Ka nisur protesta e 81 kundër kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, qytetarët kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Protesta shënon një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Prej 81 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.




