Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)
Kronikë

Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)

• 19 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

3 makina luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Tiranës. Një 22 dhe një 24 -vjeçar të dyshuar për trafikimin e tyre janë shpallur në kërkim, kurse 3 të tjerë që drejtonin automjetet po hetohen në gjendje të lirë.

Makinat janë “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 mijë euro, 1 “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe 1 “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 mijë euro. Dyshohet se ishin vjedhur në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit.

Sekuestrohen 3 automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 000 euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani.

Read more:LIVE- “55 mld dollarë i ka kaluar shoqatës së Soros”/ Qytetari i revoltuar: Rama i zhytur në vjedhje e krim. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë, mbi 50 kallëzime e afera

Procedohen penalisht 3 shtetas, të cilët i drejtonin automjetet në momentin e konstatimit.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar se kanë trafikuar automjetet në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Read more:Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestruan 3 automjete luksoze, konkretisht 1 automjet tip “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 000 euro, 1 automjet tip “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 000 euro, dhe 1 automjet tip “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 000 euro.

Në lidhje me këtë rast u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar se kanë trafikuar në Shqipëri automjetet, me qëllim shitjen e tyre.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit të tyre.

Read more:Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët

Kronikë

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)

Tags: #automjet #Automjete #Automjetet #euro #G-class #gjermani #makina luksoze #policia e tiranes #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët
  • Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)
  • Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)
  • Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
  • Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij
Nga të njëjtat tag-e
  • Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët
  • Me thika, maska dhe kaçavida! Parandalohet konflikti masiv mes të miturve në Tiranë, procedohen 28 persona
  • “Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit”/ Denoncimi i Muçollarit: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton
  • “Portugezin e vrau mjedisi i të fortëve i krijuar nga narkoshteti”/ Berisha për ngjarjen te “Principotes”: Turizmi në Sarandë, nën kthetrat e krimit
  • Sekuestrohen 3 makina luksoze me vlerë 450 mijë euro, të vjedhura në Gjermani/ 2 persona në kërkim, nis hetimi për 3 të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 26 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”, protestuesja Luçiana Kokaj: Këtij sistemi i ka ardhur fundi 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 6 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Me thika, kaçavida dhe maska, të miturit lënë ‘takim’ sqarues në Kombinat! Nis hetimi për 28 adoleshentët

Tiranë – Një sherr i mundshëm mes disa të miturve (13-17 vjeç) është parandaluar këtë të mërkurë nga…

• 57 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO)

SARANDË– Një grup turistësh francezë, mes tyre 21-vjeçari me shtetësi portugeze Luis Miguel Varela Mendes, kishte mbërritur në…

• 57 minuta më parë • 5 min lexim
Kronikë

Trafik i rënduar në Rrugën e Arbrit, dy aksidente brenda ditës, 3 të lënduar (VIDEO)

Fluksi i emigrantëve që po kthehen në vend ka sjellë trafik të rënduar në Rrugën e Arbrit, ku…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by