Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
Kronikë

Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit

• 23 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këtë të diel në një resort turistik luksoz në jug të vendit, me ndërhyrjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është arrestuar Elvis Kosova, personazh i njohur si “Visi i Garave” për shkak të të shkuarës së tij.

Por nuk ka qenë e shkuara që e ka prangosur Kosovën. Në Palasë teksa qëndronte për pushime ai dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij. Pistoletën, të fshehur te tubat e ujit, e posedonte pa leje. Veç saj, iu sekuestruan edhe 3 krehra dhe dy pako me fishekë.

Elvis Kosova, 40-vjeçar, njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve dhe zotëron edhe një biznes për makina me qira.

Verën e vitit të shkuar, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhittë tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Read more:Operacion anti-kanabis në Pukë, pranë parcelës me drogë një person i armatosur! Largohet në terrenin e vështirë, policia qëllon në ajër

Pasioni i tij janë garat e shpejtësisë dhe shpesh ka marrë pjesë në kompeticone të ndryshme, ku e njohin si “Visi i garave”.

Gjatë vitit 2022 biznesmeni është hetuar për organizimin e një gare të paligjshme me makina tek mbikalimi i Patokut. Uniformat blu iu vunë në ndjekje pasi e zbuluan nga videot e hedhura në rrjetet sociale, dhe më tej nga hetimet, rezultoi se Elvis Kosova po e çmontonte në një servis makinën e garës, ndërsa u gjobit nga policia rrugore me 120 mijë lekë të reja. Në këtë sfidë, Elvis Kosova, vinte me fitoren e garës Drag Race, zhvilluar në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:31

Kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten, pistoleta e ‘Visit të Garave’ e fshehur te tubat e ujit! Policia sekuestron edhe 3 krehra e 2 pako me fishekë

Konflikti me bashkëshorten që përshkallëzoi deri në dhunë e kërcënimin me armë ka vënë në pranga Elvis Kosovën, i njohur si ‘Visi i Garave.’ Policia e Vlorës bën me dije se kur ka hyrë në banesë ka gjetur një pistoletë, 3 krehra dhe dy pako me fishekë që tanimë janë sekuestruar.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Pistoleta ishte e fshehur në kutinë ku ndodhen tubat e ujit.

Njoftimi i policisë:

Palasë/ Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.

Read more:Aksident i frikshëm te rrethrrotullimit të TEG-ut/ Kamioni përplas Audin dhe bie nga lartësia në autostradë, vdes shoferi, 2 të plagosur tek Trauma, njëri në gjendje të rëndë (FOTO+VIDEO)

Rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.

Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë

Read more:Revolta kundër Ramës/ Aktivisti, Andi Tepelena thirrje kryebashkiakëve: T’i bashkohen protestës, e kanë detyrim ndaj votuesve…

Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Lexo edhe
Kronikë

Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin

Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Tags: #Armë #armembajtje pa leje #Audi #Biznes #Covid-19 #Dhune #elvis kosova #euro #Palase #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka
  • Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)
  • Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 5 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, një avion po punon për shuarjen e flakëve! ‘Qetësohet’ Puka
  • Përfshihet nga flakët një kamion pranë Laçit, tym i zi mbulon zonën! Rëndohet trafiku
Nga të njëjtat tag-e
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • Vrasja e turistit te hotel “Principotes”/ BIRN: Si depërtoi kapitali kriminal në turizëm dhe dobësia e institucioneve që duhet ta kontrollojnë atë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 31 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Apeli francez lë në qeli Ermal Beqirin! Biznesmeni: Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, mund të ikja edhe në Dubai! Shqipëria ka kërkuar ekstradimin

Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka vendosur që Ermal Beqiri, një nga figurat kyçe në dosjen…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Gjashtë vatra zjarri aktive janë aktualisht në të gjithë vendin ndërsa 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është…

• 12 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ra në një humnerë 50 metra të thellë, ekipet e shpëtimit sfidojnë terrenin malor dhe shpëtojnë 50-vjeçarin në Mallakastër (VIDEO)

Një operacion i vështirë shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 50-vjeçar…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by