Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Kam të njohur te Kadastra’/ U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false, pranga 58-vjeçares në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
Kronikë

‘Kam të njohur te Kadastra’/ U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false, pranga 58-vjeçares në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Premtimet se do të ndërhynin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës duke përvetësuar 100 mijë euro në kurriz të qytetarëve, i kanë kushtuar lirinë një 58-vjeçareje në Tiranë.

Ajo dhe bashkëpunëtorja e saj, 27 vjeçe, e vënë nën hetim, janë raportuar nga qytetarët se i kanë pajisur këta të fundit me dokumente të rreme. Sipas qytetarëve, 58-vjeçarja u thoshte se mund t’u zgjidhte çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në ASHK.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, disa certifikata të falsifikuara dhe 2 celularë.

Rasti është denoncuar në emisionin investigativ ‘Stop.’

Read more:“Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se kanë përvetësuar mbi 100 000 euro, duke mashtruar qytetarë, se do të ndërhynin në AShK, për t’iu zgjidhur rastet pronësore, dhe duke i pajisur me dokumente false, vihet në pranga 58-vjeçarja dhe në hetim bashkëpunëtorja e saj.

Sekuestrohen një shumë eurosh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, disa certifikata të dyshuara të falsifikuara dhe 2 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të gazetarëve të emisionit investigativ “STOP”, se ishin kontaktuar nga shtetas të ndryshëm të pajisur me dokumente false nga një shtetase, e cila i kishte mashtruar se mund t’iu zgjidhte çeshtjet pronësore, pasi kishte të njohur në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ndaluan dhe vunë në pranga të dyshuarën, shtetasen S. D., 58 vjeçe.

Read more:I vihet tritol lokalit në Durrës! Pronari i dënuar për vrasjen e një klienti! Lëndë plasëse edhe një garazhi (VIDEO)

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e dyshuar të 58-vjeçares, shtetasen S. N., 27 vjeçe.

Këto shtetase dyshohet se nëpërmjet veprimtarive kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar mbi 100 000 euro, nga qytetarë të ndryshëm.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga shtetasja S. D. dhe bashkëpunëtorja e saj.

Read more:Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO)

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit investigativ “STOP”, për bashkëpunimin, dhe i siguron se qytetarët dhe mediat, se do të marrin për çdo rast të paraqitur, shërbim policor të menjëhershëm, profesional dhe të mbështetur në ligj.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Tags: #Arrestim #euro #Gazetarët #kadastra #Mediat #Policia #Tirane #Veprat penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
  • Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
  • Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Bashkia e Tiranës jep leje për vendosjen e ashensorëve në pallatet e vjetra, ngre task-forcën për kontrollin e materialeve të sistemit kapot
  • Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari
  • Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO)
  • Porositi gati 5 kg kanabis me THC nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore (VIDEO)
  • Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit, banesat vijojnë të mbeten të shtrenjta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë…

• 33 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë…

• 33 minuta më parë • 7 min lexim
Kronikë

Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari

Malësi e Madhe – Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se ra në një…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by