Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Dy efektivë të policisë ushtarake te ‘Regina Palm’ gjatë përplasjes së biznesmenëve, ministri Nufi: Ishin jashtë shërbimit, u pezulluan nga detyra
Kronikë

Dy efektivë të policisë ushtarake te ‘Regina Palm’ gjatë përplasjes së biznesmenëve, ministri Nufi: Ishin jashtë shërbimit, u pezulluan nga detyra

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

VLORË– Dy efektivë të Policisë Ushtarake rezulton se kanë qenë në Regina Palm Resort gjatë përplasjes mes dy biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj. Ende nuk dihet nëse ata kanë qenë mes personave që ishin të armatosur dhe që rrethuan biznesmenin Bedinaj, por ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi thotë se dy efektivët e Policisë Ushtarake kanë qenë jashtë shërbimit. Deri në përfundimin e verifikimeve për rolin e tyre, ata janë pezulluar nga detyra.

Reagimi i plotë i Ermal Nufit

“Në lidhje me raportimet e disa portaleve për përfshirjen e dy efektivëve të Policisë Ushtarake në ngjarjen e ndodhur dje në Vlorë, e konsideroj të nevojshme të sqaroj opinionin publik se këta persona nuk janë truproja apo badigardë personalë.

Ata janë pjesë e Policisë Ushtarake, strukturë e Forcave të Armatosura me detyra dhe përgjegjësi të përcaktuara me ligj.

Read more:Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ e Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €! Shoqërohet Luan Muça i ‘Deltës’ e 4 të tjerë! ‘Range’-i përmbyset gjatë arratisë (VIDEO)

Efektivët e dyshuar janë pjesë e Policisë Ushtarake që nga viti 2006 dhe në periudha të ndryshme prej vitit 2018-të, ata kanë kryer edhe detyra të sigurisë, mbrojtjes dhe shoqërimit institucional të Ministrit të Mbrojtjes, por kjo nuk i bën ata punonjës personalë të ministrit dhe, aq më pak, nuk i lidh veprimet e tyre individuale me institucionin apo me ministrin.

Dua të theksoj gjithashtu se asnjëri prej dy efektivëve nuk ka qenë në shërbim ditën e ngjarjes në Vlorë.

Për rrjedhojë, çdo veprim i tyre në këtë ngjarje, nëse konfirmohet nga organet kompetente, është veprim individual dhe jashtë detyrës institucionale.

Read more:Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes distancohet qartësisht nga çdo veprim i paligjshëm dhe respekton plotësisht hetimin e organeve ligjzbatuese.

Përgjegjësia individuale dhe rrethanat e ngjarjes do të përcaktohen vetëm nga autoritetet kompetente, në përputhje me ligjin.

Deri në përfundimin e verifikimeve, dy efektivët janë pezulluar nga shërbimi në Policinë Ushtarake.

Read more:Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes mbetet e vendosur për respektimin e ligjit, disiplinës dhe integritetit profesional nga çdo efektiv dhe punonjës i strukturave të saj. Uniforma, autoriteti dhe detyra shtetërore nuk mund të përdoren për qëllime personale apo jashtë kuadrit ligjor.

Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Lexo edhe
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Tags: #Ermal Nufi #Luan Muca #ministria e mbrojtjes #perplasja muca bedinaj #Regina Palm #Regina Palm Resort #Vasil Bedinaj #Viti #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
Nga të njëjtat tag-e
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin