Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Daily Mail: Ish-mik i Talo Çelës, Irfan Azizi kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri: Duan të më vrasin! Flet për atentate ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve
Aktualitet

Daily Mail: Ish-mik i Talo Çelës, Irfan Azizi kërkon që të mos ekstradohet në Shqipëri: Duan të më vrasin! Flet për atentate ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

• 21 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Irfan Azizi, miku i ngushtë i Talo Çelës dhe Dorian Shkoza, i cili i ka shpëtuar atentatit të 29 nëntorit 2020 në Poshnjë të Beratit, vetëm falë bllokimit të automatikut që përdori atë natë, ushtari i Talo Çelës, Altin Kamami, i kërkon autoriteteve britanike të mos ekstradohet në Shqipëri.

Daily Mail në një shkrim ekskluziv zbulon detaje nga seanca gjyqësore ku Irfan Azizi kërkon të mos ekstradohet pasi nëse kthehet në Shqipëri “do të më vrasin dhe, për të mos ndodhur kjo, do të më duhet t’i vras unë ata, gjë që nuk dua ta bëj.”

Ai thotë se grupi kriminal që u përpoq ta vriste “kryen gjithashtu atentate për gjyqtarë dhe politikanë” dhe do të kërkonte hakmarrje nëse ai kthehet në Shqipëri.

Azizi po kërkon tani azil në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa më herët çifti është strehuar në një hotel të financuar nga taksapaguesit.

Artikulli i plotë i Daily Mail

‘Një kriminel shqiptar nuk duhet të kthehet për t’u përballur me drejtësinë, pasi atentatorët që më parë kanë tentuar ta vrasin do të rikthehen për “ta përfunduar punën”, u tha në gjykatë.

Irfan Azizi deklaroi gjatë seancës së ekstradimit se i shpëtoi për mrekulli jetës kur ndaj tij u qëllua “30 herë” gjatë një atentati në vitin 2020, çka e detyroi të largohej drejt Britanisë.

36-vjeçari tha se grupi kriminal që tentoi ta vriste“kryen edhe atentate për gjyqtarë dhe politikanë” dhe do të kërkonte hakmarrje nëse ai kthehet në Shqipëri.

Personi me precedentë të shumtë penalë po kërkon aktualisht azil në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me bashkëshorten, ndërsa më herët ata janë strehuar në një hotel të financuar nga taksapaguesit.

Dje, Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster dëgjoi se Azizi kërkohet në Shqipëri për të vuajtur një dënim me një vit burg, pasi është dënuar në mungesë për posedim të një telefoni celular gjatë qëndrimit në paraburgim për vepra të tjera.

Gjatë një debati të pazakontë, Azizi pranoi se kishte paguar gjyqtarin shqiptar për ta mbyllur çështjen dhe sugjeroi se kjo do të thotë se ai nuk është më person i kërkuar.

Të dhënat e gjykatave britanike tregojnë se Azizi dhe një tjetër shqiptar janë dënuar secili me nga gjashtë muaj burg në Gjykatën Croën të Sëindon në prill 2025, për përdorim të patentave gjermane false.

Azizi ka gjithashtu një histori të gjatë kriminale në Shqipëri, përfshirë përfshirjen në skema të lojërave të paligjshme të fatit.

Në shkurt 2019 ai u dënua me dy vite burg për vjedhje, ndërsa në qershor mori një tjetër dënim prej dy vitesh e tre muajsh për vjedhjen e një automjeti Mercedes-Benz B-Class.

Por vetëm pesë muaj më vonë ai ishte sërish i lirë.

Tentativa për vrasjen e tij ndodhi më 29 nëntor 2020. Ai tregoi se pa një automjet të ndalonte pranë një karburanti dhe një person i armatosur doli prej tij me një kallashnikov.

“Ata filluan të qëllonin ndaj meje, rreth 30 plumba,” tha ai në gjykatë. “Një plumb më goditi dorën, e cila u thye në 13 pjesë.”

Organizatori i atentatit është raportuar gjerësisht në mediat shqiptare si Talo Çela, një ish-mik i afërt i Azizit dhe aktualisht një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Çela dyshohet se ka lidhje me grupin kriminal Çopja, një furnizues i madh kokaine për Londrën.

