Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)
Kronikë

Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 14 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Flakët e zjarrit kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj, fshati Gojan i Madh, në Pukë. Report TV ka ndjekur nga afër evakuimin e banorëve. Policia ndërhyri për të shpëtuar banorët.

“Lëvizni të gjithë, jashtë, jashtë!”, janë thirrjet e policisë.

Banorët e alarmuar ikin me sytë këmbët, duke u përpjekur të marrin me vete edhe sendet personale.

“Po merr flakë shtëpia. Unë po zbres poshtë, por nuk mund të iki pa u siguruar për shtëpinë. Po zbres deri në qendër, por do të vij sërish këtu”, tha një banor. Kjo është situata kaotike e shkaktuar nga flakët, të cilat kanë përfshirë masivin pyjor dhe kanë zbritur në zonën e banuar”, thotë një banor.

Në Gojan të Madh ka mbërritur një helikopter, i cili po hedh ujë në vatrën më problematike, ndërsa në terren janë edhe forcat zjarrfikëse. Deri më tani raportohet për 4 banesa të djegura.

Siç shihet në pamjet që sjell Report TV, vatra e zjarrit është tejet masive dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll. Kjo vatër është vazhdim i zjarrit që ka nisur prej një jave në kurorën e Tërbunit, ku janë djegur 120 ha me pyje.

Në Mirditë, dy vatra zjarri me përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit. Situata vijon të mbetet e vështirë, ndërsa po ndërhyhet edhe me helikopter nga ajri. Janë evakuar pjesa më e madhe e fshatit Tenë. Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Për mediat kryebashkiaku i Mirditës dhe Ipeshkvi Dom Gjergj Meta thanë se zjarrvëniet dyshohen të qëllimshme.

16 vatra zjarri janë regjistruar ditën e sotme në vend, nga të cilat 10 janë aktive dhe 2 nën monitorim. Në Vlorë vijon operacioni në zonën e Shatës, ku vatra ka marrë shtrirje të konsiderueshme në drejtim të malit, por nuk rrezikohen banesa. Përveç automjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve, në luftën me flakët janë angazhuar edhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Dajt të Tiranës, një pjesë e flakëve janë izoluar plotësisht dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Read more:Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:38

Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen, Dom Gjergj Meta: Shqetësues fakti që flakët shkaktohen nga dora e njeriut! Kryebashkiaku i Mirditës: Situatë e rrezikshme, prioritet jeta e banorëve!

1787326796_gchk.JPG

Zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, në një lidhje për Report Tv e përshkroi situatën si tepër shqetësuese.

Dom Gjergj Meta tha se ajo që e bën situatën më shqetësuese është fakti që zjarret sipas tij ndizen nga dora e njerëzve.

Ipeshkvi i bëri edhe një apel institucioneve të shtetit shqiptar që të përpiqen maksimalisht për shuarjen e vatrave të zjarrit.

“Për situatën mund t’u flasë shumë mirë kryetari i Bashkisë, por për aq sa shohim, duket që situata është mjaft shqetësuese, për arsye se është edhe nxehtë dhe era e shpërndan shumë zjarrin. Ajo që është më shqetësuese, është që këtu duket se këtu është dora e njeriut. Fakti që njerëzit vendosin zjarrin, prishin pyjet dhe dëmtojnë jo vetëm natyrën, por edhe jetën e njerëzve dhe shtëpitë e tyre. Kjo e bën shqetësues shumë faktin. U bë disa ditë që jemi në situatë alarmante në gjithë Shqipërinë. Ajo që unë kam nga vetja ime është një apel ndaj të gjithë njerëzve, që të jemi të kujdesshëm, të mos e dëmtojmë vetë natyrën dhe ta ruajmë atë. I bëj thirrje të gjitha institucioneve që të përpiqen maksimalisht dhe t’i shuajmë të gjitha vatrat e zjarrit. Këtu shoh që njerëzit janë në këmbë të gjithë për të shuar zjarret dhe për të garantuar jetët e njerëzve”, tha mes të tjerash Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, tha për Report Tv se në terren po operojnë edhe 2 helikopterë, që po përpiqen për shuarjen e flakëve nga ajri.

Ai tregoi se deri në këto momente nuk ka dëme në banesa dhe se prioritet mbetet ruajtja e jetëve të qytetarëve.

Për Melyshin, zjarrvëniet janë të qëllimshme dhe sipas tij ka një dorë që po përpiqet të djegë natyrën. Melyshi tha gjithashtu se po punohet intensivisht për mos-lejimin e përhapjes së flakëve drejt fshatit Malaj, që është ngjitur me fshatin Tenë.

Read more:Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Evakuohen tre familje! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, banesat në rrezik

“Në fakt sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në Bashkinë Mirditë. Zjarri u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe vështirësia ishte për të ndërhyrë edhe për shkak të largësisë dhe për shumë shkaqe të tjera. Deri në këto momente nuk kemi dëme në banesa dhe në jetë njerëzish dhe kjo është kryesorja. Kemi larguar njerëz nga banesat. Jemi bashkë me familjarë të tyre afër banesave për t’i mbrojtur. Vijon të jetë realisht e vështirë situata, por me ndihmën edhe të mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë, me 2 helikopterët që po hedhin ujë pranë banesave, shpresojmë që do të normalizohet situata, që të largojmë rrezikun nga jetët e njerëzve. Duket që janë zjarrvënie të qëllimshme. Duket që këtu ka një dorë që do t’i djegë pyjet. E kam biseduar me shefin e komisariatit, me të gjithë njerëzit që kanë fuqinë e ligjit për të vepruar, që të gjithë ata që po djegin natyrën, duhet të shkojnë para ligjit. Këtu është fshati Ten, janë të shpërndara banesat. Ngjitur me fshatin Tenë, është fshati Malaj. Patjetër që duhet të vëmë një kufi për të ndaluar zjarrin që të kalojë në fshatin tjetër. Patjetër që ka pasur probleme edhe nga tymi”, theksoi kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi.

