Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike
Politikë

“Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike

• 21 Gusht, 2026 • 7 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij lidhur me Pustecin dhe incidentin gjatë aktivitetit me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Blushi akuzon Ramën se po shmang përgjegjësinë për situatën e zjarreve në vend, duke zgjedhur të ironizojë kryebashkiakun e Pustecit dhe komunitetin e zonës. Sipas tij, qëndrimi i Kryeministrit është “cinizëm” dhe përçmim ndaj qytetarëve.
Ai deklaron se Rama po mbjell përçarje ndëretnike.

Read more:Protesta e 82 kundër Ramës/ Aktivistja, Luçiana Kokaj thirrje qytetarëve: Vetëm të bashkuar mund të largojmë të keqen

Reagimi i Plotë:
Parodisti i Surrelit, në përpjekjen e dëshpëruar për t’u arratisur nga përgjegjësia për zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë, sot zbriti edhe më poshtë se gomarllëku i kryebashkiakut të tij të Pustecit.
Në vend që të merrej me zjarret, me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve që po digjen, Edi Rama bënte dje parodi në Pleniumin e Kuçit, të mbledhur për të ndëshkuar kryebashkiakët e pabindur të “Rilindjes”.
Sot, në vend që të japë llogari për katastrofën e zjarreve, gjeti kohë të tallej me gomarllëqet e kryebashkiakut të tij në Pustec.
Por faktet janë kokëforta.

Nëse kryebashkiaku i Pustecit vërtet i kishte kërkuar shoqatës organizatore që në aktivitet të vendosej Himni Kombëtar shqiptar dhe kërkesa i ishte refuzuar, atëherë përse qëndroi aty sikur të mos kishte ndodhur asgjë? Duhet ta kishte braktisur eventin, të ishte kthyer në zyrën e tij dhe ta priste aty Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
Për më tepër, nëse e konsideronte shkelje serioze nga ana e organizatorëve, kishte të gjitha mundësitë ligjore për ta denoncuar dhe për të ndjekur rrugët e parashikuara nga Kodi Penal, i cili parashikon dispozita të posaçme për cenimin e Republikës dhe simboleve të saj.

Read more:Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit

Pra, ose nuk e ka bërë kërkesën siç pretendon, ose nuk ka pasur kurajën të mbajë qëndrim kur ajo është refuzuar.
Në të dyja rastet, kemi përballë një tjetër shembull tipik të gomarllëkut alla-Rilindje për të administruar edhe gjërat më elementare.
Por Edi Rama e kalon edhe këtë nivel gomarllëku.

Kryeministri, që duhet të ishte i pari që garanton dinjitetin e çdo qytetari dhe respektin për simbolet kombëtare, shfrytëzon një incident të papranueshëm për të fyer një komunitet të tërë, duke e etiketuar Pustecin si “të vockël”.

Read more:“Qyteti nuk do të fshihet nga harta”/ Tedi Blushi takim me kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, mesazh Ramës: S’mund të vendosësh fatin e një komuniteti

Pusteci mund të jetë i vogël në hartën administrative të Shqipërisë, por është i madh në vlera, në dinjitet, në histori, në kulturë, në tradita dhe në kontributin e tij për vendin tonë.
Komuniteti i nderuar maqedonas i Pustecit është një komunitet i mrekullueshëm, punëtor, paqedashës, dinjitoz dhe thellësisht i lidhur me Shqipërinë.
Të drejtat e tij nuk janë dhuratë personale e Edi Ramës. Ato garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe janë pjesë e vlerave europiane që Shqipëria ka detyrimin t’i mbrojë.
Dhe nëse Edi Rama do të kishte sadopak respekt për historinë, do ta dinte se ky komunitet i mrekullueshëm i ka dhënë Shqipërisë personalitete dhe vlera të jashtëzakonshme.
Pusteci është vendlindja e Sterjo Spases, një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë dhe kulturës shqiptare, i cili me veprën e tij i shërbeu kulturës kombëtare dhe e ngriti në piedestal Rilindjen tonë Kombëtare.

Prandaj, Edi Rama duhet të mësojë një të vërtetë elementare, madhështia e një komuniteti nuk matet me numrin e banorëve, por me vlerat që mbart.
Nëse Pusteci sot është “i vockël”, siç tallet Rama, kjo nuk është për shkak të banorëve të tij apo origjinës së tyre. Është edhe një dëshmi e politikës së tij shpopulluese, që ka zbrazur fshatra, qytete e zona të tëra të Shqipërisë.

Read more:Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Dhe këtu ironia bëhet edhe më e hidhur.
“Rilindja” e Edi Ramës, falë edhe gomarllëqeve të kryebashkiakut të saj, ka arritur një “sukses” të jashtëzakonshëm në Pustec: sot të ketë më shumë gomerë se njerëz!
Kryebashkiaku i tij na dha sot edhe një arsye për ta kuptuar pse.
Gomari, të paktën, punon. Përdoret në Pustec për të punuar tokën, kur nafta për traktorët në Shqipëri kushton më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Përdoret edhe për të mbajtur ujë, kur ujësjellësi i “Rilindjes” në Pustec nuk garanton dot as ujin për t’u larë, e jo më ujin e pijshëm.
Ky është bilanci real i “Rilindjes” në Pustec, më pak njerëz, më pak shërbime, më pak ujë, më shumë arrogancë dhe më shumë gomarllëqe.
Dhe sa për incidentin, ai duhet trajtuar me seriozitet, përgjegjësi dhe respekt, jo me tallje e aq më pak me përçmim ndaj një komuniteti të tërë.
Sepse marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë një vlerë e çmuar për të dy vendet dhe nuk duhet të përdoren kurrë si karburant për përçarje ndëretnike.

Këto marrëdhënie janë ndërtuar ndër vite mbi respektin, bashkëjetesën dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë.
Ato nuk janë pronë e Edi Ramës, as e ndonjë kryebashkiaku të paaftë dhe aq më pak e ndonjë sharlatani që kërkon të përfitojë politikisht nga një incident.
Komuniteti maqedonas i Pustecit meriton respekt.
Maqedonia e Veriut fqinje meriton respekt.
Simbolet tona kombëtare meritojnë respekt.
Vetëm Edi Rama vazhdon të besojë se mund të tallet me të gjithë, ndërkohë që Shqipëria digjet dhe shqiptarët largohen.
Por kjo nuk është më humor.
Është cinizëm.

Read more:Mjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Dhe cinizmi i një Kryeministri që tallet ndërsa vendi digjet është shumë më i rëndë se çdo gomarllëk i një kryebashkiaku të tij.
Është papërgjegjshmëri politike, përçmim ndaj qytetarëve dhe dëshmi e një pushteti që ka humbur çdo sens mase, dinjiteti dhe përgjegjësie kombëtare, deri aty sa është gati të mbjellë urrejtje e të nxisë përçarje ndëretnike vetëm për të zgjatur edhe pak ditët e tij në pushtet.

Lexo edhe
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Tags: #Aktivitet #Edi Rama #jetë #karburant #Kodi penal #Komuniteti #Kushtetuta #Maqedonia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Politikë

Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by