Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përgjimet e Ron Yeffet, Gazment Bardhi: Trafikimi i armëve përmes KAYO-s prek sigurinë kombëtare! SPAK të administrojë materialet
Politikë

Përgjimet e Ron Yeffet, Gazment Bardhi: Trafikimi i armëve përmes KAYO-s prek sigurinë kombëtare! SPAK të administrojë materialet

• 8 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike të Ron Yeffet kanë nxitur një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar SPAK-ut hetim të menjëhershëm e të pandikuar. Bardhi theksoi se materialet e bëra publike provojnë kapjen përfundimtare të shtetit, ku pasuritë publike po ndahen si pronë private e Edi Ramës dhe interesat e biznesit po nënshtrohen përmes presionit e korrupsionit.

Rasti më alarmant i denoncuar lidhet me kompaninë KAYO dhe skemën e mundshme të trafikimit ndërkombëtar të armatimit. Sipas të dhënave të publikuara, armët me origjinë nga Afrika dyshohet se paketoheshin në Shqipëri me synim dërgimin e tyre në zona konflikti, një veprimtari e paligjshme që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe detyrimet e vendit si anëtar i NATO-s. Bardhi e cilësoi Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si një marionetë thjesht politike të Ron Yeffet, të vendosur në atë post për të kryer prapaskenat e pushtetit.

Kreu i grupit parlamentar nënvizoi se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të funksionojë si biznes personal i kryeministrit, ku institucionet përdoren për interesat e një rrethi të ngushtë njerëzish ndërsa pushtetarët qëndrojnë mbi ligjin. Bardhi i bëri thirrje organit të akuzës për hetim shterues pa asnjë mburojë politike apo standarde të dyfishta, duke përfunduar se e vetmja rrugë për t’i kthyer frymëmarrjen vendit është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe çmontimi i këtij sistemi korruptiv.

Read more:Ahmetaj plas bombën: Belinda Balluku emëron ministra. E kërcënon Ramën, nëse ia prek të vetët. E masakruan ish-ministrin e Shëndetësisë…

Reagimi i plotë:

Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.

Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK.

SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës.

Read more:“Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për “Pasqyrën e flamingove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!

Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale.

Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar të armëve, me origjinë nga Afrika, për t’u paketuar në Shqipëri dhe më pas për t’u dërguar në zona konflikti.

Read more:Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo/ Si po shndërrohet shteti në një kompani gjigande guackë

Kjo nuk është një çështje që mund të mbyllet me një deklaratë politike. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare, ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Dhe pyetjet janë të thjeshta: Kush e drejton këtë mekanizëm? Kush jep urdhrat? Kush përfiton? Kush mban përgjegjësi? Përgjigjia është vetëm një: Edi Rama!

Dje u bë edhe më e qartë se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk është gjë tjetër veçse një marionetë politike e Ron Yeffet, i vendosur në atë detyrë për t’i shërbyer interesave të pushtetit dhe për të kryer, bashkë me të, punët më të pista të Edi Ramës. Një emër në një post të rëndësishëm, por pa peshën dhe integritetin që kërkon ajo detyrë, një tjetër dëshmi e mënyrës se si Rama e përdor shtetin si instrument të interesave të tij politike.

Read more:Satira e Agron Gjekmarkaj: Babua hap ‘qesenë’, ministrat mprehin armët dhe vjeshta sjell ankthin. “Kronika” refuzon të shpërndajë lajmet e këqija!

Shqiptarët nuk mund të kenë një shtet ku ligji zbatohet për qytetarin, ndërsa pushteti qëndron mbi ligjin. Nuk mund të kenë një shtet ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Nuk mund të kenë një qeveri ku institucionet përdoren për interesa të një rrethi të ngushtë njerëzish.

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës.
Pasuritë publike nuk janë pronë e Edi Ramës.
Institucionet nuk janë pronë e Edi Ramës.
Dhe Shqipëria nuk është biznesi i askujt.

Read more:“Një furgon me raketa që u kap në Itali, investigoni”, Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë

Prandaj kërkojmë hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo shkelje që provohet. Pa mburojë politike. Pa standarde të dyfishta. Pa pandëshkueshmëri.

Edi Rama duhet të largohet.

Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo një pushtet ku sundon interesi. Shqipëria duhet të marrë frymë. Shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve.

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Afrika #arben ahmetaj #Armët #Biznes #Biznesi #Detyrë #Edi Rama #Ermal Nufi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 11 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 10 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin