Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

• 5 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë nga zjarri. Që prej orëve të para të mëngjesit, në zonë po zhvillohet një operacion i madh për shuarjen e vatrës, me 90 trupa tokësore dhe avionë “Air Tractor” që ndërhyjnë nga ajri.

Pas panikut të djeshëm, lajmi i mirë është se të gjithë banorët e evakuuar janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke përfshirë 4 personat që morën ndihmë në spital për asfiksimin nga tymi.

Por nëse në Frakull po luftohet ende me flakët, zjarri ka shkretuar tokat në 5 fshatra të tjerë, Fermë-Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël dhe Zhupan.

Në Levan, bilanci është më i rëndë. Është djegur një banese dhe një stalle bagëtish por u shpëtuan lopët. Ka dëme të konsiderueshme si në ushqimin për blegtorinë ashtu dhe në veglat e punës.

Read more:Flakët në masivin me pisha të Frakullës në Fier, nis ndërhyrja me helikopter! S’ka banesa të rrezikuara (VIDEO)

Dhjetëra hektarë me ullinj e peme frutore janë shkrumbuar….

Policia e Shtetit ende nuk ka identifikuar autorin e zjarrit masiv qe preku 6 fshatra, por tha se ka arrestuar një person për zjarrvënie të qëllimshme në zona të tjera të Fierit, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht.

Read more:Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! 3 të asfiksuar, raportohet edhe për banesa të djegura! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë!

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:02

Durrës/ Zbardhen 2 raste zjarrvënieje, 3 të arrestuar! U dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj

1788544146_juytdudo.JPG

Tre persona janë arrestuar për dy raste zjarresh në Ishëm dhe Shijak. Në pranga kanë rënë Ilir Rika, Reshit Jaheshi dhe Shaban Domi, të dyshuar për shkaktimin e zjarreve që dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore e ullinj, si dhe dëmtuan rrjetin elektrik.

Në rastin e Ishmit, sipas Policisë, Ilir Rika, 48 vjeç, dhe Reshit Jaheshi, 59 vjeç, po prisnin tuba hekuri me një mjet prerës elektrik, të njohur si “gur fresibël”, në banesën e një personi tjetër. Shkëndijat e krijuara gjatë prerjes dyshohet se kanë ndezur zjarrin, i cili më pas doli jashtë kontrollit dhe u përhap në tokat bujqësore përreth. Si pasojë, u dogjën dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj.

“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin Ishëm, duke prerë tuba hekuri me gur fresibël, dyshohet se, si pasojë e shkëndijave të krijuara, kanë shkaktuar zjarrin.

Read more:Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)

Zjarri më pas është përhapur në sipërfaqen bujqësore përreth, duke përfshirë dhjetëra hektarë tokë, qindra pemë frutore dhe ullinj. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. R. dhe R. J., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua shtetasi Sh. D., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Rreth, Shijak, ku, si pasojë, janë djegur tela të rrjetit elektrik dhe sipërfaqe me bimësi. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, njofton Policia.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ora 15:54

Fier/ Ndezën zjarr për të djegur shkurre e mbetje, flakët dolën jashtë kontrollit! Një i arrestuar, një tjetër nën hetim

1788530583_fier1.jpg

Policia e Fierit ka zbardhur dy raste zjarrvënieje në fshatrat Daullas dhe Kreshpan në Fier. Në Daullas u arrestua një 50-vjeçar, pasi zjarri që kishte ndezur për të djegur shkurre doli jashtë kontrollit dhe përfshiu sipërfaqe të mëdha me bimësi. Në Kreshpan u procedua penalisht një tjetër person, i cili kishte ndezur mbetje në tokën e tij, por flakët u përhapën nga era e fortë, duke rrezikuar edhe disa banesa.

Read more:Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe

“Si rezultat i veprimeve të shpejta në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke në fshatin Daullas, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, pranë vatrës së zjarrit, shtetasin A. G., 50 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, me qëllim djegien e shkurreve. Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Gjithashtu, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe kapur pranë një vatre zjarri, në tokën në pronësi të tij, shtetasin Q. Y. Ky shtetas ka deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar disa banesa, si dhe është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me bimësi. Për shkak të moshës, shtetasi Q. Y. është proceduar penalisht. Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njoftoi Policia.

Ora 15:44

Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim

Zjarri që përfshiu fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej në Lezhë, ka lënë pas dëme të shumta në banesa, bujqësi dhe blegtori. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e zonës, të cilët kanë humbur banesat dhe një pjesë të pasurisë së tyre.

Read more:Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Banorët kërkojnë që dëmet e shkaktuara nga zjarri të vlerësohen sa më shpejt dhe të marrin kompensimin përkatës. Sipas tyre, flakët kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të mundit dhe pasurisë së krijuar ndër vite.

Pas përmirësimit të situatës dhe shuarjes së vatrave të zjarrit, Bashkia Lezhë ka nisur verifikimin në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Deri tani raportohet për 10 banesa të djegura, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore, bagëti dhe ambiente të përdorura për blegtori. Procesi i verifikimit pritet të përcaktojë edhe më qartë përmasat e dëmeve dhe nevojat e familjeve të prekura nga zjarri.

Lexo edhe
Kronikë

Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)

Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Tags: #bagëti #Banesa #banese #Banorët #Durres #Fier #frakull #helikopter #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
  • Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
  • Përplasja e ‘vip’-ave të ekranit/ Eduard Kuçi e shau online, Jozi dhe grupi i tij i zënë ‘pritë’ në Rinas si polica! E detyron të ulet në gjunjë dhe e filmon, vihet në pranga (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërcënohet e ardhmja e qytetit”/ Shkrirja e Maliqit me Korçën ngre në protestë banorët: Deputetët të dalin dhe…
  • “Kush e dha urdhrin?”/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e arrestimit të Ergys Agasit: E nisën për te burgu i Durrësit, telefonata që ktheu nga rruga furgonin e policisë
  • “Kjo javë” nis sezonin e ri! “Në çdo cep, një polic që i shkrepte një foto!”, Artan Hoxha flet për arrestim me regji të Ergys Agasit: Iu hoq “imuniteti” nga ata lart të politikës për t’i mbyllur gojën!
  • Ergysi rival apo aleancë me ish-zv.kryeministren? Artan Hoxha “godet” fort: Agasi, Balluku, Tare… të gjithë të çojnë te njeriu që drejton fijet, Rama!
  • Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 5 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)

Policia e Durrësit zbulon autorët e vendosjes së një sasie tritoli më 28 gusht që u gjet në…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë…

• 2 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Malësi e Madhe/ Ra në një humnerë në fshatin Lëpushë, ndërron jetë 40-vjeçari

Malësi e Madhe – Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se ra në një…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by