Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare
Politikë

Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare

• 2 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas dorëheqjes nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ka reaguar përmes një deklarate të gjatë publike.

Në reagimin e saj, Sala ka bërë një bilanc të punës së kryer gjatë një viti në drejtimin e ministrisë.

Ajo ka falënderuar stafet shëndetësore, qytetarët dhe diasporën shqiptare për kontributin dhe mbështetjen gjatë periudhës së saj në detyrë.

Reagimi i ish-ministres së Shëndetësisë Evis Sala

Një vit më parë, kur m’u besua drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për mua ishte e qartë se duhej të punonim njëkohësisht në dy drejtime: të zgjidhnim problemet e sotme dhe, në të njëjtën kohë, të ndërmerrnim reforma që ndryshojnë shëndetësinë për të nesërmen, me një parim të vetëm në qendër: shërbimi i duhur për çdo pacient.

Një nga tre prioritetet e mia kryesore ka qenë reforma në onkologji. Sot, një vit më pas, kjo reformë ka rezultate konkrete dhe të prekshme.

Read more:Ministrja Sala: Shqipëria në “Genuine Cup 2026” me të rinjtë me aftësi të kufizuara, një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes

Për herë të parë kemi ngritur Institutin Kombëtar të Onkologjisë dhe po ndërtojmë Rrjetin Kombëtar Onkologjik. Partneriteti strategjik me Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano do të sjellë në Shqipëri modelet më të avancuara europiane të kujdesit onkologjik.

Kemi miratuar tashmë 38 protokolle të unifikuara të trajtimit. Kemi përmirësuar tre prej qendrave ditore të kemioterapisë me parimin: ta çojmë shërbimin pranë pacientit, sa herë që kjo është e mundur dhe e sigurt.

Gjatë këtij viti, garantimi i barnave antitumorale dhe përmirësimi i aksesit në terapitë moderne kanë qenë ndër sfidat tona më të rëndësishme. Në vitin 2026 kemi shtuar 26 milionë euro për barnat antitumorale, kemi futur 21 barna inovative dhe kemi zgjeruar me 23% barnat antitumorale për përdorim spitalor.

Por rezultati më i rëndësishëm nuk është ai që shkruhet në një raport. Është ai që shihet te pacienti. 17% më shumë pacient me kancer janë trajtuar nga ky zgjerim.

Pjesë e reformës në onkologji ka qenë edhe forcimi i radioterapisë dhe i imazherisë. Falë punës dhe përkushtimit të ekipeve, u vu në funksion akseleratori i tretë me teknologji bashkëkohore dhe së shpejti do t’i bashkohet edhe akseleratori i katërt.

Por puna jonë nuk është ndalur tek onkologjia.

Read more:Lëvizje në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë! Kastriot Skënderaj pritet të marrë emërimin si drejtor i Drejtorisë së Elbasanit

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tashmë ofrohen trombektomia dhe DSA-ja, ndërsa së shpejti do të ngrihet edhe shërbimi i geriatrisë. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” sapo është ngritur laboratori i ri i hemodinamikës.

Kemi ulur ndjeshëm kohën e pritjes për ekzaminime diagnostikuese të avancuara, si skaner dhe rezonancë.

Në të njëjtën kohë, kemi nisur kalimin drejt spitaleve “paperless”, ku informacioni ndjek pacientin dhe jo pacienti letrat. Po krijojmë kushtet për një ekosistem shëndetësor të ndërlidhur, ku informacioni klinik dhe imazherik të jetë i aksesueshëm në mënyrë të sigurt dhe në kohë reale duke u mbështetur në Inteligjencën Artificiale.

Por një sistem i mirë shëndetësor nuk fillon në spital. Ai fillon shumë më herët: te parandalimi, te një kontroll që bëhet në kohë, te një diagnozë që vendoset më herët.

Prandaj kemi:

– hequr tavanin moshor për Check-up-in

Read more:U kap në makinë me Agasin, ish-zyrtari i Policisë, Shpataraku dërgohet në burgun e Peqinit

– kemi dyfishuar përfituesit e programeve të depistimit të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës;

– si dhe kemi zgjeruar vaksinimin kundër HPV-së.

Dhe, mbi të gjitha, kemi investuar te njerëzit e sistemit. Në janar rritëm pagat për rreth 20 mijë mjekë dhe infermierë.

Por përtej pagave, kemi punuar çdo ditë për të mbështetur dhe fuqizuar angazhimin e diasporës shqiptare në shëndetësi. Sot kemi rezultate konkrete: nga kontributi i profesionistëve të diasporës në reformën e onkologjisë, deri te mjekët që janë angazhuar drejtpërdrejt në sistemin spitalor në vend.

