Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
Politikë

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për të 97-ën ditë radhazi, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit.

Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm. Ajo nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve kërkesat u zgjeruan dhe lëvizja u pozicionua kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike. Në protestat e mëparshme janë artikuluar njëkohësisht thirrje kundër Ramës dhe Berishës, si dhe kërkesa për një sistem të ri politik.

Read more:120 pacientë për 5 ditë në urgjencën e Fushë-Arrëzit, dyshojnë për helmim! Banorët: Uji i çezmës ka erë! Mjeku: Presim analizat nga ISHP

Ditët e fundit klima është tensionuar. Protesta e 1 shtatorit u shoqërua me përplasje me Policinë dhe shoqërime, duke bërë që dje dhe pardje qytetarët të marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar. “Nuk jeni vetëm” dhe “Lironi çunat, lironi gocat” ishin thirrjet që shoqëruan marshimin.

Edhe mbrëmjen e djeshme protestuesit përsëritën se nuk kanë ndërmend ta ndërpresin qëndresën dhe se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Read more:LIVE- Protesta e 96-të/ “Nuk jeni vetëm”, qytetarët thirrje te Komisariati 3 në mbështetje të aktivistëve: Lironi çunat, lironi gocat! Arrestoni Ramën

Në shesh kanë marrë fjalën gjatë këtyre ditëve qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të medias, të cilët kanë ngritur çështje që shkojnë nga korrupsioni dhe kostot e jetesës te arsimi, shëndetësia dhe mënyra e funksionimit të institucioneve.

Gazetari Osman Stafa e lidhi protestën me pakënaqësinë sociale dhe kërkoi vijimin e rezistencës, ndërsa denoncoi edhe arrestimet e protestuesve.

Read more:96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Kritika ndaj qeverisë pati edhe nga aktivisti Tomi Progni, i cili e akuzoi ekzekutivin se është më i fokusuar te komunikimi dhe rrjetet sociale sesa te problemet e qytetarëve.

Pavarësisht se protesta ka hyrë në ditën e 97-të, organizatorët dhe pjesëmarrësit nuk kanë dhënë sinjale tërheqjeje. Përkundrazi, slogani “Nesër më shumë” është përdorur vazhdimisht si mesazh për vijimin e tubimeve.

Lexo edhe
Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

Tags: #Arsimi #Burg #Edi Rama #Klima #Kryesore #Osman Stafa #Para #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!
  • VIDEO/ 35 ditë protestë në Divjakë, banorët vijojnë qëndresën kundër reformës territoriale: Do të ruajmë identitetin e bashkisë
  • FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare
Nga të njëjtat tag-e
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!
  • FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 26 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

“Gjithë Shqipëria është me ju” dhe “S’keni pranga për të gjithë” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!

Mbahet protesta e 96 qytetarë në vend. Rezistencë, qëndresë prej 96 ditësh. Protestuesit shprehen të vendosur se revolta…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by