Dy të rinj kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme në Devoll pasi dyshohet se po transportonin kanabis. Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet, me H.C. në drejtim të tij dhe Sh.D. në sediljen e pasagjerit.
Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me kanabis. Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në shtëpnë e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike.
Read more:Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Read more:Kishte kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari nga Puka! I gjendet edhe një pistoletë (EMRI+VIDEO)
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




