Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)
Sociale

Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri (VIDEO)

• 1 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Banorë të zonës që preken nga projekti TID që parashikon ndërtimin e një Parku Arkeologjik që nis nga Amfiteatri dhe përfundon te Torra Veneciane, i kërkojnë bashkisë që ta shfuqizojë VKM e 30 korrikut dhe projekti të ribëhet nga e para, por me asistencën e vetë banorëve.

Me anë të një përfaqësie të tyre, ata u paraqitën në bashkinë e Durrësit. Në duart e tyre gjendeshin dokumente, skica e vendime që sipas banorëve kishin të bënin me zhbërjen e projektit TID.

Sipas tyre, më 30 korrik të këtij viti qeveria, me anë të një VKM kishte përjashtuar nga lista e prishjeve 20 shtëpi banimi dhe tani pretendojnë se duhet anuluar i gjithë projekti. Me anë të një planimetrie banorët treguan konturet e reja të projektit.

Read more:“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

“Projekti TID nuk mund të vazhdojë kështu. Projekti ka rënë që në momentin që ata diskutojnë për rishikim. Një pjesë e mirë e banorëve po sigurojnë edhe dokumentet e pronave që ishin lënë të pambyllura. Institucionet duhet të marrin masa, projekti nuk është pezulluar, por po e rishikojnë dhe tregon që ai ekzistues nuk është në fuqi. Hapi ynë i radhës do të jetë pranë këshillit bashkiak që do t’i kërkojmë të pezullojnë TID dhe nëse nuk e bëjnë, kemi një proces të hapur gjyqësor që mund ta pezullojë pjesërisht gjykata. Kanë firmosur 65 banorë të prekur”, tha Entela Spahivogli.

“Shtëpinë nuk e lëshon njeri për lulishte”, tha banorja Rita Kazazi.

Read more:Dy burrat humbën jetën pasi i zuri korrenti, banorët në Vaun e Dejës protestojnë: Dolën për kafe dhe u kthyen të vdekur, ambulanca u vonua 1 orë e gjysmë(VIDEO)

Ata deklarojnë se do të vazhdojnë të protestojnë derisa banesat e tyre të dalin jashtë planit për shembje.

TID-i parashikon transformimin e qendrës historike të qytetit, përfshirë zonën e amfiteatrit (pjesa e sipërme tashmë nuk do të përfshihet) dhe bulevardin “Epidamn”. Projekti ka ngjallur kundërshtime të forta, pasi do prishen dhjetëra banesa e bizneseve. Rreth 74 familje preken nga procesi i shpronësimit, ndërsa fondi i kompensimit është rreth 315 milionë lekë.

Lexo edhe
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Sociale

Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Tags: #Banesa #Banimi #Banorët #Durres #Entela Spahivogli #Familje #Gjykata #proteste #Rita Kazazi #TID Durres

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë grumbuj mbeturinash të hedhura jashtë kontenierëve në Sarandë, duke shkaktuar tym të dendur dhe…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit

Pishat shumëvjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Korçë po priten për t’i hapur rrugë projektit të Liceut…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin