Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide
Editoriale

Blendi Kajsiu: Skandali i vërtetë në rastin Veliaj – Ide

• 3 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X

Mundësia e lirimit nga paraburgimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hapur një diskutim mes kritikëve dhe mbështetësvetë tij në media. Të parët shikojnë si skandaloze lirimin e tij nga burgu pa u dënuar, ndërsa të dytët shikojnë si skandal afatin e gjatë të paraburgimit pa u gjykuar.

Por përtej qëndrimeve të ndryshime të dyja palët bien dakord se pavarësisht lirimit apo vazhdimit në burg rasti Veliaj është një skandal juridik që nxjerr në pah dështimin e reformës në drejtësi.

Ajo që injoron ky debat është skandali politik që përfaqëson rasti Veliaj; vazhdimin e tij në një detyrë publike të cilën tashmë nuk mundet ta përmbushë në funksion të qytetit por vetëm në funksion të vetvetes.

Që në momentin që zoti Veliaj u mor si i pandehur dhe më pas u arrestua nga SPAK aftësia e tij për të përmbushur detyrën e kryetarit të bashkisë u eleminua pothuajse tërësisht. Ai e kishte krejt të pamundur ta kryente atë në kushtet e izolimit fizik, social dhe komunikativ.

Read more:Dhunuan kamerierin 18-vjeçar pasi kërkoi pagën, Gjykata e Durrësit lë në burg djalin e pronarit të hotelit dhe shokun e tij! Xhaxhai i të riut sot para togave të zeza (VIDEO)

Që në këtë moment një standarti politik minimal diktonte dorëheqjen e tij nga detyra në funksion të interesit të Tiranës dhe qytetarëve të saj. Aq më tepër kur administrata e tij ishte goditur tashmë shumë fort edhe nga skandali 5D i drejtorëve të korruptuar. Në këto kushte zoti Veliaj duhet të kish dhënë dorëheqjen.

E kundërta ndodhi. Ai vendosi ta mbante peng bashkinë më të madhe në vend dhe të përdorte pushtetint e postit publik për tu mbrojtur juridikisht dhe politikisht. Kështu interesi publik i qytetit iu nënshtrua interesit personal të kryetarit.

Të kuptohemi nuk po vë në dyshim të drejtën e zotit Veliaj të mbrohet. As të drejtën e tij themelore që të prezumohet i pafajëshëm. Madje uroj që gjykatat ta shpallë të tillë sa më shpejt.

Read more:Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

As nuk po justifikoj paraburgimin e gjatë në të cilin e ka vendosur sistemi i drejtësisë, apo padrejtësitë që mund ti jenë bërë aty.

Nuk vihet në diskutim se të drejtat dhe liritë themelore të zotit Veliaj duhen respektuar dhe mbrojtur. Ama ndër to nuk përfshihet përdorimi i pushtetit publik në funksion të interesit dhe betejave private.

Natyrisht vendosja e interest personal mbi interesin publik në këtë rast nuk përbën shkelje ligjore, por është një shkelje e qartë etike. Është një tjetër shembull si si politikanët tanë, të rinj apo të vjetër, e shikojnë dhe përdorin pushtetitn si mburojë personale dhe jo si instrument i të mirës publike.

Read more:Në fuqi rregullorja e GJKKO që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë! Çipa: Bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm (VIDEO)

Në këtë aspekt rasti Veliaj është identik me rastet Berisha dhe Rama. Berisha e degradoi PD-në politikisht thjesht për ta përdorur si instrument të përballjes së tij me SPAK-un. Rama e keqpërdori në të njëtën mënyrë PS-në dhe Parlamentin për të mbrojtur Ballukun.

Në të gjitha këto raste institucionet publike që duhet të ishin në funksion të interesit të përgjithëshëm përdoren si mburoja personale. Dikush mbrohet me opozitën politike, dikush me PS-në dhe Parlamentin dhe dikush me Bashkinë.

Ky është thelbi i skanadalit politik në rastin Veliaj. Është e njëjta mënyrë e bërjes politikë në funksion të pushtetit personal që ka nxjerrë në rrugë me mijëra protestues të cilët kërkojnë një tjetër standart politik.

Read more:Çështja e Presidentit në Kosovë, Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

E megjithatë në mediat tona debati aktual mbi lirimin e zotiti Veliaj e injoron tërësisht sakrifikimin e interesit publik në altarin e interesit privat. Të gjithë merren me dështimin e reformës së drejtësisë për të vendosur një standart politik që vetë ata e kanë harruar.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas për LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Tags: #ama #Burg #Detyrë #erjon veliaj #media #Mediat #Private #protestues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale 16 Tetor, 14:59

• 15 orë më parë • 1 min lexim
Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Dhuna që ka përfshirë rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është produkt as i agjenturave të huaja, as…

• 2 ditë më parë • 9 min lexim
Editoriale

Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog

Por, kjo kërkon që : 1. Deputetët të mos sillen si grup parlamentar politik në urdhërat e partive.…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin