Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
Kronikë

Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)

• 10 Korrik, 2026 • 7 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e mbrëmjes të së enjtes në lagjen “Erdogan” në Laç ku mbeti i vrarë Ilir Gjini, rreth 40 vjeç.

Sipas burimeve, viktima që njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba, dy prej tyre në organe jetësore. Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin Emiljan Suti, alias Artur Suti, fotoja e të cilit është siguruar nga Report Tv.

Sipas burimeve, viktima dhe autori, Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë. Para disa muajsh, viktimës i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme autori dhe viktima janë parë në qendër të Laçit dhe dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, për motive ende te paqarta. Sipas burimeve hetimore, një pistoletë është gjetur në vendngjarje dhe është dërguar për ekspertizë me qëllim identifikimin e personit që e posedonte. Hetuesit dyshojnë se arma mund t’i ketë qenë e viktimës, e cila, sipas pistës kryesore të hetimit, dyshohet se ishte paraqitur e armatosur në derën e banesës së autorit të dyshuar.

Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte pasur përplasje të vazhdueshme me autorin e dyshuar. Ata jetonin në të njëjtën lagje në qytetin e Laçit.

Read more:Aksident i rëndë në Kurbin/ Përplasi për vdekje 37-vjeçarin që udhëtonte me motomjet, arrestohet e reja

Gjini, që ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ishte me origjinë nga Miloti dhe banonte në Laç. E kaluara e tij mbetet ende objekt verifikimi nga hetuesit.

Dyshimet e para lidhen me qëndrimin e tij jashtë vendit, ndërsa ekspertët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të këtij atentati.

Emiljan (Artur) Suti është dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit.

Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, ‘të fortit’ të Laçit, i arrestuar më parë për drogë, vjedhje e vrasje. Në vitin 2019, dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre vranë Mikel dhe Jani Jushin, kushërinj, kurse Gentian Suti mbeti i plagosur.

Read more:Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje

Në 2010, vëllezërit Suti u arrestuan dhe akuzuan për tentativë vrasjeje pasi hapën zjarr ndaj Policisë së Shtetit, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “fyerje për shkak të detyrës” dhe “mosbindje të urdhrit të policisë”.

Prokurori Eugen Beci asokohe kërkoi shpalljen fajtor dhe dënoi me 21 vjet burg Artur Sutin, ndërsa për të vëllain e tij, Gentianin, 20 vjet burgim. Trupi gjykues, i kryesuar nga Klodian Kurushi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga organi i akuzës për vrasje në tentativë të policëve për vëllezërit Suti, duke i dënuar ata për veprat penale të “kanosjes”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, si dhe “armëmbajtje pa leje” duke e dënuar përfundimisht Arturin me 5 vite dhe Gentianin me 4 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin.

Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Read more:Ekskluzive/ “‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, TCH siguron detajet e vendimit

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.

Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Read more:Lamallari paralajmëron qytetarët: Zjarrvënia është krim, dënimet deri në 15 vite burg

Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:I riu nga Fieri u plagos në përplasjen me efektivët, policia greke: Alesio Xhelo i dënuar 73 vjet burg, u lirua në Shqipëri në 2025

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:43

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje! Viktima kishte humbur bashkëshorten shtatzënë (VIDEO)

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e një dite më parë në Laç, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Ilir Lika. Sipas burimeve, viktima dhe autori, Emiljan Suti kanë pasur një konflikt banal rreth një muaj më parë. Para disa muajsh i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila kishte qenë edhe shtatzënë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme autori dhe viktima janë parë në qendër të Laçit dhe dyshohet se kanë pasur një konflikt verbal mes tyre, për motive ende të paqarta. Sipas burimeve hetimore, një pistoletë është gjetur në vendngjarje dhe është dërguar për ekspertizë me qëllim identifikimin e personit që e posedonte. Hetuesit dyshojnë se arma mund t’i ketë qenë e viktimës, e cila, sipas pistës kryesore të hetimit, dyshohet se ishte paraqitur e armatosur në derën e banesës së autorit të dyshuar.

Ky dyshim mbështetet edhe në konfliktet e mëparshme mes palëve. Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte pasur përplasje të vazhdueshme me autorin e dyshuar. Ata jetonin në të njëjtën lagje në qytetin e Laçit.

Lexo edhe
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Tags: #Armë #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #artur suti #Atentat #Burg #emiljan suti #Ilir Gjini #Laç #Lezhe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)
  • ‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’- Plas sherri mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër! Dyshohet se gjatë konfliktit u përdorën edhe drurë
  • Zjarret/ 5 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, u ndërhy me 2 helikopterë! Në Vajkal të Bulqizës djegin sipërfaqe të mëdha me shkurre e dëllinja
Nga të njëjtat tag-e
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)
  • “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen
  • “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli
  • “Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”/ Berisha: Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje. E çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 40 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake…

• 6 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake…

• 6 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 40-vjeçari! Në gjendje të rëndë elektricisti (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by