Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Euro e lirë, miliarda kursime. Vetëm nga importet me BE-në, efekti i kursit llogaritet në rreth 2.9 miliardë euro
Ekonomi

Euro e lirë, miliarda kursime. Vetëm nga importet me BE-në, efekti i kursit llogaritet në rreth 2.9 miliardë euro

• 5 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rënia e euros dhe forcimi i lekut gjatë viteve të fundit nuk është përkthyer vetëm në një kurs më të favorshëm këmbimi. Për bizneset që importojnë mallra nga Europa si dhe e gjithë bota, kjo ka nënkuptuar një kosto më të ulët dhe fitime më të larta.

Nëse analizojmë të dhënat e tregtisë së jashtme për periudhën 2022 deri në korrik të këtij viti vihet re se efekti potencial është i konsiderueshëm, I cili arrin deri në 5.7 miliardë euro ndërsa për mallrat vetëm nga Europa importuesit kanë siguruar një kursim potencial si pasojë e efektit të kursit të këmbimit në 2.9 mld euro në pothuajse 5 vite.

Nëse marrim vlerën e importeve të raportuara në lekë, të konvertuar në euro me kursin mesatar të secilit vit dhe më pas të llogarisim sa do të kushtonte i njëjti volum importesh nëse euro do të kishte qëndruar në nivelin e vitit 2022. Na rezulton se sa më shumë është forcuar leku, aq më e madhe është dhe diferenca.

Read more:Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë

Referuar vitit aktual kursi I këmbimit ka rënë me 23.63 lekë për euro krahasuar me vitin 2022. Teksa importet total 7 mujori 2026 arritën në 5.6 mld euro, me rënien e kursit përkthehet në 132.6 mld lekë të kursyera për importuesit apo rreth 1.1 mld euro.

Referuar 5 viteve të fundit kursimi potencial arrin në 568 miliardë lekësh ose rreth 5.7 miliardë euro nëse llogaritim të gjitha importet .

Por kjo është skema maksimale. Për një vlerësim më të përqendruar analizën e kufizojmë tek llogaritja e importeve nga Bashkimi Europian të cilat përbëjnë mbi gjysmën e tregtisë së Shqipërisë.

Read more:Zigur Çelaj, tekniku i televizorëve që nuk heq dorë nga profesioni: Nuk ka punë të suksesshme nëse nuk e dashuron

Edhe këtu shifra mbetet e madhe rreth 286 miliardë lekë, ose afërsisht 2.9 miliardë euro kursim potencial, nga viti 2023 deri në korrik 2026.

Në teori një importues që blen një produkt 100 euro sot, paguan shumë më pak lekë sesa do të paguante për të njëjtin produkt kur euro ishte në nivelet e vitit 2022.

Megjithatë as 568 miliardë lekët dhe as 286 miliardë lekët nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht fitimin neto të importuesve. Ato tregojnë kursimin potencial në koston e importeve nga ndryshimi i kursit të këmbimit ndërsa përfitimi real i kompanive varet nga monedha e kontratave, rritja e çmimeve të mallrave, kostot e transportit dhe energjisë.

Read more:Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

Por për ne konsumatorët, a është reflektuar ky përfitim në çmimet që paguajmë?

Nëse kostoja e blerjes në lekë është ulur ndjeshëm për një pjesë të importeve, pritshmëria do të ishte që të paktën një pjesë e këtij efekti të shfaqej edhe në çmimet në treg.

Lexo edhe
Ekonomi

Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit, banesat vijojnë të mbeten të shtrenjta

Ekonomi

“Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi

Tags: #Bashkimi Europian #Bizneset #bota #euro #Europa #importet #Kursimi #leku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit, banesat vijojnë të mbeten të shtrenjta
  • “Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi
  • Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë
  • Shqipëria pret uljen e çmimeve! Price Watch kërkon kohë, në Greqi 1.600 produkte shiten deri në 30% më lirë
  • Çfarë prone mund të blesh me buxhete të ndryshme në Tiranë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kjo javë” nis sezonin e ri! “Në çdo cep, një polic që i shkrepte një foto!”, Artan Hoxha flet për arrestim me regji të Ergys Agasit: Iu hoq “imuniteti” nga ata lart të politikës për t’i mbyllur gojën!
  • “Nga dy kulla 100 mln euro te lulishte në mes të Tiranës”/ Artan Hoxha “zbërthen” planin: Ja çfarë fshihet pas takimit në Aruba
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
  • 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve
  • Ambasadori Meidani mesazh të fortë nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protestojmë për lirinë, Shqipëria është mbytur në llum”/ Protestuesja: Rama të kuptojë, dorëheqja e tij duhet të jetë një minutë dhe më parë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor 5 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Pagat rrisin koston e ndërtimit, por jo të materialit, banesat vijojnë të mbeten të shtrenjta

Ndërtimi i një banese po kushton më shumë, por këtë herë nuk janë tullat, çimentoja apo hekuri që…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

“Pagat nuk janë bllokuar”/ Ministria e Financave: KLGJ dhe KLP të sjellin listëpagesat me metodologjinë në fuqi

Pas interesimit të Top Channel Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me kërkesën për zhbllokimin e pagave…

• 24 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Shërbime pa barriera për PAK/Bankat dhe platformat online me rregulla të reja, gjoba deri në 5 mln lekë

Bankat, shërbimet online dhe tregtia elektronike do të përballen me detyrime të reja për aksesueshmërinë. Projektligji i ri…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by