Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura
Kronikë

I dyshuar për tjetërsim pronash, Gjykata liron nga qelia ish-zv.drejtorin e Kadastrës Dibër, Danjel Gjura

• 10 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-zëvendësdrejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Danjel Gjura, duke urdhëruar lirimin e tij nga paraburgimi.

Vendimi është dhënë këtë të premte nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj. Gjura u vetëdorëzua në Polici 2 ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar si pjesë e një skeme mashtrimi për tjetërsimi pronash.

Sipas vendimit, gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar më 17 qershor 2026, me masat “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjura është urdhëruar të paraqitet të hënën e dytë të çdo muaji, në orën 12:00, pranë oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Read more:Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, arrestohet 20-vjeçarja në Fier, ‘arrest shtëpie’ për 2 të miturat

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi, për sa kohë nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda pesë ditëve.

Lirimi i Gjurës është shoqëruar me reagime të shumta nga mbështetësit e tij. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, në Peshkopi u hodhën fishekzjarre, ndërsa në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, janë publikuar gjatë javëve të fundit dhjetëra postera dhe video në mbështetje të tij. Këto publikime nisën që pas shpalljes së tij në kërkim nga autoritetet dhe vijuan edhe pas arrestimit.

Read more:Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT)

Danjel Gjura u arrestua pas rreth një muaji në arrati, në kuadër të operacionit të autoriteteve për një skemë të dyshuar falsifikimi dokumentesh pronësie. Prokuroria e akuzon atë për veprat penale të “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa në të njëjtën çështje u arrestuan edhe persona të tjerë, mes tyre Teshar Doçi, i cili sipas hetimeve dyshohet se ka përfituar pronë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Pak javë përpara se të shpallej në kërkim, Gjura ishte larguar nga posti i drejtorit të Kadastrës së Dibrës, duke kaluar në detyrën e zëvendësdrejtorit, funksion që mbante edhe në momentin e arrestimit.

Read more:Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide

Emri i tij është përmendur edhe më herët në denoncime publike dhe kallëzime penale që lidhen me tjetërsimin e pronave gjatë periudhës kur drejtonte institucionin e Kadastrës, ndërsa këto pretendime mbeten objekt i hetimeve.

Përveç karrierës në administratën publike, Gjura ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun Dibër. Në votimin parapëlqyes ai siguroi 8,127 vota në total, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të listës së PS-së në këtë qark, por pa arritur të fitojë mandat deputeti.

Lexo edhe
Kronikë

Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

Kronikë

Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

Tags: #7 qershor #Arrestimit #Burg #Danjel Gjura #Deputet #Detyrim #Diber #gjykata e dibres #kadastra #tjetersim pronash

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

  • Ksamil/ Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë të riun francez pas një sherri, e lënë të pajetë pranë shezlongëve! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)
  • 7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun
Nga të njëjtat tag-e
  • Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)
  • Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)
  • 7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun
  • Ksamil/ Gjendet i vdekur në shezlongun e lokalit i riu francez! U vra me thikë nga 29-vjeçari nga Hasi (EMRAT+VIDEO)
  • Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e Rozalinda Plakës: Zbrit, ose do të digjem me benzinë! Refiti më vuri 3 kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu përplas me makinë 66-vjeçarin në Durrës, ndërron jetë (EMRAT+VIDEO) 58 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 79 ditë rezistencë e qytetarëve, Hasimja: Protestuesit kanë thyer intimidimin dhe janë bashkuar tej ndarjeve politike! Duan shpërbërjen e sistemit të Ramës 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Po festonte në Ksamil, truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin francez! Sherri për një vajzë! Arrestohet autori nga Hasi, me precedentë në Angli për drogë (EMRAT+VIDEO)

Pushimet në Ksamil do të ishin të fundit për turistin francez Migel Mendes, i cili u vra këtë…

• 16 minuta më parë • 9 min lexim

Ksamil – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar…

• 46 minuta më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by