Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SPAK të hetojë dëbimin flagrant të News24 dhe gazetarëve nga Kayo. Rama ‘u plagos’ rëndë nga audio-përgjimi i Ahmetajt”, deklarata e fortë e Klod Lalës: Ka orë të tëra përgjimesh për zyrtarë të lartë
Politikë

“SPAK të hetojë dëbimin flagrant të News24 dhe gazetarëve nga Kayo. Rama ‘u plagos’ rëndë nga audio-përgjimi i Ahmetajt”, deklarata e fortë e Klod Lalës: Ka orë të tëra përgjimesh për zyrtarë të lartë

• 8 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili së fundmi publikoi një audio-përgjim ku përmendet shtetasi amerikano-izraelit Ron Yeffet dhe ngrihen pretendime për një aktivitet të dyshuar të trafikimit të armëve në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, me moderatore Ola Bruko, Lala deklaroi se publikimi i audio-përgjimeve ngre pikëpyetje serioze që, sipas saj, duhet të hetohen nga SPAK.

Duke iu referuar edhe ngjarjeve që pasuan largimin me forcë të stafit të News24, BalkanWeb dhe Panorama nga ambientet e punës, gazetarja tha se tashmë ka dyshime të forta se kompania Kayo mund të ketë pasur një aktivitet të dyfishtë, duke e lidhur atë me akuzat e bëra nga Ahmetaj.

Read more:“Një furgon me raketa që u kap në Itali, investigoni”, Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë

Sipas Lalës, audio-përgjimet e publikuara hedhin dyshime për një skemë të mundshme të trafikut të armëve, ku armë që do të merreshin në Afrikë dhe Sudan, dyshohet se do të silleshin në Shqipëri për t’u montuar dhe paketuar dhe më pas do të dërgoheshin drejt vendeve të Bashkimit Europian ose Ukrainës.

Ajo kërkoi që SPAK të hetojë jo vetëm pretendimet për trafik armësh, por edhe përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të lartë shqiptarë, nëse këto akuza do të provohen. Lala theksoi se bëhet fjalë për materiale audio që, sipas saj, përmbajnë orë të tëra përgjimesh dhe jo vetëm tre episode. Për këtë arsye, ajo kërkoi që SPAK të sigurojë materialet e plota dhe të verifikojë identitetin e personave të përmendur në to, si dhe hyrjet dhe aktivitetin e tyre në territorin shqiptar.

Read more:Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)

Gazetarja kërkoi gjithashtu që Prokuroria e Posaçme t’u drejtohet autoriteteve të huaja përmes letërporosive, me qëllim marrjen dhe verifikimin e materialeve të plota të përgjimeve.

Një tjetër pikë e ngritur prej saj lidhet me incidentin e largimit të News24 nga ambientet e punës. Lala tha se SPAK duhet të hetojë edhe rrethanat e marrjes së ambienteve dhe mjeteve të punës së televizionit, duke e lidhur këtë çështje me akuzat e reja të bëra nga Ahmetaj. Në përfundim, Lala tha se News24 i ka drejtuar një shkresë zyrtare SPAK-ut, duke kërkuar të bëhet e ditur nëse do të nisë një hetim penal lidhur me denoncimet e bëra nga Arben Ahmetaj.

Read more:I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori

“Ne kemi ngritur dyshime si News24, kur na dëbuan forcat e ushtrisë me forcë. Të gjithë e dinë se si u larguam nga godina, si News24, BalkanWeb, Panorama. Nuk u lejuam që të shkonim në vendet tona të punës. Nuk u lejuam që të merrnim mjetet e punës, edhe sot disa prej atyre gjërave janë atje. Sot është e qartë, pas akuzave që bëri dhe Ahmetaj, që Kayo është shoqëri që ka pasur dy qëllime: të ushtrojë aktivitet të paligjshëm dhe të mbyllë gojën e News24, një TV që ndër vite ka denoncuar afera korruptive. Kur sheh akuzat e Ahmetajt, sheh se qëllimi i Kayos s’ka qenë që të prodhojë armë, por po të shihni me kujdes ato të dhëna që nxori Ahmetaj, që do të doja t’i kishte nxjerrë më herët, por asnjëherë nuk është vonë. Ahmetaj ka folur dhe më herët, por është hera e parë që në një TV jep prova dhe fakte ku shfaqet Ron Yeffet, që daton, sipas Ahmetajt.

