Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Politikë

Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

• 23 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 11
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria po përgatitet të ndryshojë për herë të dytë, brenda pak më shumë se një dekade, hartën e qeverisjes vendore. Projektligji i mazhorancës propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke bashkuar 15 prej tyre me njësitë më të mëdha fqinje.

Por debati nuk duhet të kufizohet te numri i bashkive. Pyetjet thelbësore janë nëse harta e re do të arrijë të bëjë një menaxhim më të mirë të zonës në njësinë që mbulon pushteti vendor dhe do t’i përmirësojë realisht shërbimet për qytetarët.

Përvoja e reformës së vitit 2014 nuk është inkurajuese. Bashkimi i 373 njësive vendore në 61 bashki synonte ekonomi shkalle, administrata më profesionale dhe shërbime më cilësore. Të ardhurat vendore u rritën për shkak se morën më shumë funksione dhe taksat e tarifat më të larta, por kjo nuk u përkthye në të njëjtën masë në përmirësim të shërbimeve.

Banka Botërore evidentoi se furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive u përkeqësuan në zonat me nevoja më të mëdha, sidomos në territorin rural.

Read more:“Pa rini s’ka Shqipëri”/ Protestuesi: Beteja nuk është vetëm të protestojmë, por të kemi guximin të qëndrojmë!

Teksa banorët detyroheshin të udhëtonin me orë për të marrë një shërbim minimal, kjo nxiti dhe shpopullimin e zonave, një temë kjo e trajtuar më herët në “Monitor”.

Ky është mësimi që rrezikon të anashkalohet përsëri: bashkimi administrativ zvogëlon numrin e institucioneve, por nuk e shkurton distancën e qytetarit nga shërbimi.

Kur qendra e vendimmarrjes largohet dhe njësitë administrative nuk kanë buxhet, personel e kompetenca reale, ekonomia e shkallës për bashkinë mund të kthehet në kosto shtesë për banorin.

Edhe pretendimi se reforma e vitit 2024 solli administrata më të vogla dhe më eficiente ka rënë tërësisht. Personeli i pushtetit vendor u dyfishua nga rreth 19 mijë punonjës në 2014 në mbi 39 mijë në 2025. Vitin e kaluar, rreth gjysma e buxhetit vendor shkoi për personelin, nga 25.5% në vitin 2021.

Read more:Banjat e Benjës midis Haresë dhe rrënimit të natyrës shqiptare – Blog

Në shumë bashki të vogla, pagat zënë mbi 60% të buxhetit, duke lënë pak hapësirë për investime. Ndërkohë, raporti i punonjësve për 1,000 banorë u rrit me rreth 8.2% vetëm gjatë vitit 2024.

Rritja e personelit lidhet pjesërisht me funksionet e transferuara nga qeveria qendrore, ndaj nuk mund të trajtohet e gjitha si fryrje administrative.

Megjithatë, nuk ka analiza për të vlerësuar dobishmërinë e rritjes së numrit të punonjësve. Në vitin 2024, shërbimi i mbetjeve mbulonte mesatarisht 85.6% të popullsisë, por vetëm rreth 65% të banorëve ruralë. Pra, pas një dekade reformë, një pjesë e madhe e fshatrave mbetet ende jashtë një shërbimi bazë.

Përvoja tregoi se reforma e vitit 2014 u deformua gjatë zbatimit. Shumë funksione u transferuan të copëzuara te pushteti vendor, duke sjellë kaos në ofrimin e shërbimeve.

Read more:“Vapa” rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet 8% në vit, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet

Zjarret janë shembulli më i qartë i pasojave të amullisë së kompetencave: stacionet dhe trupat zjarrfikëse varen nga bashkitë, standardet mbikëqyren nga Ministria e Brendshme, ndërsa operacionet e mëdha duhet të drejtohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, duke krijuar disa qendra vendimmarrjeje që ngadalësojnë ndërhyrjen dhe lejojnë kalimin e përgjegjësisë nga një institucion te tjetri.

Pikëpyetje ngre edhe konsultimi për reformën e re. Procesi nisi përmes një komisioni të paraqitur si bipartizan, por përfundoi pa një produkt konsensual. Projektligji me 46 bashki u depozitua në Kuvend dhe vetëm më pas iu dërgua bashkive, të cilave iu dhanë 60 ditë kohë për konsultime me qytetarët. Kjo krijon përshtypjen se qytetarët po pyeten, pasi harta është konfiguruar.

Një konsultim serioz duhej të zhvillohej përpara përzgjedhjes së variantit. Për çdo bashkim duhej të publikohej analiza e ndikimit: sa do të kursehet, çfarë shërbimesh do të përmirësohen, sa do të udhëtojë qytetari, si do të ndahet buxheti dhe çfarë përfaqësimi do të kenë komunitetet që humbasin statusin e bashkisë.

Dëgjesat duhej të përfshinin jo vetëm drejtuesit vendorë, por edhe banorët e fshatrave, bizneset, fermerët dhe grupet që përdorin çdo ditë shërbimet lokale.

Read more:“Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!

Reforma e re duhej të niste nga analiza e problemeve të reformës së parë dhe problemeve aktuale që kanë banorët për shërbimet dhe jo nga kufijtë.

Fillimisht duhej të përcaktohej standardi minimal: sa larg duhet të jetë qytetari nga sporteli, sa shpesh duhet të mblidhen mbetjet dhe çfarë mbulimi duhet të ketë për rrugët, ujitjen, zjarrfikësit, kujdesin social dhe arsimin parashkollor. Vetëm më pas mund të vendosej nëse zgjidhja është bashkimi, bashkëpunimi mes bashkive, forcimi i njësive administrative apo financimi më i madh.

Kapaciteti i dobët i një bashkie nuk është automatikisht argument për shkrirjen e saj. Ai mund të jetë pasojë e financimit të pamjaftueshëm, e mungesës së stafit profesional, ose e funksioneve që nuk përputhen me burimet.

Për këtë arsye, harta e re duhej të shoqërohej me reformë të financave vendore dhe me kompetenca e buxhete të identifikueshme për qytetet dhe njësitë administrative. Emërimi i një nënkryetari në qytetin që humbet statusin e bashkisë nuk garanton afërsi me qytetarin, nëse ai nuk ka autoritet dhe burime.

Read more:“Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova, pasi thuhet se do të krijohet një parti socialiste dhe…”/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91

Reforma e vitit 2014 tregoi se bashki më të mëdha nuk do të thotë domosdoshmërisht bashki më funksionale.

Nëse ndryshojnë vetëm kufijtë, Shqipëria mund të ketë 46 bashki në vend të 61, por të njëjtat probleme me financimin, administratën dhe shërbimet. Harta e re ka kuptim vetëm nëse qytetari shërbehet më mirë, më shpejt dhe më pranë vendbanimit të tij dhe nuk detyrohet ta braktisë atë për shkak të mungesës së shërbimeve, dhe jo të shndërrohet në një mekanizëm shtesë për nxitje migrimi dhe braktisjeje të zonave të largëta.

Në përfundim, thelbi i pavarësisë së pushtetit vendor lidhet edhe me krijimin e mjedisit institucional që mbështet përfaqësimin efektiv të komuniteteve, sado të vogla apo ekonomikisht të pafuqishme të jenë ato. Përqendrimi i qendrave të pushtetit në Shqipëri gjithnjë ka sjellë reduktim të këtij përfaqësimi./ Monitor.al

Lexo edhe
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Tags: #Analiza #Arsimi #Banka #Banka Botërore #Bizneset #Buxheti #Ekonomi #ekonomia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin