Radhët e ‘bluve’ kanë pësuar ndryshime në disa qarqe.
Siç u bë me dije një ditë më parë, Kastriot Skënderaj emërohet në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Fatmir Hoxha nga drejtues i Policisë së Elbasanit emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Policisë.
Luigj Vathi lë drejtimin e Policisë së Beratit për t’u vendosur në krye të Drejtorisë së Kufriit dhe Migracionit në Korçë që deri në këtë moment drejtohej nga Gëzim Zhupaj.
Pas 2 vitesh në këtë detyrë, Zhupaj lë postin e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë për t’u transferuar si shef sektori në Drejtorinë e Policisë.
Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Tiranë si Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Policisë.
Lajm në përditësim…




