Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sulm kibernetik ndaj zërave kundër qeverisë? Faqet dhe profilet kritike në Instagram mbeten të mbyllura prej orësh
Politikë

Sulm kibernetik ndaj zërave kundër qeverisë? Faqet dhe profilet kritike në Instagram mbeten të mbyllura prej orësh

• 3 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Revolta qytetare kundër kabinetit qeveritar hyn këtë të enjte në ditën e saj të 96-të, ku kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestuesve mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. Mirëpo, përveç aksionit në bulevard, qëndresa po përballet edhe me një betejë të re në hapësirën virtuale.

Prej orësh tashmë llogaritë e qindra zërave kritikë dhe protestues kundër qeverisë mbeten të mbyllura.

Një sulm i koordinuar digjital ka goditur së fundmi profilet në rrjetin shoqëror Instagram të disa prej figurave kryesore të protestës dhe zërave kritikë ndaj pushtetit. Deri më tani raportohet për mbylljen e dhjetëra llogarive, mes të cilave figuron faqja zyrtare e kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe ajo e ekspertit të IT-së dhe aktivistit Gent Progni.

Read more:120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP

Lajmi për bllokimin e llogarisë është bërë me dije fillimisht nga vetë Shehaj, ndërsa deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka denoncuar se në fakt bëhet fjalë për një valë masive goditjeje ku janë mbyllur mbi 200 faqe me përmbajtje nga protesta.

Përmes një reagimi publik, Koçeku e ka cilësuar këtë situatë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes, ndërsa ka njoftuar se e ka raportuar tashmë këtë ndërhyrje pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Read more:“Nesër më shumë”/ Mbyllet revolta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit

“Një valë sulmesh online ka nisur veçanërisht që nga dita e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllur, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njohura që e kanë mbështetur vazhdimisht protestën. Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Evropianë. Qeveria jonë në forume ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Koçeku.

Lexo edhe
Politikë

“Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen

Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Tags: #agron shehaj #Edi Rama #Gent Progni #Instagram #Kryesore #Marjana Koçeku #Protesta #protestues

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen
  • “Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës
  • “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
  • Pagat/ Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Qëndrim kundër vendimit të GJK. Mund të ngremë kallëzim penal
  • 11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh. Në burg duhet të ishte Balluku dhe hajdutët e qeverisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret në vend, 4 vatra aktive! Në Kalivaç të Lezhës rrezikohen banesat! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, ende problematike situata në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
  • “Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen
  • Trefishohen hapësirat në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Prush, Rama: Kushte bashkëkohore për 180 nxënës
  • “Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës
  • “Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 10 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 9 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 8 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në shesh deri në rrëzimin e qeverisë”/ Revolta për largimin e Ramës, “shpërthen” pensionisti: Ata hanë mish fazani dhe pinë shampanjë, ne nuk hamë dot as bukë thatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta e 95 kundër Ramës/ “Të bashkohemi që të shporrim këtë kokë krimi”, protestuesi thirrje SPAK: Reago ose vëri drynin 5 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër ndaj situatës së sigurisë në vend dhe sulmeve të fundit digjitale ndaj…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Pro bojkotit mësimor!”/ Bllokimi i mbi 200 faqeve, aktivisti Shpërdhea: Po tentohet të censurohet protesta! Më 7 dhe 12 shtator, pjesëmarrje masive!

Aktivisti dhe studenti Jurgen Shpërdhea, pjesëmarrës në protestat kundër qeverisë që prej ditës së parë, ka hedhur akuza…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by