Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë
Ekonomi

Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

• 4 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë.

Projektligji i ri për personat me aftësi të kufizuara synon që një sërë mallrash dhe shërbimesh, nga bankomatet te platformat online, të bëhen të përdorshme për të gjithë.

Në fushën e shërbimeve do të përfshihen komunikimet elektronike, shërbimet online dhe digjitale, librat dhe tregtia elektronike, transporti, shërbimet bankare dhe ato audiovizuale.

Ndërsa për mallrat, kërkesat e reja të aksesueshmërisë prekin pajisjet teknologjike, telefonat inteligjentë, kompjuterët, ekranet interaktive, bankomatet dhe automatikët e biletave.

Read more:Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

“Projektligji synon të garantojë aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, eliminimin e barrierave dhe pengesave për ushtrimin e të drejtave të tyre.”

Por projektligji shkon përtej aksesit në teknologji dhe shërbime. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është forcimi i së drejtës për jetesë të pavarur. Personat me aftësi të kufizuara pritet të kenë më shumë mbështetje përmes asistencës personale, vendimmarrjes së mbështetur dhe mjeteve ndihmëse.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Read more:Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit

“Në tërësi, këto dispozita e zhvendosin fokusin nga një qasje thjesht përkujdesëse drejt një modeli që mbështet pavarësinë, zgjedhjen dhe kontrollin e vetë personit mbi jetën e tij.”

Projektligji parashikon gjithashtu që institucionet qendrore dhe vendore të planifikojnë gradualisht fondet për eliminimin e pengesave në shërbimet publike. Por për herë të parë, përgjegjësia vendoset qartë edhe mbi operatorët ekonomikë.

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat e reja për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, projektligji parashikon si masë alternative deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.

Lexo edhe
Ekonomi

“Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi

Ekonomi

Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

Tags: #bankat #Bizneset #Gjoba #Librat #Ministria e shëndetësisë #projektligji #Teknologji #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi
  • Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë
  • Çfarë prone mund të blesh me buxhete të ndryshme në Tiranë
  • Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
  • Nga Cakrani në tregun e BE-së/ Fermeri eksporton mbi 100 tonë perime në vit, por rruga e amortizuar i rrit kostot
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokimi i pagave/ Prokuroritë e Elbasanit dhe të Beratit në kërkim të përgjegjësve: Kush e dha urdhrin? Të ekzekutohen pagesat
  • Prapaskenat e largimit të Evis Salës – Alimehmeti: Rama përgatiti një shoqëri si KAYO për sektorin e shëndetësisë, ajo nuk e firmosi!
  • Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar
  • Përplasja me armë te ‘Regina Palm’, biznesmenët kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe në dëshmi! 5 mln € gjobë, apo konflikt prone në Dhërmi? Në kërkim ish-deputeti Bujar Muça (VIDEO)
  • FOTOLAJM/ “Besprem, Edi Rama dorëhiqu”, mesazhet nëpërmjet pankartave në ditën e 96 të revoltës qytetare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

“Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi

Pas interesimit të Top Channel Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me kërkesën për zhbllokimin e pagave…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

Ngritja e platformës Price Watch Albania, sipas qeverisë, pritet të garantojë transparencë dhe të frenojë rritjen e pajustifikueshme…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Çfarë prone mund të blesh me buxhete të ndryshme në Tiranë

Pyetja që bën kushdo që blen shtëpinë e parë është gjithnjë e njëjta: “Me këto para, çfarë marr?”…

• 9 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by