Sepse Shqipëria ka një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor edhe jashtë kufijve të saj dhe duhet të krijojë gjithmonë ura që këtë dije, eksperiencë dhe profesionalizëm ta lidhin me vendin.

Dhe kujdesi për njerëzit nuk përfundon te shërbimi shëndetësor.

Read more:“73 ditë protestë, botërori më i bukur i historisë sonë”, gazetari Osman Stafa thirrje Diasporës: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për ju! Lërini partitë, mendoni për vendin!

Nga 1 korriku kemi dyfishuar pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kemi njohur kontributet shoqërore për kujdestarët e tyre. Kemi zgjeruar shërbimet sociale në bashki dhe qarqe dhe kemi forcuar mbështetjen për të moshuarit, fëmijët dhe familjet në nevojë.

Të gjitha këto rezultate, pavarësisht angazhimit tim si ministre dhe si mjeke, nuk do të ishin të mundura pa kontributin e çdo hallke të sistemit: të mjekëve dhe infermierëve, profesionistëve të kujdesit parësor, spitaleve, shëndetit publik, administratës, mirëqenies dhe përfshirjes sociale.

Secilit prej tyre i jam thellësisht mirënjohëse.

Sot, në përfundim të këtij viti intensiv pune, i jam veçanërisht mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin që më dha për të marrë këtë përgjegjësi dhe për mbështetjen që më ka dhënë çdo ditë në drejtimin e një institucioni me sfida të mëdha. E vlerësoj veçanërisht mundësinë që pata për të sjellë në shërbimin publik shqiptar eksperiencën dhe standardet profesionale të fituara gjatë shumë viteve të punës sime ndërkombëtare.

I jam mirënjohëse gjithashtu çdo qytetari që gjatë këtij viti më ka shkruar, më ka kontaktuar, më ka kritikuar apo më ka propozuar një mënyrë për të përmirësuar një shërbim, një standard apo një proces. Shërbimi publik ka kuptim vetëm kur dëgjon njerëzit për të cilët punon.

Read more:‘Benzi’ përplaset me Land Rover’ në Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë (VIDEO)

Për mua, ky vit ka qenë një privilegj, një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe një mundësi për t’i kthyer Shqipërisë një pjesë të asaj që kam mësuar gjatë një karriere shkencore dhe mjekësore ndërkombëtare prej më shumë se 30 vitesh.

Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një detyrë apo me një institucion.

Ai ka qenë dhe do të mbetet pjesë e punës sime si mjeke, akademike dhe profesioniste shqiptare në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdoj të kontribuoj me dijen, eksperiencën dhe rrjetin tim profesional dhe ta përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet kudo ku kam mundësinë të jap kontributin tim.

Sepse detyrat kanë një fillim dhe një fund.

Por, përgjegjësia dhe lidhja me vendin tënd nuk ka kufij!

Lexo edhe
Politikë

“Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta

Politikë

Dorëheqja e ministres Evis Sala, gazetari Osman Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

Tags: #Detyrë #Edi Rama #euro #Evis Sala #Fëmijët #Institucion #jetë #kancer

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta
  • Dorëheqja e ministres Evis Sala, gazetari Osman Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar
  • Largohet Gonzato! Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj
  • Veliaj me “dorë të hekurt” nga qelia! Pas Ristanit, shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj
  • Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Nga të njëjtat tag-e
  • “Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta
  • Dorëheqja e ministres Evis Sala, gazetari Osman Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar
  • Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)
  • Largohet Gonzato! Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj
  • GJKKO censurë mediave, gazetarët refuzojnë akreditimin! Apeli refuzon rregulloren e re, u lejon celularët në gjyqe! OSBE për Report TV: Konsultë me palët e interesuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Lëvizja s’do të nxjerrë kryeministër, por…”, Lubonja: Protesta mund të sjellë qeveri teknike, Rama është në krye të një regjimi që nuk do të tërhiqet 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Fier/ Humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë te Trauma 19-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot protesta e 94-t kundër qeverisë! Qytetarët: Rama të ikë. Nisim demonstratat e fuqishme 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Tedi Blushi: Greqia po ul çmimet, Rama po rrit taksat! TVSH-ja për ushqimet duhet të zbresë në 5% 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Kur ishte në opozitë premtonte epokë ndryshimesh në shëndetësi, sot të sëmurët me kancer s’kanë ilaçe! Metamorfoza e Ramës në pushtet 5 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 5 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të fortë mbi situatën sociale…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Dorëheqja e ministres Evis Sala, gazetari Osman Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në studion e News 24 ka komentuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Evis…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Largohet Gonzato! Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon letrat kredenciale te presidenti Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by