Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SHBA-të tepër e interesuar për çfarë ndodh në Shqipëri”/ Këshilltari strategjik amerikan përcjell mesazhin e kongresmenit amerikan: Zoti e bekoftë Shqipërinë
Politikë

“SHBA-të tepër e interesuar për çfarë ndodh në Shqipëri”/ Këshilltari strategjik amerikan përcjell mesazhin e kongresmenit amerikan: Zoti e bekoftë Shqipërinë

• 7 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilltari strategjik amerikan Mark J. Finlay, ka folur për rolin dhe interesin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për News24, ai nënvizoi se Uashingtoni e konsideron rajonin të rëndësishëm dhe vijon të jetë i angazhuar në çështjet që lidhen me paqen, stabilitetin dhe forcimin e institucioneve demokratike. Finlay tha se vëmendja amerikane nuk kufizohet vetëm te politika e jashtme, pasi sipas tij edhe në Kongresin amerikan ka përfaqësues që ndjekin nga afër zhvillimet shqiptare. Ai solli si shembull komunikimin e fundit me një kongresmen amerikan, duke theksuar se mesazhi i marrë prej tij ishte një shprehje mbështetjeje dhe inkurajimi për Shqipërinë.

Read more:Sulmet amerikane ndaj Iranit, Teherani kërcënon me goditje më të ashpra: Nëse na shënjestroni sërish…

“SHBA është shumë e interesuar në këtë vend, shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor. Është e përfshirë në procesin e paqes dhe në zhvillimin demokratik të shoqërisë. Unë mendoj se ka anëtarë të Kongresit që janë veçanërisht të ndërgjegjshëm dhe ka një interes të madh se çfarë po ndodh në Shqipëri. Madje po diskutoja me një nga kongresmenët, që jam në Shqipëri dhe m’u përgjigj sot në mëngjes: Zoti e bekoftë Shqipërinë. Faleminderit për punën tuaj, inkurajoni miqtë tanë”, deklaroi Mark J. Finlay për News24.

Duke u ndalur te rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Finlay theksoi se anëtarësimi kërkon përmbushjen e kritereve dhe avancimin konkret të reformave. Sipas tij, procesi i integrimit duhet të vijojë pa hapa pas, ndërsa rezultatet duhet të jenë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Ai veçoi veçanërisht luftën kundër korrupsionit, funksionimin e drejtësisë dhe krijimin e mundësive më të mira për qytetarët si fusha ku pritet progres.

Read more:Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika (VIDEO)

“Shqipëria do të kalojë në një proces të hapjes dhe mbylljes së negociatave. Njerëzit në Shqipëri duan të shohin përmirësim në çështje si korrupsioni, drejtësi dhe mundësi. Mendoj se një proces tërësor është i lirë dhe nuk dua të shoh Shqipërinë që të ecë prapa sa i takon afateve për tu bërë një anëtar i plotë, por progresi duhet bërë”, tha ai.

Read more:Debati për konsullatën serbe në Shkodër/ Reagon Ministria e Jashtme: Prioritet prania shqiptare në Luginën e Preshevës. Nuk kërkojmë barazi mes palëve, por reciprocitet

Finlay nënvizoi kështu rëndësinë e vijimit të reformave dhe rezultateve konkrete, duke e lidhur përparimin e Shqipërisë drejt BE-së jo vetëm me përmbushjen formale të kushteve, por edhe me përmirësimin e situatës për qytetarët.

Lexo edhe
Politikë

“Rama, krimineli më i rrezikshëm në Europë”, protestuesi: Burrat po i fut në burgje e gratë e fëmijët qajnë nëpër shtëpia, të shporret menjëherë

Politikë

“Kjo nuk është demokraci! Politikanët si sheikët”/ Protestuesi me tone të forta kundër qeverisë: Jemi në diktaturë, shqiptarë bashkohuni!

Tags: #jetë #Politika #Politika e jashtme #Shba #Shba-të #shqiperi #Shqiperia #Uashingtoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama, krimineli më i rrezikshëm në Europë”, protestuesi: Burrat po i fut në burgje e gratë e fëmijët qajnë nëpër shtëpia, të shporret menjëherë
  • “Kjo nuk është demokraci! Politikanët si sheikët”/ Protestuesi me tone të forta kundër qeverisë: Jemi në diktaturë, shqiptarë bashkohuni!
  • “Këtu vendosim ne!”/ Protestuesit marshojnë drejt zonës së ish-Bllokut: Nuk shitet Shqipëria, por qeveria!
  • U shoqëruan gjatë protestës/ “Qëndroni të bashkuar!”, Lapaj dhe gazetari Gashi nxjerrin videon nga komisariati: Rama na dha sot një dekoratë! Kështu do ta trajtojë policia kur të japë dorëheqjen!
  • “Poshtë patronazhistët, Rama jep dorëheqjen”/ Nuk ndalen protestuesit, nisen te Drejtoria e Policisë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kjo nuk është demokraci! Politikanët si sheikët”/ Protestuesi me tone të forta kundër qeverisë: Jemi në diktaturë, shqiptarë bashkohuni!
  • “Këtu vendosim ne!”/ Protestuesit marshojnë drejt zonës së ish-Bllokut: Nuk shitet Shqipëria, por qeveria!
  • U shoqëruan gjatë protestës/ “Qëndroni të bashkuar!”, Lapaj dhe gazetari Gashi nxjerrin videon nga komisariati: Rama na dha sot një dekoratë! Kështu do ta trajtojë policia kur të japë dorëheqjen!
  • “Arrestoni Ramën, lironi shqipet!”/ Protestuesit të pandalshëm, stacionohen te Drejtoria e Policisë
  • LIVE- Nga tubimi para Kuvendit, përballja me deputetët, te shoqërimi i rreth 20 protestuesve. Çfarë po ndodh para Drejtorisë së Policisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 17 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 13 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Shqipëria duhet të çlirohet nga Rama”/ 101 ditë protesta, Nard Ndoka: Duhet të largohet, çdo ditë në pushtet është kosto për vendin 6 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Sarandë/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lokaleve të natës dhe plazheve, lihen në burg 20 personat e arrestuar! Mes tyre edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 5 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama, krimineli më i rrezikshëm në Europë”, protestuesi: Burrat po i fut në burgje e gratë e fëmijët qajnë nëpër shtëpia, të shporret menjëherë

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar që të lirohen 20 qytetarët, që…

• 23 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Kjo nuk është demokraci! Politikanët si sheikët”/ Protestuesi me tone të forta kundër qeverisë: Jemi në diktaturë, shqiptarë bashkohuni!

Një prej qytetarëve që po proteston para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka hedhur akuza të forta ndaj…

• 23 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Këtu vendosim ne!”/ Protestuesit marshojnë drejt zonës së ish-Bllokut: Nuk shitet Shqipëria, por qeveria!

“Këtu vendosim ne!” dhe “Nuk shitet Shqipëria!” janë disa prej thirrjeve që po shoqërojnë marshimin e protestuesve drejt…

• 36 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by