Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
Kronikë

Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja

• 29 Gusht, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar në total 16 vatra zjarri, 5 prej të cilave vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar gjithsej 228 forca operacionale, 10 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Dajt, në zonën e Qafë-Priskës, ka pasur riaktivizime të vatrave të zjarrit. Në operacion janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë.

Në Vajkal të Bulqizës, zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja. Për përballimin e situatës janë angazhuar 31 forca vendore dhe vullnetare, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter.

Edhe në Sllatinë të Dibrës vijon të jetë një vatër aktive në një sipërfaqe pyjore. Në terren kanë operuar 78 forca dhe 1 helikopter, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbeten edhe vatra në Qafë të Helmës në Bulqizë, e cila po monitorohet dhe nuk paraqet rrezik për banesat, si dhe ajo në Kroi i Madh në Krujë. Në këtë të fundit po punohet me 2 automjete zjarrfikëse dhe situata është drejt normalizimit e shuarjes së plotë të flakëve.

Read more:Fundjava e fundit e gushtit nis me fluks në Morinë, mbi 52 mijë shqiptarë të Kosovës drejt plazheve shqiptare në 24 orët e fundit

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës në Librazhd dhe malin e Qukësit në Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Zjarret në Komsi të Matit dhe Delisuf të Vlorës janë shuar plotësisht.

Ndersa per zjarrin një ditë më parë në Tërbaç që u përhap deri në Vranisht të Himarës, është arrestuar autori i dyshuar, 25-vjeçari Aderjan Bojko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 20:45

Dibër/ Zjarri në pyjet e Gramës merr përmasa të mëdha, në operacionin për shuarjen e flakëve 100 forca zjarrfikëse dhe një helikopter (VIDEO)

Në Dibër, në pyjet e Gramës, mbi fshatin Sllatinë të Njësisë Administrative Sllovë, vijon të jetë situatë e rënduar e zjarreve.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se rreth 100 forca të Zjarrfikëses po punojnë për vëninen nën kontroll të situatës.

Read more:Përmirësohet situata me zjarret, vetëm 6 vatra aktive! Vijon operacioni në Malin e Dajtit, flakë edhe në Shashicë të Vlorës! ‘Qetësohet’ Puka

Në ndihmë të tyre ka qenë edhe një helikopter, i cili ka ‘luftuar’ nga ajri për shuarjen e flakëve.

Ora 18:52

Sërish zjarr pranë hotel New York në Vlorë, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.

Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Në po të njëjtën zonë, zjarr ra edhe pak ditë më parë, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse patën vështirësi për izolimin e vatrës.

Read more:Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

Ora 17:16

Ministri Nufi në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Monitorim dhe koordinim pa ndërprerje e situatës së zjarreve! (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.

Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.

“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e strukturave të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura gjatë kësaj vere, veçanërisht përballë situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta dhe përhapja e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

“Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata, të cilët sivjet janë angazhuar në situatën e zjarreve, dhe kanë përballuar këtë situatë kaq të vështirë, të një vere të nxehtë, një vere problematike, po e cila është menaxhuar dhe kemi parë reagimin e menjëhershëm pranë vatrave të zjarrit të të gjithë forcave qoftë atyre lokale, qoftë atyre të qeverisë qendrore për përballimin e kësaj situate”, theksoi Ministri Nufi.

Read more:Beteja me flakët/ 9 vatra aktive në vend, problematike dy zjarret në Mirditë! Evakuohen 4 familje (VIDEO)

Qendra Operacionale e AKMC vijon monitorimin e situatës 24 orë në 7 ditë, duke mundësuar evidentimin në kohë të problematikave dhe koordinimin e ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse, me synim reagimin sa më të shpejtë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Ora 16:56

Krujë/ Zjarr mes Kroit të Madh dhe fshatit Cudhi, flakët përhapen në sipërfaqe të mëdha! E pamundur ndërhyrja e automjeteve zjarrfikëse (VIDEO)

Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.

Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Read more:Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Ora 14:09

Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Kronikë

‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë

Tags: #Aderjan Bojko #Automjete #Bulqize #dajt #Diber #Ermal Nufi #Forcat e Armatosura #Tirane #Vlore #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
  • ‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë
  • Vlorë, gjendet një mortajë gjatë pastrimit të kanalit të ujërave të larta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 31 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, e njohur edhe…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë

12 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit, nga Emergjencat, prej tyre 4 jane aktive. Situata më…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by