Azizi, djali i një fermeri, tha se u largua nga Shqipëria me autobus pesë javë pas atentatit, duke mbërritur në Britani disa ditë më vonë.

Ai qëndroi fillimisht me miq dhe një kushëri, përpara se në shtator 2021 të zhvendosej në Sheffield, ku iu bashkua edhe bashkëshortja.

Azizi pretendoi se në Shqipëri kishte qenë një “biznesmen i pasur” me tre pika karburanti, lavazhe dhe një bar-kafe.

Por pasi bashkëshortja iu bashkua në Britani, çifti kërkoi azil duke pretenduar se kishin frikë nga persekutimi në vendin e tyre dhe u sistemuan në një hotel për azilkërkues në Ëiltshire, i financuar nga taksapaguesit.

Më pas ata u zhvendosën në banesën aktuale në Taunton bashkë me katër fëmijët e tyre, të cilët marrin mbështetje të specializuar nga autoritetet lokale.

Azizi deklaroi në gjykatë se kishte paguar për të mbyllur çështjen e telefonit, por këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

“Kjo është metoda: paguan para për ta mbyllur çështjen. Nuk kam mashtruar, kam korruptuar. Nëse ka një dënim me burg dhe do që të hiqet, paguan,” tha ai.

Azizi insistoi se do të bashkëpunonte me hetimin për atentatin ndaj tij dhe do të kthehej në Shqipëri për të dëshmuar, por vetëm nëse autori kryesor arrestohet dhe akuzohet.

Ai tha se kishte dhënë tashmë një deklaratë të plotë për prokurorët shqiptarë.

Gjatë marrjes në pyetje, Mr Ball tha se Azizi po e ekzagjeronte fuqinë e grupit kriminal që tentoi ta vriste, duke theksuar se ai nuk kishte marrë asnjë kërcënim gjatë pesë viteve në Britani.

Ai shtoi gjithashtu se bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij nuk ishin kërcënuar gjatë kohës që jetonin në Shqipëri, përpara se t’i bashkoheshin në Britani në shtator 2021.

“Nëse mendon se ky grup është kaq i fuqishëm, pse nuk je kërcënuar që atëherë?” u pyet ai.

“Ti thua se ata kanë fuqinë të vrasin njerëz ndërkombëtarisht, megjithatë nuk ka asnjë provë që të kenë bërë ndonjë kërcënim ndaj teje, apo jo?”

Azizi u përgjigj: “Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Ministrin e Brendshëm. Unë kam prova”

Ata nuk të paralajmërojnë kur do të të vrasin, thjesht vijnë për ty. Edhe herën e parë që erdhën të më qëllonin, nuk më paralajmëruan.

Mund të shkoj të jap dëshmi, por kam frikë për familjen dhe gruan time.

Nëse shkoj në Shqipëri, do të më vrasin dhe, për të mos ndodhur kjo, do të më duhet t’i vras unë ata, gjë që nuk dua ta bëj.”

Gjykata dëgjoi se ekstradimi do të kishte pasoja shkatërruese për bashkëshorten e Azizit, por pala tjetër argumentoi se ata gjithsesi rrezikojnë dëbimin nëse kërkesa për azil refuzohet./Daily Mail

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Arti #Berat #Daily Mail #Irfan Azizi #karburant #Mbreteria e Bashkuar #Politika #talo cela

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Berat/ Punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor pa licensa, vihen në arrest shtëpie 4 persona, 7 ‘detyrim paraqitje’! Sekuestrohen mbi 215 mijë euro
  • Turisti gjerman në protestën kundër Ramës: Politika dhe korrupsioni po boshatisin Shqipërinë
  • 39 ditë revoltë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit! Marjana Koçeku për Euractiv: Brukseli të mos e trajtojë më Edi Ramën si zërin e vetëm evropian të Shqipërisë
  • Aksidenti i minibusit në Durrës-Tiranë/ U rikthye mrekullisht në jetë, 8-vjeçarit i amputohet këmba prej lëndimeve të rënda! Familja apel për ndihmë
  • Përmbysja e minibusit të linjës Berat-Tiranë, nënë e bijë dërgohen në Greqi për t’u trajtuar! Familjarët hapin edhe GoFundMe për ndihmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by