Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kjo javë” nis sezonin e ri! “Në çdo cep, një polic që i shkrepte një foto!”, Artan Hoxha flet për arrestim me regji të Ergys Agasit: Iu hoq “imuniteti” nga ata lart të politikës për t’i mbyllur gojën!
Politikë

“Kjo javë” nis sezonin e ri! “Në çdo cep, një polic që i shkrepte një foto!”, Artan Hoxha flet për arrestim me regji të Ergys Agasit: Iu hoq “imuniteti” nga ata lart të politikës për t’i mbyllur gojën!

• 5 Shtator, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Kjo Javë” rikthehet në ekran këtë shtator me sezonin e ri, duke sjellë në fokus personazhet, zhvillimet dhe historitë që kanë dominuar aktualitetin shqiptar. Gazetarja dhe moderatorja e emisionit, Nisida Tufa ka zgjedhur për këtë nisje një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës në vend, Artan Hoxhën, me të cilin është diskutuar një prej ngjarjeve që ka ngjallur më shumë debat ditët e fundit; arrestimi i Ergys Agasit.

Me tone të forta, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi dhe mbi arsyet që, sipas tij, çuan në ndalimin e Agasit pas një periudhe të gjatë.

Sipas gazetarit, arrestimi i Agasit nuk duhet parë thjesht si një çështje e SPAK-ut, pasi, në këndvështrimin e tij, nëse do të ishte një objektiv i drejtpërdrejtë i strukturës së posaçme, arrestimi do të ishte kryer shumë më herët. Ai u ndal te mënyra e kapjes së Agasit, duke e cilësuar si një prej elementëve që, sipas tij, ngre më shumë pikëpyetje.

Read more:“Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…

Hoxha e krahasoi këtë arrestim me atë të ish-presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se në atë rast, sipas tij, pati një operacion të posaçëm dhe një organizim më të gjerë. Por ajo që e ka bërë veçanërisht të veçantë arrestimin e Agasit, sipas Hoxhës, është dokumentimi i tij. Hoxha tha se lëvizjet e Agasit tregonin, sipas tij, se ai nuk sillej si një person që ishte në arrati apo që i trembej arrestimit. Sipas gazetarit, Agasi nuk duhet të kategorizohet si një personazh tipik i botës së krimit.

Ai e zhvendosi fokusin nga bota e krimit drejt marrëdhënieve mes pushtetit dhe personave që, sipas tij, kanë vepruar pranë tij. Gazetari hodhi akuza të drejtpërdrejta politike, duke e lidhur fuqinë që, sipas tij, kishte Agasi me nivele të larta të pushtetit, deri te kryeministrit Rama. Hoxha u shpreh skeptik për mundësinë që Agasi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Read more:U kap në makinë me Ergys Agasin, ish-efektivi Shpataraku sot në GJKKO! I sekuestrohet arsenali me pistoleta e shotgun, i hiqet leja e armës

“Në fakt nuk është çështje e SPAK-ut arrestimi i Ergys Agasit. Po të ishte çështje SPAK-u, e kishin arrestuar që vitin e kaluar në dhjetor. Pra, është një arrestim që ndodhi pas 10 muajsh dhe ndodhi pas 10 muajsh, jo se Ergys Agasi ishte njeri që ata nuk e gjenin dot se ku ishte fshehur. Por pas 10 muajsh iu hoq imuniteti Ergys Agasit dhe u la i zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit, Nazmi Bakalli. Është një polic i Shqiponjave që quhet Cenc Gashi. Pra, një personazh kaq i madh, me këtë aureolë, me gjithë këto lidhje, me gjithë këtë pushtet, nuk e kapin dy policë të grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit. Pra, kjo është gjëja, ajo që kërcet. Regjisori do të ishte munduar ta bënte një çikë më interesante. Ju e kujtoni arrestimin e presidentit Meta. Meta nuk ishte person në kërkim, nuk ishte i fshehur drejtësisë. Por i çuan skuadrën e Posaçme Operacionale. U vendos kamera në pozicion. Pra, pati një regji më interesante. Kurse në rastin konkret kjo gjë nuk ndodhi. Madje mund të jetë arrestimi më i filmuar dhe më i dokumentuar në Shqipëri, sepse në çdo cep, në çdo moment ku ai ishte filmuar, ishte një polic që i shkrepte një foto.

Po polici që më parë s’guxon as t’ia përmendin emrin. Jo më ta ndalonin në rrugë. Pra, si ndodhi kjo?! Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment që nuk do ta preknin? Sepse kjo nuk ishte thjesht një çështje SPAK-u. Ai iku nga Tirana në Elbasan. Nuk ndoqi rrugën e autostradës, por krahun tjetër. Pra, qëndrimi i tij ka që sa herë kemi folur ne bashkë vitin e kaluar. Kam thënë ndonjëherë unë që ka ikur jashtë shtetit.

Read more:Po udhëtonte drejt Anglisë me gruan dhe 4 fëmijët e mitur, kapet në Rinas me pistoletë në bagazh, arrestohet 42-vjeçari: Harrova që e kisha në çantë! (EMRI)

Ergys Agasi nuk ishte një njeri, domethënë, që mund ta kapte grupi i gatshëm. Agasi nuk është njeri që vinte nga bota e krimit, nuk ishte një gangster tipik. Ishte njeri që dikush ia delegoi pushtetin dhe ai pastaj, me atë pushtet aq të madh që iu delegua, bëri atë që bëri, por na ka bërë një shërbim shumë të madh, përveç dëmit të madh që ka bërë. Pasojat e tij do t’i shikonim.

Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment që nuk do ta preknin? Sepse kjo nuk ishte thjesht një çështje SPAK-u dhe, pra, këto zëra që thonin që qarkullonte gjithë kohës në Durrës janë të vërteta. Pra, qëndrimi i tij ka që sa herë kemi folur ne bashkë vitin e kaluar. Kam thënë ndonjëherë unë që ka ikur jashtë shtetit.

Read more:10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

E vërtetë, kam thënë gjithë kohës që jo thjesht në Durrës, ishte në Tiranë dhe atë ditë, edhe pse është në Elbasan, ai në fakt ka ikur nga Tirana në Elbasan, nuk ka ndjekur rrugën e autostradës për në Durrës. Po ka ndjekur rrugën nga krahu i Elbasanit. Pse e di ai? Pra, Ergys Agasi nuk ishte një njeri, domethënë, që mund ta kapte grupi i gatshëm. Nuk mund të ekzistonte kjo mundësi për Agasin. Ai nuk është njeri që vinte nga bota e krimit, nuk ishte një gangster tipik.

Ishte njeri që dikush ia delegoi pushtetin dhe ai pastaj, me atë pushtet aq të madh që iu delegua, bëri atë që bëri, por na ka bërë një shërbim shumë të madh, përveç dëmit të madh që ka bërë. Pasojat e tij do t’i shikonim. Akoma nuk janë, nuk kanë shkuar te premtimet që ka bërë, jo premtimin që ka bërë për prokurorinë, se çështja penale për mua është e mbyllur. Për Ergys Agasin mbaron këtu, mund t’i shtohet ndonjë akuzë rrugës, do dënohet, se ai s’ka as vrasje mbi shpinë, as trafik narkotikësh. Mund të shkojë dënimi 10 vjet, me gjykim të shkurtuar shkon shtatë vjet, me kohë paraburgimi ajo shkon nja katër vjet, me 2/3-ën e asaj as dy vjet e gjysmë burg.

Read more:Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan

Jo, po drejtori i krimeve, jo drejtori i përgjithshëm. Ku ishin drejtorët atë ditë? E kapi Ceni, e mori shpërblimin, po i kanë dhënë. Shumë njerëz të pushtetit atë ditë kanë marrë frymë lirisht, i kanë vënë drynin një gjëje, tani e kanë të sigurt. Ndaj këmbëngulën se ishte: arrestim, arrestim. Por ne kemi Forcën Operacionale, FAST, për personat në kërkim, RENEA, FNSH. Ti je njeriu që ke emëruar tërë dynjanë dhe sot po të ndjekin. Ai që emëronte dhe merrej me tendera, sot e kapi Ceni! Ne s’e hamë sapunin për djathë. Ai nuk ishte problem për botën e nëndheshme të krimit, por për pushtetin. Agasi nuk ka dokumentuar çfarë kanë bërë grupet kriminale, por çfarë ka bërë pushteti me ata poshtë. Ai kërcënonte lart, se pamë se si funksiononte me tenderat, me shishet e verës. Ai ishte pas kryeministrit, jo banditit. Ai vinte nga një familje intelektuale. Kush ia delegoi këtë pushtet? Kryeministri. Kush ia shkriu imunitetin? Kryeministri.

Sapo u kap, njoftimi fillestar ishte që do të shkonte në burgun e Durrësit, por e kthyen në Qafë-Kashar. Këtë s’e di pse e kthyen, çfarë ndodhi për Bradasheshin. Nuk shpresoj që Agasi të flasë më. Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja. Do të marrë përsipër këto akuza që ka, do t’i shtohet ndonjë gjë rrugës. Por kaq! Ata mund ta kenë futur te rrëmbimet, por jo krime të rënda deri në këto momente. Akuzat mund t’i ketë më të lehta se unë! Gjithë ky Gysi i madh ka këto akuza. Më pas qitën fotot dhe videot. Agasi këto kohë ka ndenjur në Tiranë, sa është lodhur! Po të ishte i shqetësuar, s’do të dilte. Kur del një njeri i tillë që është kaq i përfolur, del kur ka siguri. Atje sipër është marrë vendimi: “Ore, mos po flet ky?!” Agasi do të ishte interesant si arrestim, nëse në pushtet do të ishte një parti tjetër dhe kjo tani. Aty ai mund të fliste dhe të bashkëpunonte me hetimet. Por çfarë i intereson atij që të flasë? Nëse ai flet, rëndon veten e vet. Ai nuk ka ardhur nga bota e krimit. Balancat i janë prishur me kohë. Koordinatori i ri në majin e kaluar nuk ishte më Agasi. Në këto momente ku jemi, kjo që ndodhi me Gysin ishte për të qetësuar ata lart në majë të pushtetit. Me Gysin brenda, s’flet më njeri. I vetmi njeri që cicëron është në Lugano, Ben Ahmetaj. Ata që janë brenda, nuk flasin më! Nuk kanë më mundësi të flasin. Kë do të denoncojnë? Ata që kanë në dorë fijet?!”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Tags: #Arrestim #Arrestimit #Artan Hoxha #bota #Burg #Durres #Elbasan #ergys agasi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
Nga të njëjtat tag-e
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 2 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin