Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kadastra: Përfunduam evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë! Nga 733 ndërtesa, 364 banorë rezultojnë të pajisur me dokumentacion pronësie
Sociale

Kadastra: Përfunduam evidentimin e banesave informale në zonën e Selitës së Madhe në Tiranë! Nga 733 ndërtesa, 364 banorë rezultojnë të pajisur me dokumentacion pronësie

• 5 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në Selitën e Madhe ka përfunduar.

Kjo sipas ASHK-së është bërë e mundur pas verifikimeve derë më derë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Në terren sipas ASHK-së janë evidentuar 733 ndërtesa, ndërsa 364 banorë rezultojnë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie. 41 familje kanë marrë vendimin e legalizimit dhe mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë, ndërsa për 96 familje procedurat do të vijojnë pas plotësimit të dokumentacionit.

Për 46 banesa ku nuk është mundësuar aksesi, trajtimi do të vijojë pas kontaktit me ASHK-në, ndërsa 186 banesa të tjera rezultojnë të pajisura me titull pronësie.

Read more:Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion! Një shtëpi e djegur edhe në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi

Listat e përfituesve dhe të banorëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Afishime”.

Njoftimi i Drejtorisë së Kadastrës:

Procesi i evidentimit dhe trajtimit të banesave informale në zonën e Selitës së Madhe ka përfunduar, pas një pune në terren derë më derë të ekipeve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Zona ishte përcaktuar si prioritare për trajtimin në bllok të banesave, me synim evidentimin e situatës së pronësisë dhe përfundimin e procedurave për familjet që ende nuk dispononin dokumentacionin përkatës.

Read more:Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë, nis evakuimi

Gjatë procesit, ekipet e ASHK-së evidentuan në terren 733 ndërtesa. Nga verifikimet e kryera, 364 banorë janë tashmë të pajisur me dokumentacion pronësie, ndërsa për një pjesë të banesave është vijuar me procedurat e legalizimit dhe regjistrimit.

Një rezultat konkret i procesit është pajisja e 41 familjeve me vendim legalizimi, vendime të cilat tashmë janë regjistruar në regjistrin kadastral. Këta banorë mund të aplikojnë menjëherë për pajisjen me certifikatë pronësie, hartë dhe kartelë të pasurisë.

Ndërkohë, për 96 familje, procedura do të përfundojë pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm. ASHK ka bërë publike listat emërore, së bashku me dokumentet që duhet të dorëzojë secili banor, me qëllim që procesi të vijojë pa vonesa.

Read more:76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

Në terren janë evidentuar edhe raste ku ekipet nuk kanë mundur të kenë akses në banesë. Bëhet fjalë për 46 banesa, për të cilat trajtimi do të vijojë sapo banorët të vendosin kontakt me Drejtorinë Vendore ASHK Tirana Rurale 1.

Një tjetër kategori e evidentuar gjatë verifikimeve janë 186 banesa të paaksesueshme, të cilat, sipas të dhënave të regjistrit kadastral, rezultojnë se janë tashmë të pajisura me titull pronësie.

ASHK bën me dije se listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit, si edhe listat e banorëve që duhet të plotësojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1, janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në rubrikën “Afishime”.

Read more:I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

Përfundimi i trajtimit në bllok në Selitën e Madhe është pjesë e qasjes së ASHK-së për të kaluar nga trajtimi individual i dosjeve drejt ndërhyrjeve të organizuara në zona prioritare, duke synuar evidentimin në terren të të gjitha banesave dhe orientimin e çdo familjeje drejt hapit konkret që duhet të ndjekë për formalizimin dhe regjistrimin e pronës.

Listat emërore të përfituesve të vendimeve të legalizimit dhe të banorëve që duhet të dorëzojnë dokumentacion pranë Drejtorisë Vendore ASHK Tirana Rurale 1 janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Afishime”.

Lexo edhe
Sociale

Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit

Sociale

Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

Tags: #Banesa #Banorët #Familje #kadastra #kontakt #legalizimet #ndërtimet pa leje #selite #Të Gjitha #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit
  • Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!
  • ‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë
  • Nga spitalet e Europës dhe Amerikës në Shqipëri, tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar
  • Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht
Nga të njëjtat tag-e
  • Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
  • Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
  • Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
  • “Regjimi, i tmerruar”/ Dita e 98-të e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë; të hënën pritet tubim masiv
  • Zjarret/ Himara kalon natë tmerri, 7 banesa përpihen nga flakët! Nis ndërhyrja me helikopter
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Në prag të Ditës së Shën Terezës, Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin në qendër të kryeqytetit

Në prag të Ditës së Përkujtimit të Shën Terezës, Bashkia e Tiranës ka nisur rigjelbërimin e sheshit që…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermerët: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!

Breshëri që përfshiu të enjten fshatrat Dobranj dhe Braçanj në Devoll ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë

Emisioni “Rreze Dielli” nis sezonin e ri televiziv në datën 7 shtator, çdo ditë nga e hëna në…

• 14 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by