Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ekskluzive/ “‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, TCH siguron detajet e vendimit
Aktualitet

Ekskluzive/ “‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, TCH siguron detajet e vendimit

• 16 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar me një vit burg në mungesë në vitin 2022 për përdorim celulari kur ishte në paraburgim e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia në Shqipëri.

Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020.

Irfan Azizi po ashtu i tha gjykatës së nëse do të ekstradohet ky veprim do të kishte një impakt shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët me të cilët ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

Read more:Nga majat e botës te aksidenti fatal! Kush ishte manjati kinez që humbi jetën në Shqipëri

Gjykata ka shprehur habi kur Irfan Azizi deklaroi se kishte paguar 5.000 euro për ta mbyllur këtë çështje gjë e cila ka shërbyer negativisht në bllokimin e ekstradimit.

Në vendimin e disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, gjyqtarja Annabel Pilling thotë se:

Read more:SPAK godet grup të strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, dy masa sigurie të ezekutuara

“Unë nuk konsideroj se mund të arrij në përfundimin se ndikimi mbi familjen tejkalon detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe respektin që duhet t’i tregohet dënimit të ligjshëm dhe vendimit të ligjshëm të shqiptuar nga një gjykatë në një shtet tjetër. Duke peshuar interesin e lartë publik që Mbretëria e Bashkuar të respektojë detyrimet e saj dhe kërkesën e bërë nga Irfan Azizi , si dhe faktin që ai korruptoi një gjyqtar me shpresën për ta mbyllur çështjen, kundrejt ndikimit mbi familjen e tij dhe jetën e tyre familjare, balanca anon qartë në favor të ekstradimit”.

Gjyqtarja britanike në pikën 73 të vendimit, nuk i jep peshë dhe nuk e pranoi kërkesën e Irfan Azizit se nëse ekstradohet do tentohet të vritet përsëri.

Read more:Juventusi arrin marrëveshje me Alisson

“Kam arritur në përfundimin se edhe nëse ka pasur një tentativë ndaj jetës të Irfan Azizit në nëntor 2020, e cila mund të mos jetë hetuar plotësisht nga policia në Shqipëri, ai e ka ekzagjeruar nivelin e kërcënimit me të cilin është përballur atëherë dhe që përballet tani. Nuk e besoj deklarimin e tij se ai kishte frikë për sigurinë e partneres dhe fëmijëve të tij. Ata jo vetëm që kanë mundur të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri pa të, por kanë qenë gjithashtu në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu bashkuar atij pa u bërë asnjë kërcënim. Pretendimi se policia i kishte thënë të “ikte” ishte një shtesë e vonshme në rrëfimin e tij për atë që kishte ndodhur, në përpjekje për të forcuar provat mbi çdo kërcënim që ai pretendon se ka përballur në Shqipëri”.

Gjyqtarja Pilling shprehet se duhet të rrëzoj kundërshtinë e të kërkuarit të drejtësisë shqiptare dhe ta çoj çështjen tek sekretarja e shtetit për ta firmosur nga ku e të theksohet se Azizi duhet të gëzoj të drejtën rigjykimit.

Read more:Daily Mail: Ish-mik i Talo Çelës, Irfan Azizi kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri: Duan të më vrasin! Flet për atentate ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Irfan Azizi thotë gjyqtarja britanike ka 14 ditë kohë nga data e vendimit për ta apeluar.

Por për momentin nuk mund të ekstradohet pa marrë përgjigje nga Home Office për kërkesën e azilit që ka bërë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anglia #Atentat #Burg #Elbasan #euro #Fëmijët #Gjykata #Irfan Azizi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Investimi 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, i turpshëm”/ Aktivistja: Shkollat dhe spitalet në gjendje skandaloze. SPAK-u të veprojë
  • Lubonja: Rama ka humbur shumë në mediat ndërkombëtare dhe kjo e ve në vështirësi. Krimi shqiptar i përhapur e Holandë e Gjermani
  • Policia hetim për “review” negative ndaj bizneseve/ Berisha: PD e dënon ashpër, cenon lirinë e fjalës dhe të mendimit. Do të kërkojmë hetim parlamentar
  • “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani
  • Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by