Kur iu drejtuam ne SPAK, si News24, nuk iu referua kallëzimit tonë. Për këtë rast u tregua një brutalitet. Po ka dyshime të forta që po bëhet trafik i armëve. Çfarë thotë zoti Ahmetaj, ku tregon audio-përgjimin e Yeffet dhe shtetasve ukrainas, ku flitet se do të merreshin armë në Afrikë, në Sudan, do të silleshin në Shqipëri, do të montoheshin dhe paketoheshin këtu dhe do të shkonin drejt një vendi të BE-së apo Ukrainës.

Read more:“Simboli i qëndresës popullore”/ Arkitekti Ani Marku zbulon strategjinë e re të protestës: Bllokim masiv i Kuvendit më 10, 17 dhe 24 shtator

News24 e ka kritikuar kur s’e ka bërë detyrën Ahmetaj, por në këtë rast ai nxori prova. Zoti Braho duhet të nisë hetimin kryesisht për këtë akuzë, për trafik armësh. Të hetohet implikimi i zyrtarëve të lartë shqiptarë. Te denoncimi i Ahmetajt përmendet një shtetas ‘Ermal Raketa’, ku në përgjimin e radhës Ron Yeffet e përmend Ermal Nufi. Por para se të shkojë te Ermal Nufi, SPAK duhet të hetojë rastin e dëbimit të News24. T’i drejtohet BE-së me letërporosi që të marrë këto përgjime. Nuk bëhet fjalë për 3 episode, por për orë të tëra përgjimi, ku mund të ketë të tjerë zyrtarë të përfshirë dhe të tjera afera korrupsioni. Denoncimi i Ahmetajt do të marrë vlerë për trafikun e armëve dhe implikimin e zyrtarëve të lartë.

Ambientet e punës së News24 u morën me dhunë, për të ardhur te dita që jemi sot. Sot zoti Ahmetaj, nga arratia, ne do të raportojmë dhe procesin e tij gjyqësor, na ndihmoi për të kuptuar se si shteti shqiptar po funksionon, si organizatë mafioze, kriminale. Çfarë duhet të ndodhë në këtë rast? Një hetim i plotë. Ahmetaj është në arrati dhe do të doja që të bëheshin denoncimet sot, ndaj kjo është ftesë dhe për socialistët e tjerë. Do të doja që ai të denonconte kur ishte pjesë e tepsisë.

Read more:“Censurë si në kohën e diktaturës” / Mbyllja e faqeve në Instagram, Koçeku: Eurodeputeti Sandro Gozi i kërkon META-s raportim para Komisionit Evropian

Të plota këto audio-përgjime. Këto audio-përgjime e kanë plagosur rëndë Ramën, madje dhe më shumë se protesta që sot është e 101-ta në radhë. Duhet të nisë një hetim mbi të dhënat publike. Do të duhet të shkojë te TV Syri, të marrë audio-përgjimet dhe më pas të nisë marrja në pyetje e të gjithë personave. A kanë hyrë ata në territorin shqiptar, kur daton hyrja e shtetasit Yeffet në vendin tonë. News24 ka bërë sot një shkresë zyrtare drejtuar SPAK, për të bërë të ditur nëse do të bëhet një hetim penal për denoncimet e Ahmetajt.”, tha Lala.

Lexo edhe
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Tags: #Aktivitet #arben ahmetaj #Armë #Ermal Nufi #kayo #Kompania #Ola Bruko #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 18 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër

Gazetari Aulon Kalaja, duke folur në emisionin Prime News24 tha se kjo është protestja më e fuqishme që…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin