Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët
Politikë

“Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

• 29 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson arrestimin e Ergys Agasit jo si një rast të izoluar, por si një mundësi për të parë mekanizmin e një sistemi të ngritur mbi paranë e krimit, ekonominë e kapur dhe ndikimin politik e mediatik.

Sipas saj, në majën e kësaj piramide qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa kostot paguhen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë. Tabaku, ka analizuar arrestimin e Ergys Agasit dhe sistemin politik e ekonomik që, sipas saj, i dha atij pushtet dhe ndikim.

Për Tabakun, Agasi nuk duhet parë si një rast i shkëputur, por si një prej mekanizmave të një skeme më të madhe, e cila gjatë viteve ka lidhur interesat e botës së krimit me pushtetin, tenderat publikë dhe politikën.

“Ergys Agasi nuk është veçse një nga mekanizmat e këtij sistemi. Njeriu, ‘fixer’-i dhe, sipas të dhënave të bëra publike, ndërmjetësi mes botës së errët të krimit dhe pushtetit”, deklaroi Tabaku.

Ajo iu referua materialeve hetimore dhe investigimeve të publikuara, sipas të cilave zyrës së Agasit i atribuohej ndikimi për të përcaktuar fituesit e tenderave në teknologjinë e informacionit, bizneset që duhet të konkurronin, ato që duhet të ankoheshin dhe kompanitë që duhej të tërhiqeshin nga gara.

Read more:“Në 2025 prodhimi industrial, 15.3% më i ulët se në 2021”/ Tabaku: Shqipëria po humbet garën me rajonin, ekonomia po fundoset

“Si mund të vendoste një njeri, nga një zyrë private, për tenderat e shtetit, për drejtorët e administratës dhe për bizneset që duhet të garonin? Ky pushtet nuk lind vetvetiu. Nuk mbahet në këmbë pa mbështetje politike”, u shpreh deputetja demokrate.

Sipas Tabakut, arrestimi i një individi, sado i rëndësishëm të jetë ai, nuk mjafton për ta çmontuar skemën.

“Mekanizmi mund të zëvendësohet, zyra mund të ndryshojë dhe ndërmjetësi mund të ketë një emër tjetër. Por skema vazhdon të funksionojë për sa kohë mbetet në këmbë arkitekti që e ka ideuar, ndërtuar dhe mbrojtur atë”, theksoi ajo, duke e vendosur përgjegjësinë politike te kryeministri Edi Rama.

-Tri kolonat që mbajnë sistemin

Tabaku argumentoi se sistemi është ngritur mbi tri kolona kryesore, të cilat financojnë dhe ushqejnë njëra-tjetrën.

Kolona e parë, sipas saj, është paraja e zezë dhe lidhja me botën e krimit. Kjo para futet në ekonomi, pastrohet përmes ndërtimeve, pronave dhe shërbimeve, ndërsa më pas kërkon të përfitojë edhe nga buxheti i shtetit.

Read more:Mbyllet protesta e 90, qytetarët nuk tërhiqen: Në shesh deri në largimin e Ramës!

“Nuk bëhet fjalë vetëm për para që kërkojnë të pastrohen. Bëhet fjalë për para që kërkojnë pushtet. Sepse kush kontrollon paratë, kërkon të kontrollojë edhe vendimmarrjen”, deklaroi Tabaku.

Kolona e dytë është ekonomia e kapur dhe e privilegjuar, ku një rreth biznesesh përfitojnë tendera publikë, koncesione, kontrata PPP dhe leje ndërtimi pa konkurrencë reale.

Sipas Tabakut, fituesit nuk përcaktohen gjithmonë nga oferta më e mirë, pasi kriteret hartohen në favor të kompanive të paracaktuara, ndërsa bizneset e ndershme largohen nga gara.

“Fituesi është vendosur përpara se të hapen zarfet”, tha ajo, duke shtuar se kompanitë e favorizuara paguajnë dy lloje “taksash”: atë të korrupsionit dhe atë elektorale.

E para, sipas saj, shkon për funksionarët dhe ndërmjetësit që hapin dyert, hartojnë kriteret dhe firmosin kontratat. E dyta aktivizohet gjatë fushatave zgjedhore, kur bizneseve përfituese u kërkohet të vendosin në dispozicion para, njerëz, mjete dhe ndikim për të mbajtur në pushtet partinë që i ka favorizuar.

Read more:Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Tabaku risolli në vëmendje edhe komunikimet e bëra publike nga dosja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku Mirel Mërtiri shfaqej duke shkruar: “Urime PS Përmet!”

“Qeveria jep tenderin. Biznesi fiton paratë publike. Një pjesë e tyre kthehet në ndikim dhe mbështetje elektorale. Pushteti fiton zgjedhjet dhe më pas shpërndan tenderat e radhës”, shpjegoi deputetja.

Kolona e tretë është ajo politike dhe mediatike. Tabaku bëri dallimin mes gazetarëve të lirë dhe përpjekjes së sistemit për të kontrolluar debatin publik, relativizuar skandalet dhe zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësit.

“Kjo nuk do të thotë se çdo gazetar dhe çdo media është pjesë e skemës. Përkundrazi, ka gazetarë dhe media që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të zbuluar faktet. Por sistemi investon që zërat kritikë të mbeten të izoluar dhe propaganda të ketë më shumë hapësirë se e vërteta”, tha ajo.

Read more:“S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private

-“Korrupsioni është fatura që paguan çdo familje”

Tabaku theksoi se i gjithë sistemi financohet nga taksat e shqiptarëve, duke u hequr familjeve mundësinë për të pasur shëndetësi, arsim dhe shërbime publike më të mira.

“Korrupsioni nuk është një koncept abstrakt. Është ilaçi që mungon në spital, shkolla pa kushtet e duhura, rruga që paguhet disa herë më shtrenjtë dhe biznesi i vogël që mbyllet sepse nuk konkurron dot me të privilegjuarit”, deklaroi ajo.

Sipas deputetes demokrate, kryeministri përpiqet të distancohet sa herë shpërthen një skandal, duke sakrifikuar një drejtor, mohuar një ministër apo pretenduar se nuk ka pasur dijeni.

“Ky sistem është pjella e tij. Nuk mund të drejtosh vendin për kaq shumë vite, të kontrollosh çdo vendim, emërim dhe investim të madh dhe më pas të pretendosh se të gjithë kanë vepruar pas shpinës tënde”, u shpreh Tabaku.

Read more:Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Ajo kërkoi që hetimet të mos ndalen vetëm te ndërmjetësit, por të shkojnë deri te urdhëruesit, përfituesit dhe përgjegjësit politikë.

“Shqipëria ka nevojë për tendera ku fituesin ta përcaktojë oferta më e mirë dhe jo telefoni i pushtetit. Ka nevojë për fundin e koncesioneve, PPP-ve dhe ligjeve me porosi, si dhe për një administratë ku drejtori t’i përgjigjet ligjit dhe qytetarit”, tha Tabaku.

Në përfundim, ajo e cilësoi përballjen me këtë sistem si një betejë për t’ua kthyer shtetin qytetarëve.

“Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë e prangosur nga një sistem që ushqehet me taksat tona. Është koha t’i thyejmë këto pranga dhe t’ua kthejmë shtetin shqiptarëve”, përfundoi Jorida Tabaku.

Lexo edhe
Politikë

“AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret

Politikë

“Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…

Tags: #arben ahmetaj #Bizneset #Biznesi #Buxheti #buxheti i shtetit #Edi Rama #Ekonomi #ekonomia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret
  • “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…
  • “Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet”/ Berisha: Agasi zotëronte pushtetin ekzekutiv dhe të gjithë karteleve të drogës. Eksponenti më i rrezikshëm…
  • Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin/ Berisha: Sulm i hapur nga kryebashkiaku. Akt që dëshmon edhe dobësinë e Ramës, po bëhet një “kalë i ngordhur”
  • “Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”/ Berisha: Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje. E çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
Nga të njëjtat tag-e
  • “AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret
  • “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…
  • Veliaj shkarkoi nga qelia Anuela Ristanin/ Berisha: Sulm i hapur nga kryebashkiaku. Akt që dëshmon edhe dobësinë e Ramës, po bëhet një “kalë i ngordhur”
  • “Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”/ Berisha: Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje. E çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
  • “Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë… 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro…

“140 fluturime të Ramës me Air Albania dhe me kosto 22 mln euro janë bërë për 2 vite”,…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama i pashpresë, PS de facto po shpërbëhet”/ Berisha: Agasi zotëronte pushtetin ekzekutiv dhe të gjithë karteleve të drogës. Eksponenti më i rrezikshëm…

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim në Facebook, u shpreh se sot PS është një parti…

• 48 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by