik rëndon trafikun në Fier, mjetet inteligjente monitorojnë shkelësit! Aksi Levan-Tepelenë, më shqetësuesi për aksidentet
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit po bëhet gati për nxënësit me ambiente moderne, Rama ndan pamjet
  • Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari (EMRI + VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)
  • Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj
  • Pamjet mahnitëse, Rama: Lini, aty ku mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë bashkohen buzë Liqenit të Ohrit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 61 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 23 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, qytetarët të vendosur: Edi Rama jepe dorëheqjen, Shqipëria kërkon revolucion 6 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Temperaturat maksimale do të arrijnnë vlerën…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Pamjet mahnitëse, Rama: Lini, aty ku mijëra vite histori, trashëgimi dhe natyrë bashkohen buzë Liqenit të Ohrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga fshati i Linit, ku thekson bukuritë dhe historikun e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Sezoni turistik rëndon trafikun në Fier, mjetet inteligjente monitorojnë shkelësit! Aksi Levan-Tepelenë, më shqetësuesi për aksidentet

Piku i sezonit turistik ka sjellë fluks të shtuar mjetesh në gjithë qarkun e Fierit. Sipas shefit të…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by