Ora 17:06

Vlorë/ Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës

Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.

Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm.

Ora 16:57

Zjarri në Gojan të Madh të Pukës, Trajçe: Situatë alarmante, mund të digjen shtyllat e tensionit! Rrezikohet edhe shkolla e fshatit! Dëme të mëdha për biodiversitetin (VIDEO)

Eksperti i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA), Aleksandër Trajçe, ka qenë sot në fshatin Gojan i Madh të Pukës, ku zjarri është përhapur në zonat e banuara dhe ka djegur disa banesa.

Në një lidhje live me gazetarin Nertil Agalliu për Report Tv, Trajçe tha se nga ajo që kishte parë me sytë e tij, situata mund të përshkruhej si apokaliptike.

Për ekspertin Trajçe, angazhimi vetëm i një helikopteri për shuarjen e flakëve nuk është i mjaftueshëm. Kjo pasi sipas ekspertit, zjarri veç banesave po rrezikon edhe një shkollë të fshatit dhe shtyllat e tensionit.

Read more:Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO)

“Situata vazhdon të jetë shumë e rënduar. Nëse mund ta shihni, zjarri vazhdon të jetë shumë i madh. Zjarri i është afruar shumë banesave mbi fshatin Gojan i Madh. Nëse shihni këtu është edhe shkolla e fshatit e cila ndodhet shumë afër dhe rrezikohen edhe shtyllat e tensionit të lartë që janë mbi fshat. Situatën mund ta përshkruaj si apokaliptike. Për momentin është vetëm një zjarrfikëse që shkon e vjen. Është një helikopter, por nuk është e mjaftueshme. Duhet të angazhohen më tepër forca për ta vënë nën kontroll”, tha mes të tjerash Trajçe.

Më tej eksperti Trajçe tha se zjarri në malin e Tërbunit ka sjellë dëme të shumta edhe për biodiversitetin. Ai tregoi se shumë kafshë të egra po largohen me shpejtësi nga zona dhe se rrezikon të shuhet plotësisht një masiv pyjor prej 30 mijë hektarësh.

“Zjarri në Malin e Tërbunit ka sjellë dëme për biodiversitetin. Unë isha në një pjesë të pyllit dhe pashë edhe kafshë të egra që po largoheshin nga tmerri i zjarrit. Isha shumë pranë. Një nga videot që publikova ishte pikërisht në atë moment. Situata është shumë alarmante për pyjet. Rrezikon të zhduket një masiv pyjor i cili është mbrojtur prej dekadash. Por situata është shumë e rrezikshme, sepse po digjen shtëpitë e banorëve. Kemi parë lepuj të egër dhe derra të egër që po i largoheshin zjarrit. Janë disa vatra zjarri të përhapura thuajse në të gjithë masivin e bjeshkëve të Tërbunit dhe të Kuzhnenit. Është një masiv jashtëzakonisht i madh. Flasim për 30 mijë hektarë masiv malor, që është nën pushtetin e flakëve”, shtoi eksperti Trajçe.

Ora 16:51

‘Gjithçka e përpirë’, zjarri shkrumbon 4 banesa në Gojan të Pukës

Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë një helikopter po punon për shuarjen e flakëve.

Deri më tani raportohet për 4 banesa të shkrumbuara nga flakët në lagjen Pepaj. Zjarri ka përpirë gjithçka siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv.

Ora 15:27

Pukë/ Zjarri në fshatin Gojan i Madh i afrohet banesave, situatë kaotike në lagjen Pepaj! Evakuohen banorët

Situatë kaotike në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh të Pukës. Flakët kanë hyrë në fshat në lagjen Pepaj. Situata është mjaft problematike, pasi zjarri është i përmasave mjaft të mëdha.

Banorët janë evakuuar, ndërkohë që duket e pamundur çdo përpjekje për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka as helikopter që të punojë nga ajri për izolimin e vatrës së zjarrit.

Ora 14:52

Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Read more:Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Ora 14:19

Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO)

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi. Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Ora 13:44

Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO)

Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege” të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit. Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri – tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Read more:Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.

Ora 12:57

Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO)

Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht.

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore.

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore.

Ora 10:18

Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO)

Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës. Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë. Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël.

Lexo edhe
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Tags: #Banesa #Biznes #dajt #Dukat #Elbasan #Ermal Nufi #Familje #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
  • Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT)
  • Me celular në dorë dhe timonin në tjetrën, 50 mijë lekë gjobë për shoferin e autobusit në Fier! I hiqet edhe leja e qarkullimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’! Arma gjendet e fshehur te tubat e ujit
  • Kërcënoi të shoqen me armë pa leje, arrestohet në Palasë ‘Visi i Garave’
  • Zjarret/ Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit! 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës
  • Zjarret, 6 vatra aktive në vend! Ndërhyhet me 2 avionë në Malin e Çikës në Palasë, riaktivizohen flakët në Bulqizë e Pishë Poro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë

Një 32-vjeçar në Kuçovë është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë drejt makinës së një 24-vjeçari.…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Krujë/ Zjarrfikësi në Krastë raporton të shtëna armësh: S’pashë njeri! Dyshohet se zjarri shpërtheu disa fishekë

Një zjarrfikës që po punonte për shuarjen e flakëve në Krastë të Krujës, ka dëgjuar të shtëna me…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)

Rezar Rexhepi është autori i aksidentit fatal të 41-vjeçarit Vasil Hasani, të ndodhur dy ditë më parë në…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by