Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)
Kronikë

Beteja me flakët/ 10 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje! Në fshatin Gojan i Madh të Pukës flakët i afrohen banesave (VIDEO)

• 21 Gusht, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

16 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Problematike mbeten dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, si dhe vatrat e zjarrit në fshatin Gojan të Madh të Pukës.

Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë që në mungesë të ndërhyrjes me helikopter, duket e pamundur shuarja e zjarrit.

Në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë, flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë. Deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Ndërkohë ndërhyrjet ajrore janë përqendruar në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur mbrëmë në zonën e Shatës dhe është zgjeruar gjatë natës drejt malit. Sot kanë mbërritur 2 avionë Air Tractor. Aktualisht s’ka rrezik për banesa.

Në Dajt të Tiranës është riaktivizuar vatra, por pa rrezik për zonat e banuara. Zjarrfikës, forca ushtarake dhe 2 helikopterë, po punojnë për izolimin e plotë.

Në vatrat e tjera vijon ndërhyrja dhe monitorimi nga strukturat vendore dhe operacionale

Read more:Vatra në Gojan të Pukës ende problematike, 3 helikopterë në terren! Zjarr edhe në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! (VIDEO)

Në mbështetje të operacioneve për fikjen e zjarreve janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

lajm ne perditesim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:27

Pukë/ Zjarri në fshatin Gojan i Madh i afrohet banesave, situatë kaotike në lagjen Pepaj! Evakuohen banorët

Situatë kaotike në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh të Pukës. Flakët kanë hyrë në fshat në lagjen Pepaj. Situata është mjaft problematike, pasi zjarri është i përmasave mjaft të mëdha.

Banorët janë evakuuar, ndërkohë që duket e pamundur çdo përpjekje për shuarjen e flakëve, pasi nuk ka as helikopter që të punojë nga ajri për izolimin e vatrës së zjarrit.

Ora 14:52

Mirditë/ Aktivizohen dy vatra zjarri në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tënës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Read more:Zjarr në Dukat të Vlorës, 2 avionë po punojnë për shuarjen e flakëve! Terreni malor vështirëson punën e zjarrfikësve (VIDEO)

Deri tani janë evakuuar 4 familje, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Ora 14:19

Zjarr pranë banesave në Derstil të Elbasanit, flakët rrezikojnë shtëpinë e një të moshuare dhe një biznes (VIDEO)

Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, në Elbasan, duke rrezikuar një banesë ku në ato momente ndodhej një e moshuar, si dhe një biznes pranë zonës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer pranë një grumbulli mbetjesh dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Fillimisht për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës, ndërsa më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Read more:Vetëm 4 vatra zjarri aktive në vend, 2 helikopterë punojnë për shuarjen e flakëve në Tërbun! Vijon ndërhyrja në Dajt, Priskë e Lufaj

Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera.

Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.

Ora 13:44

Tre vatra zjarri në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos, dyshohen të qëllimshme (VIDEO)

Tre vatra zjarri u aktivizuan këtë të premte në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege” të fshatit Kujtim në Bashkinë e Klosit.

Sipas dëshmitarëve të tre zjarret janë ndezur shumë pranë në kohë me njëri – tjetrin, duke bërë që të lindin dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mungesa e një rruge në këtë zonë ka bërë që automjeti zjarrfikës të mos shkoj pranë vatrave të zjarrit.

Read more:Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Nis evakuimi i banorëve! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, shtëpitë në rrezik

Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për izolimin e flakëve.

Ora 12:57

Pamjet nga beteja me zjarret në Milot, Pukë e Vlorë, Nufi: 252 ushtarakë në krah të komuniteteve! (VIDEO)

Një betejë e vështirë me flakët u zhvillua gjatë natës që lamë pas në 3 zona të vendit. Pamjet e publikuara nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tregojnë zjarrfikësit në terrene të thepisura në Milot të Kurbinit, teksa luftojnë disa vatra zjarri njëkohësisht.

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga Gojani i Pukës, ku helikopterët zjarrfikës furnizohen me ujë dhe më pas ndërhyjnë mbi masivin e përfshirë nga zjarri. Në Dukat, ndërkohë, avioni zjarrfikës vijon operacionin nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, ministri ka dhënë edhe një përditësim të situatës, duke bërë të ditur se gjatë natës efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore.

Sipas ministrit, sot në terren janë angazhuar 252 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me mjete dhe kapacitete ajrore.

Read more:Tentoi të vriste 50-vjeçarin në lokal, Gjykata e Elbasanit lë në burg Poli Boriçin: Doja vetëm ta frikësoja

“Forcat e Armatosura, të angazhuar intensivisht dhe krah komuniteteve në përballimin e situatave të zjarreve. Gjatë natës që lamë pas, efektivët e Forcës Tokësore vijuan operacionet në Milot, Pukë dhe Vlorë, në mbështetje të komuniteteve dhe strukturave vendore. Sot, 252 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, me mjete dhe kapacitete ajrore.

Ora 10:18

Pukë/ Përmirësohet situata në zonën pyjore, vatra problematike mbetet ajo në Gojan (VIDEO)

Zjarri në zonën e pyllëzuar të Pukës është përmirësuar për shkak të qetësimit të erës.

Ndërkohë problematike mbetet vatra në në fshatin Gojan i vogel njesia administrative Gjegjan dhe Prozhem njësia administrative Rrapë.

Të angazhuar janë 40 forca zjarrfikese nga Puka e Fushë-Arrëzi, 40 punonjës te bashkisë, 6 punonjës të shërbimit pyjorë si dhe banorë të Gojanit të Vogël.

Lexo edhe
Kronikë

Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë

Kronikë

‘Nuk e dinim që ishte martuar’, familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik

Tags: #Automjete #Banesa #Biznes #dajt #Dukat #Elbasan #puke #Shkoder #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
  • ‘Nuk e dinim që ishte martuar’, familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Bilanc tragjik në Durrës, 5 viktima në aksidente në 5 ditë! Shkak shpejtësia e alkooli
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)
  • Nuk kthehet nga leja, arratiset nga burgu i Reçit i dënuari! Lë mesazh për familjarët: Po largohem, ju dua shumë
  • Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, 2 avionë ndërhyjnë në Dukat të Vlorës! Qetësohet situata në Gojan të Pukës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 26 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 7 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Balla i quajti protestuesit terroristë, shumë e rëndë”, Krenar Ahmeti: Protesta ka zgjuar ndërgjegjen europiane, jemi në një moment historik. Kokat e nxehta… 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje…

• 26 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

‘Nuk e dinim që ishte martuar’, familja e italianes që humbi jetën në Manzë mëson të vërtetën pas aksidentit tragjik

Tre ditë pas asaj që besohej se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, Kleo Vrioni…

• 55 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë aktive. Problematike mbeten…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by