Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë (VIDEO)

• 5 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Flakët vijojnë të përpijnë kodrat e Frakullës në Fier, ku një masiv i tërë me pisha është përfshirë nga zjarri. Që prej orëve të para të mëngjesit, në zonë po zhvillohet një operacion i madh për shuarjen e vatrës, me 90 trupa tokësore dhe avionë “Air Tractor” që ndërhyjnë nga ajri.

Pas panikut të djeshëm, lajmi i mirë është se të gjithë banorët e evakuuar janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke përfshirë 4 personat që morën ndihmë në spital për asfiksimin nga tymi.

Por nëse në Frakull po luftohet ende me flakët, zjarri ka shkretuar tokat në 5 fshatra të tjerë, Fermë-Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël dhe Zhupan.

Read more:Fier/ S’ka treg për shalqiri, prodhimi mbetet në ara në zonën e Frakullës

Në Levan, bilanci është më i rëndë. Është djegur një banese dhe një stalle bagëtish por u shpëtuan lopët. Ka dëme të konsiderueshme si në ushqimin për blegtorinë ashtu dhe në veglat e punës.

Dhjetëra hektarë me ullinj e peme frutore janë shkrumbuar….

Policia e Shtetit ende nuk ka identifikuar autorin e zjarrit masiv qe preku 6 fshatra, por tha se ka arrestuar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në zona të tjera të Fierit.

Read more:Zjarri shkrumbon 6 fshatra në Fier, digjen banesa e biznese! 3 të asfiksuar, rrezikohet edhe karburanti! Ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë dhe 1 avion

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 25 janë shuar plotësisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:44

Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim

1788615726_zjarrnlezh.jpg

Zjarri që përfshiu fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej në Lezhë, ka lënë pas dëme të shumta në banesa, bujqësi dhe blegtori. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e zonës, të cilët kanë humbur banesat dhe një pjesë të pasurisë së tyre.

Banorët kërkojnë që dëmet e shkaktuara nga zjarri të vlerësohen sa më shpejt dhe të marrin kompensimin përkatës. Sipas tyre, flakët kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të mundit dhe pasurisë së krijuar ndër vite.

Read more:Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)

Pas përmirësimit të situatës dhe shuarjes së vatrave të zjarrit, Bashkia Lezhë ka nisur verifikimin në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Deri tani raportohet për 10 banesa të djegura, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në tokat bujqësore, bagëti dhe ambiente të përdorura për blegtori. Procesi i verifikimit pritet të përcaktojë edhe më qartë përmasat e dëmeve dhe nevojat e familjeve të prekura nga zjarri.

Lexo edhe
Kronikë

PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)

Tags: #bagëti #Banesa #banese #Banorët #Fier #frakull #helikopter #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)

  • Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Pogradeci ka jo vetëm liqenin
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
  • Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)
  • PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Udhëtimi i Berishës në SHBA pozitiv, por PD-ja mbetet peng i së shkuarës”/ Salianji: Rama ka humbur mbështetjen, qytetarët presin ndryshimin e opozitës për të larguar kryeministrin 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Himara kaloi një natë tmerri, mbrëmjen e 4 shtatorit. Flakët nisën në kodër, pranë zonës së Bypassit, por…

• 2 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Zjarret, 11 vatra aktive në vend! Pas ndërhyrhjes me helikopter dhe 2 avionë vihen në kontroll flakët në Frakull të Fierit(VIDEO)

Pas disa orësh në luftë me flakët zjarri nëFrakull të Fierit është vënë nën kontroll. Që prej orëve…

• 14 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

PAMJET ME DRON/ Himara pas natës së tmerrit, toka e shkrumbuar deri pranë detit! 6 shtëpi të djegura, banorët: Ikëm nga banesat, turistët me valixhe në duar

Himara kaloi një natë tmerri, mbrëmjen e 4 shtatorit. Flakët nisën në kodër, pranë zonës së Bypassit, por…

• 14 orë më parë • 14 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by