Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Bulqizë/ Portat e HEC-it të Maqedonisë së Veriut u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja! Prefektura: S’ka orare të caktuara për shkarkimet
Kronikë

Bulqizë/ Portat e HEC-it të Maqedonisë së Veriut u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja! Prefektura: S’ka orare të caktuara për shkarkimet

• 28 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një pasdite vere që duhet të ishte një kujtim i bukur për familjen Daci u kthye në tragjedi. Vajza 7-vjeçe humbi jetën pasi u rrëmbye nga rrjedha e lumit Drin, teksa ishte futur në ujë për t’u larë së bashku me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, rreth orës 18:00 ne Gjoricë te Bulqizës. Xhaxhai, Lulzim Daci së bashku me 4 nipa e mbesa, kishte shkuar në lumë, jo larg banesës së tyre.Në një moment, niveli i ujit në Drin u rrit papritur pas hapjes së portave të hidrocentralit të Spiljes në Dibër të Madhe.

Rrjedha e fortë e ujit i mori me vete. Tre fëmijë dhe i rrituri, arritën të shpëtonin duke u kapur pas pemëve dhe shkurreve në brigjet e lumit. Por 7-vjeçarja Marisa Daci nuk mundi të shpëtonte. Ajo u mor nga rrjedha e Drinit dhe për orë të tëra familjarët mbetën në pritje, mes frikës dhe shpresës..

Read more:Mallakastër/ Çërrila prej dekadash pa ujë dhe pa rrugë, banorët: S’kemi asnjë pikë, kemi bërë vetë puse e pellgje (VIDEO)

Paraditen e së premtes, kërkimet morën fund me lajmin më të rëndë për familjen. Trupi i pajetë i 7-vjeçares u gjet pranë urës së Drinit.

“Në vijim të kërkimeve të nisura mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se disa fëmijë dhe një i afërm i tyre kishin mbetur të bllokuar, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin Drini i Zi, ku 4 prej tyre u shpëtuan nga shërbimet e Policisë dhe të Emergjencës, ndërsa një e mitur nuk u gjet, informojmë se: Sot, rreth orës 09:45, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 7-vjeçares, e cila dyshohet se është mbytur në lumë”, njoftoi Policia.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka rikthyer shqetësimin për rrezikun e hapjes së portave nga hidrocentrali në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Read more:“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët

Më 3 gusht, një familje me 8 anëtarë u rrezikua nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit në Drin, por arritën të shpëtojne falë ndërhyrjes së personave që ushtrojnë rafting në zonë.

Report TV u interesua pranë Prefekturës së Dibrës dhe mësoi se kompania energjetike në Maqedoninë e Veriut nuk ka një grafik të përcaktuar dhe të bërë publik për oraret e hapjes së portave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:05

Bulqizë/ Vdekja e 7-vjeçares rikthen në tryezë marrëveshjen 70-vjeçare me Maqedoninë e Veriut për shkarkimet nga kaskada e Drinit të Zi

Foto: Nexhbedin Shehu

Vdekja e Marisës në lumin Drin nuk është vetëm një tragjedi familjare. Ajo ka rikthyer shqetësim e vjetër per shkarkimet nga hidrocentrali i Spiljes në Dibër të Madhe.

Read more:U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë

Report Tv mëson se kompania energjetike në Maqedoninë e Veriut nuk ka një grafik të përcaktuar dhe publik për oraret e hapjes së portave. Burime të besueshme thanë se marrëdhënia mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave të Drinit mbështetet ende në marrëveshjen e vitit 1956.

Sot, pas rreth 7 dekadash, Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu kërkon që marrëveshja të rishikohet.

“U kam dërguar shkresa zyrtare Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme që të rishikohet kjo marrëveshje me Maqedoninë e Veriut”, tha Shehu ne bisedë telefonike për Report TV.

Read more:Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj

Sipas tij, së shpejti do të iniciohet një takim në nivel zv.ministrash.

Sakaq, Prefekti pohon se hënën do të mbledhë Task-Forcën me drejtuesit e institucioneve lokale. Në tryezë do të diskutohen masat që do merren për të shmangur rreziqet dhe propozimet që Shqipëria mund t’i paraqesë palës maqedonase.

Lexo edhe
Kronikë

Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

Tags: #Banorët #Brigjet #Bulqize #Diber #drini i zi #Familje #Femije #Lulzim Daci #lumi drin #Marisa Daci

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)
  • Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)
  • Fier/ Gjendet trupi i dekompozuar pranë grykëderdhjes së Semanit
  • Policia shkoi për t’i arrestuar vëllain në kërkim, 41-vjeçari në Elbasan u del përpara dhe kanos me armë manovër 4 efektivë (EMRI)
  • Pas KLGJ-së, edhe KLP cakton pagat referuese për sistemin e prokurorisë: Të detyruar nga boshllëku ligjor! Rritje reale që shkon deri në mbi 3 mijë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë
  • “Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët. 5 fish rritja e tarifave!
  • Zjarret, 3 vatra ende aktive! ‘Dajti’ ende problematik, ndërhyrje edhe nga ajri
  • Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO)
  • Pogradec/ Tentuan të fusnin në burgun e grave në Pojskë thikë dhe telefon, shoqërohen në polici familja rumune (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 11 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Pa patentë dhe të dehur në timnon, Rrugorja e Tiranës: 5 mijë gjoba në 48 orë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës vijon me kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit. Gjatë 48 orëve të fundit…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

10 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Fier/ Gjendet trupi i dekompozuar pranë grykëderdhjes së Semanit

Një trup i dekompozuar është gjetur mesditën e kësaj të premteje pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by