Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)
Kronikë

Lezhë/ Me makinë të blinduar dhe pistoletë, 41-vjeçari nuk i bindet Policisë, kapet pas ndjekjes! I vëllai në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci (VIDEO)

• 27 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

LEZHË– Arben Mhillaj, 41 vjeç, po lëvizte me një makinë të blinduar mbrëmjen e 26 gushtit në fshatin Torovicë, kur refuzoi urdhrin e efektivëve të policisë për të ndaluar. Patrulla e policisë i bëri me shenjë të ndalonte, por 41-vjeçari vijoi të lëvizte më shpejtësi dhe nuk ndali ndonëse policia iu vu nga pas. Disa minuta ka zgjatur ndjekja e Mhillajt, i cili u kap në fshatin Malecaj të Lezhës.

Brenda mjetit policia gjeti një armë zjarri me fishek në fole, e cila është sekuestruar bashkë me makinën e blinduar. Po ashtu, Mhillaj gjatë ndjekjes nga Policia hodhi edhe një krehër me fishekë.

Mhillaj nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai rezulton me precedent penal për kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Ndërsa vëllai i tij Florin Mhillaj, bashkë me dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Kreshnik e Gentjana Mujeci për gjakmarrje më 27 prill.

Read more:Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari në Krujë (EMRI+VIDEO)

“Nga strukturat për hetimin e krimeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Unaza”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-Arben Mhillaj, 41 vjeç, banues në fshatin Malecaj-Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Torovicë, duke qarkulluar me një automjet të blinduar.

Read more:AMP bën bilancin për muajin korrik: 11 persona të arrestuar, mes tyre 8 punonjës Policie! Referuam në Prokurori 54 efektivë

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Pas disa minutash ndjekjeje, në fshatin Malecaj, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i blinduar, 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe krehri i saj me disa fishekë, të cilat drejtuesi i automjetit i hodhi në tokë gjatë ndjekjes nga Policia”, njofton Policia.

Read more:Vrasja e çiftit në Lezhë, gjendet makina e dytë e autorëve! ‘Audi A4’ ishte pranë një kanali, brenda kishte dokumente (VIDEO)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

FOTO/ Ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit! Kushton qindra mijëra euro, modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 mln €

Kronikë

Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë, parkimi dhe parakalimi i gabuar shkeljet më të përhapura

Tags: #Arben Mhillaj #Armë #automjet #Florin Mhillaj #gentjana mujeci #gjakmarrje #Kanosje #Lezhe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FOTO/ Ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit! Kushton qindra mijëra euro, modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 mln €
  • Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë, parkimi dhe parakalimi i gabuar shkeljet më të përhapura
  • Tragjike në Farkë, 24-vjeçari përplas aksidentalisht për vdekje fëmijën 1 vjeç e gjysmë, arrestohet nga policia
  • ‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)
  • SKEDA e plotë/ Sot në qeli, kush është Ergys Agasi? Nga drejtor i LSI për mjedisin te pasuria miliona euro! Biznesi i duhanit dhe ‘zbulimi i arit’ te teknologjia e informacionit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…
  • Tragjike në Farkë, 24-vjeçari përplas aksidentalisht për vdekje fëmijën 1 vjeç e gjysmë, arrestohet nga policia
  • Strehoi 7 emigrantë të paligjshëm sudanezë, pranga pronarit të një hoteli në Tiranë! (VIDEO)
  • Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari në Krujë (EMRI+VIDEO)
  • ‘Pse filmon?’- 46-vjeçari dhunohet nga disa persona pranë portës së shembur të Kakomesë, transportohet drejt spitalit të Janinës (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 8 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

FOTO/ Ora e luksit që mbante në dorë Ergys Agasi në momentin e arrestimit! Kushton qindra mijëra euro, modelet më ekskluzive kapin shifrën 2 mln €

Një orë luksoze ngjyrë e bardhë, tërhoqi vëmendjen në pamjet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi. Ora i…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Siguria rrugore, 759 gjoba dhe 3 shoferë nën hetim në Korçë, parkimi dhe parakalimi i gabuar shkeljet më të përhapura

Plot 759 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore e Korçës gjatë një jave kontrollesh në të gjitha akset…

• 24 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tragjike në Farkë, 24-vjeçari përplas aksidentalisht për vdekje fëmijën 1 vjeç e gjysmë, arrestohet nga policia

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Farkë, ka përplasur aksidentalisht me…

• 54 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by