Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)
Kronikë

Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)

• 7 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri vijon edhe në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit, ndërsa në Bërdicë nuk paraqet rrezik për banesat.

Mbeten edhe vatrat në Lezhë, konkretisht në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet ku janë angazhuar edhe 2 helikopterë, por s’paraqet rrezik për banesat.

Në Tiranë vijojnë zjarret në Malin e Dajtit, Kryezi të Kavajës dhe Selitë e Malit. Në Dajt janë angazhuar 82 efektivë dhe 1 helikopter i FA, ndërsa në Kryezi është përdorur edhe 1 avion Air Tractor.

Vatra të tjera janë në Dibër: Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë , si dhe në Vokopolë të Beratit.

14 vatra zjarri mbeten aktive nga bilanci i 24 orëve të fundit.

Read more:Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:49

Zjarri në Shkodër, prefektja Duda: Vatra ndodhet në terren malor, s’ka rrezik për banesat (VIDEO)

Orët e vona të pasdites të së dielës ishin sfiduese për zjarrfikësit që po shuanin flakët në Bardhaj-Myselimaj të Shkodrës. Prefektja Holta Duda thotë se ndërhyrja vijon edhe sot, në një terren të vështirë, por situata është më e qetë dhe nuk ka rrezik për banesat.

“Është një terren shumë i vështirë për t’u aksesuar që vihet në mënyrë të koordinuar u pasi ulet intensiteti i vatrave me ndërhyrje nga ajri, ndërhyhet nga toka për të minimizuar dëmet dhe izoluar banesat. Në këtë moment situata paraqitet pak më e qetë. Vatra e zjarrit ka shtrirje, por në terren malor. Për banesat është evituar rreziku dhe janë nën orientim të afërt të efektivëve zjarrfikës”, thotë Duda.

Edhe në Tërbun që disa javë më parë flakët dogjën masivë pyjorë, po vijon operacioni për izolimin e vatrës.

“Një situatë mjaft problematike paraqitet edhe njëherë në zonën e Tërbunit, një fshat më poshtë nga ku kishim situatën e disa javëve më parë. Gjithë forcat operacionale vendore janë angazhuar dhe po ndërhyjnë në një terren të vështirë”, shprehet Duda.

Read more:Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut

Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorë e vullnetarë që po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

Ora 10:11

Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas. Për zjarrin në grykëderdhjen e lumit Seman që përfshiu bimësi e pyje në zonë të mbrojtur, është arrestuar një 25-vjeçar. Një 60-vjeçar në Eskaj u vu në pranga pasi kishte ndezur zjarr qëllimisht në tokën që kishte marrë me qira.

Për dy të moshuar të moshave 71 dhe 77 vjeç, policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për zjarret e ndezura në tokat e tyre, përkatësisht në Varibop të Fierit dhe Çërrilë të Mallakastrës.

Për piromanët ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzon punën e autoriteteve dhe garanton se Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje.

Read more:Zjarret/ Flakët dalin jashtë kontrollit në Tërbun të Pukës, digjet një banesë! Rrezikohet ‘kurora’ e qytetit! Problematike edhe vatrat në Fier

“Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje. Kujdesi i secilit prej nesh është mbrojtje për të gjithë”, shkruan Lamallari.

Njoftimi i plotë:

Fier/Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë

Procedohen penalisht dy shtetas të tjerë për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, në Varibop dhe Mallakastër

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, në vijim të punës dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e zjarrvënieve, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, kanë intensifikuar monitorimin e territorit.

Read more:Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte (VIDEO)

Si rezultat i monitorimit, u konstatuan duke vënë zjarre dhe u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:

-Në fshatin Eskaj, Lushnjë, shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij;

-Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.

Read more:Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook!

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Në mënyrë të veçantë, Policia apelon për banorët që djegin mbetje bujqësore apo kryejnë pastrimin e tokave dhe territoreve nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)

Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Tags: #avion #Banorët #Besfort Lamallari #dajt #Diber #Divjakë #Fier #Shkoder #Tirane #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)
  • Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar
  • E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)
  • Fier/ Ndezi zjarr në grykëderdhjen e lumit Seman, pranga të riut! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar
  • Aksident në Levan-Tepelenë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t! Plagosen shoferi tjetër dhe 3 pasagjerë (EMRI + VIDEO)
  • Si kurrë më parë! Sot dita e 100 e rezistencës, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi
  • Tiranë/ Plagoset me mjet prerës 26-vjeçari gjatë sherrit në zonën e ish-Parkut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 22 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Titaniku s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg”/ Rama në forumin “Inteligjenca e Botës”: Nuk ka vend për Shqipërinë në BE nëse Unioni nuk ndryshon 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, kërkesë e panegociueshme”, pas fjalimeve te Kryeministria protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës 4 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret/ 4 helikopterë në Bardhaj-Myselim të Shkodrës dhe në Kalivaç-Zimaj të Lezhës, aktive vatrat në Tiranë e Dibër (VIDEO)

2 helikopterë dhe 71 efektivë janë angazhuar në vatrën e zjarrit në Bardhaj-Myselim të Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesi i së hënës ka nisur me rrugë të përgjakura dhe një bilanc prej 2 viktimash e 9…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesi i së hënës ka nisur me rrugë të përgjakura dhe një bilanc prej 2 viktimash e 9…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by