Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se çështja e pagave të magjistratëve do të shqyrtohet në Kuvend më 17 shtator.
Balla u shpreh se ka pasur përpjekje nga opozita për ta përdorur politikisht edhe këtë çështje, ndërsa theksoi se në Kuvend janë 140 deputetë, por vetëm dy deputetë socialistë kanë depozituar projektligjin që adreson pagat e magjistratëve.
“Para 31 korrikut, dy deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar një projektligj për pagat e magjistratëve. Ka pasur përpjekje për ta përdorur politikisht nga opozita edhe këtë rast, por në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm dy deputetë socialistë depozituan për ligjin që adreson çështjen. Kështu e lexuam ne vendimin e GJK-së”, deklaroi Balla.
Ai shtoi se çështja është parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe do të shqyrtohet më 17 shtator.
Balla ka bërë ironi edhe me opozitën duke u shprehur se sot atyre “u djeg barku” për pagat e tyre, por se kur u prishen interesat magjistratët shahen me “libër shtëpie”.
“Si qytetar mendoj që në një shtet demokratik me ndare pushtetesh, kompetenca për caktimin e pagave është vetëm e Kuvendit”, ka përfunduar ai.




