Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide
Editoriale

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide

• 25 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Edi Rama po vijon të sillet si në Shqipërinë e para flamingove. Maratona e gjatë e takimeve propogandistike të Pogradecit nuk qe asgjë më shumë se një përpjekje për të arrnuar të njëjtën skemë të delegjitimuar të qeverisejes. Pasi me shpalljen e platformës Besa kryeminsistri mëtoi të na mbushë mendjen se e gjithë pakënaqësia e akumuluar, vjen si rezultat i rritjes së pritshmërive nga transformimi që ai i ka bërë vendit, një muaj më pas, buzë liqenit të Ohrit, ai foli për trukse si «Pasqyrë Albania» apo «Radar», pra për vënjen në punë të disa mekanizmave që do tentojnë ti japin më shpejt përgjigje nevojave të qytetarëve.

Duket sikur i gjithë shqetësimi pas afro tre muajsh protesta është si të tregohet më shumë empathi ndaj qytetarëve, si të ulet arroganca dhe si të aktrohet mbajtja e veshëve hapur për hallet e tyre.

Read more:Dita e 86 e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Atdheu është i yni!

Edi Rama u kujdes të bëjë të kapshëm këtë mesazh edhe për ata që nuk kanë njohuri për botën virtuale të përaqitjes së ankesave. Ai përzgjodhi nja tre pensionistë, u kujdes ti dëgjojë me kamera hallet e tyre, qoftë për ca km rrugë që nuk e lidhnin fshatin me autostradën, qoftë për ndonjë problem komshijsh për pronën dhe pastaj i nxori ata ditëzij të moshuar të deklaronin se kishin besim të plotë tek udhëheqësi. Se ky ishte lajmi që ai donte të shpërndante u kuptua më së miri nga një titull emblematik i fletushkës së tij të propagandës, Shqiptarja.com: “Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes”.

Pra, fabula e re që po tenton të ngulitë në mendjet e publikut Rilindja 0.2 është një vetëkorrigjim në komunikimin me njerëzit dhe një premtim për të qëndruar më pranë halleve të tyre. Këtë konfirmoi edhe retreati i Pogradecit si zbërthim i Besës.

Read more:“Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara

Por, edhe sikur vetë kryeministri të sillet me të gjithë hallexhinjtë si me Çelnik Shtupalin apo Vasil Belbën, sikur e tërë administrata, këtej e tutje, të bëjë të njëjtën të kopjojë të njëjtin model të shefit të madh, sikur ajo të shtojë vëmendjen dhe efikasitetin maksimal (ndonëse kjo ngjan pothuajse e pamundur në një shtet klientelist dhe të kapur), sërisht rezultati ka për të qenë një vërë në ujë.

Problemi real që Rama po hiqet sikur nuk e kupton, nuk është ruajtja e të njëjtit model qeverisjeje duke e mveshur me empathi dhe përkujdesje, por përmbysja katërcipërisht e tij.

Read more:Sot Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, aksi ‘Lin-Pogradec’ do të bllokohet nga ora 18:30-22:00

Furia popullore që shpërtheu pas vënies së gardhit dhe dhunës në Zvërnec, ishte vetëm fitili që ndezi zjarrin e pakënaqësisë me një sistem të tërë. Në thelb të zemërimit ishin plaçkitja e pasurive publike, thellimi i hendekut mes atij grushti njerëzish që bëhen gjithnjë e më të pasur dhe shumicës që varfërohet përditë e më shumë, suprimimi i lirisë dhe garës, mizerabiliteti i shërbimeve në shëndetësi dhe arsim, që i kanë shtyrë njerëzit të braktisin vendin.

Këto janë ato që duhen korrigjuar, dhe kjo nuk bëhet duke filmuar ata figurantë që u zgjodhën të aktronin rolin e hallexhiut pas dyerve të ish vilës së Enverit, në Pogradec.

Read more:Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit

Duke marrë këtë rrugë, duke propozuar zgjidhje për probleme që janë vetëm efekte kolaterale të së keqes së madhe, Edi Rama, po dëshmon se nuk ka më, as mundësi, as fuqi të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit që revolucioni i flamingove ́nxori ne sipërfaqe..

Nëse një pjesë e madhe e protestuesve, të përkrahur nga ata që i përshëndesin nga dritaret, nga ata që lënë kafetë për ti’u bashkëngjitur në marshim, nga ajo masë e shumfishtë që i bën like dhe i riposton në rrejtet soiciale, e kanë kusht të panegociueshëm largimin e kryeministrit, Edi Rama kishte një mundësi të fundit, ti tregonte të tjerëve, atyre që nuk janë kaq radikale, se ai ka zgjidhje edhe për të parët. Se ai ka vullnet për tu vetëkorrigjuar dhe për ta revolucionarizuar nga brenda sistemin. Ndoshta edhe kjo mund te qe e pamjaftueshme, por gjithësesi ia vlente të provohej.

Read more:“Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni

Por, ai po bën krejt të kundërtën. Ai po vijon me inercinë e Shqipërisë së djeshme duke dashur të na bindë se mund të shkohet përpara me arrnimin e të njëjtit model. Ky qe deshtimi real i tij në Pogradec. Lajmi i vërtetë i këtij retreati është se ai nuk ka më force të prodhojë ndryshim.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Tags: #Besim #Edi Rama #Greqia #jetë #Kamera #Maratona #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Vlora Hyseni në arrest, eksperti i sigurisë në Report TV: Dështim shtetëror! Duhet ligj i ri për mbikqyrjen e SHISH! Andoni: Rama e Begaj të japin shpjegime!
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
  • “Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 64 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit – Ide

Shqipëria, e tronditur nga një varg skandalesh tashmë edhe me famë ndërkombëtare, ka mbetur sot pa drejtuesin e…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa…

• 7 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të…

• 7 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by