Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së
Politikë

Vizita e Berishës në SHBA, Ermal Hasimja: Fitore personale, por nuk zgjidh problemet e PD-së

• 5 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja e ka cilësuar vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një fitore personale të liderit të Partisë Demokratike, por jo një zhvillim që sipas tij mund të ndryshojë në mënyrë vendimtare perceptimin e elektoratit ndaj opozitës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24, Hasimja tha se çështja e rikthimit të Berishës në SHBA ka një rëndësi të veçantë për të personalisht dhe për mbështetësit e tij.

Read more:Berisha në SHBA më 9 shtator, kreu i PD: Do të marr pjesë në konferencën e Partisë Republikane në Teksas. Ftesë edhe nga një institut amerikan…

“Unë mendoj që vizita e Berishës në Amerikë është një fitore personale e tij”, u shpreh ai.

Read more:“Lironi shqipet”/ Dita e 97 e protestës nis para Gjykatës Penale, vendoset masa e sigurisë për të arrestuarit, qytetarët: Nuk na intimidoni dot!

Megjithatë, sipas Hasimjës, kjo vizitë nuk adreson problemet kryesore që kanë krijuar mosbesim ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi. Ai argumentoi se shqetësimet e shqiptarëve nuk lidhen në mënyrë dominuese me statusin e Berishës, por me probleme të tjera të opozitës, si mungesa e besueshmërisë, pamundësia për të frymëzuar qytetarët dhe dobësitë në organizimin e strukturave. “Unë mendoj që vizita e Berishës në Amerikë është një fitore personale e tij.
Mendoj që për aq sa e njoh unë qoftë direkt qoftë për shkak të punës që kam bërë para 20 vjetësh si ish-këshilltar i tij ose dhe për shkak të televizionit më tepër e mendoj që në mentalitetin në mendësi në mënyrën se si funksionon kjo çështja e vendosjes së nderit në vend është një çështje shumë e rëndësishme për atë personalisht është e rëndësishme natyrisht edhe për berishistët brenda PD-së, të gjithë ata që janë mbështetës fanatikë të të Berishës. A i hyn kjo në punë një gjë Partisë Demokratike? Me thënë të vërtetën nuk mendoj. Domethënë patjetër që hyn në punë, por nuk mendoj që kjo do të jetë një faktor determinant, vendimtar, i cili do të ndryshojë qasjen e elektoratit ndaj Partisë Demokratike. Sepse po të shohësh shqetësimet e shqiptarëve sot nuk del me ndonjë vend, nuk figuron me ndonjë vend çështja e nongratës së Berishës. Madje dhe në raport me po të shikosh edhe arsyet të analizosh gjatë gjithë këtyre viteve, pesë viteve të fundit të paktën që është marrë nongrata. Po të analizosh arsyet pse njerëzit janë mosbesues ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësie, por në rastin konkret sidomos ndaj Partisë Demokratike nuk kanë lidhje me nongratën e Berishës. Kanë lidhje me probleme të tjera, me faktin që PD nuk arrin dot të bëhet e besueshme, frymëzuese për njerëzit, nuk arrin dot të ndërtojë struktura që të jenë të mobilizuara, funksionale, efikase. Domethënë dhe këto probleme nuk i zgjidh vizita e Berishës në në Shtetet e Bashkuara.”, tha ai.

Read more:“Përtej oqeanit”/ Sali Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët e Amerikës e presin në aeroport (VIDEO)

Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Hasimja tha se interesat amerikane në Shqipëri janë kryesisht strategjike dhe lidhen me stabilitetin, funksionimin e demokracisë, anëtarësimin e vendit në NATO dhe luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës. Sipas tij, SHBA-të nuk kanë një interes ekonomik të jashtëzakonshëm në Shqipëri, por vendi ka rëndësi në kuadër të politikës amerikane në rajon dhe të aleancës euroatlantike. Hasimja theksoi gjithashtu se lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar është kthyer në një çështje me rëndësi për sigurinë kombëtare amerikane, ndaj edhe Shqipëria mbetet nën vëmendjen e Washingtonit në këtë drejtim.

Read more:“Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen

Lexo edhe
Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Politikë

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë

Tags: #jetë #Kryesore #Nato #Para #Rajon #Shba #Shba-të #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë
  • Vajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Mbështes protestat në Shqipëri, qytetarët po ngrenë zërin!
  • Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
  • “S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK
Nga të njëjtat tag-e
  • Vizita e Sali Berishës në SHBA – Ndryshon vendi i takimit me komunitetin shqiptar, ja ku do të mbahet aktiviteti
  • “S’na duhen ‘koka turku’, por pasuritë e sekuestruara!”/ A do të rëndohet pozita e Ballukut? Artan Hoxha: Ka rrethana të tjera që Rama mbron Ballukun. Ja çfarë pritet të bëjë SPAK
  • “Nga dy kulla 100 mln euro te lulishte në mes të Tiranës”/ Artan Hoxha “zbërthen” planin: Ja çfarë fshihet pas takimit në Aruba
  • Vizita historike e Nënë Terezës në Pukë, flasin njerëzit që e takuan 34 vite më parë: Na la amanet të ndërtojmë jo vetëm kishën por dhe xhaminë
  • Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’ 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te protesta…

• 32 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Hasimja: Protesta e ka arritur qëllimin, “shkollë vere demokracie” për të rinjtë

Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar vijimësinë e protestës opozitare dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare,…

• 32 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Vajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada: Mbështes protestat në Shqipëri, qytetarët po ngrenë zërin!

Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin…

• 32 minuta më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by