Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sulmi ndaj policëve e bllokimi i rrugëve në protestën para Kuvendit, vetëm një në pranga! Lihen të lirë 19 protestues, mes tyre Arvina Lleshi që u përplas me Iris Luarasin
Kronikë

Sulmi ndaj policëve e bllokimi i rrugëve në protestën para Kuvendit, vetëm një në pranga! Lihen të lirë 19 protestues, mes tyre Arvina Lleshi që u përplas me Iris Luarasin

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Rreth 20 protestues u shoqëruan nga policia pas episodeve të dhunës dhe përplasjeve me efektivët gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit. Vetëm një prej tyre, Mustafa Veizi, u arrestua, ndërsa të tjerët u lanë të lirë, përfshirë një prej organizatoreve të protestës, Arvina Lleshi, e cila u përplas me deputeten socialiste Iris Luarasi.

Protestuesit ishin mbledhur rreth Kuvendit që në nisje të sesionit të ri parlamentar, por një orë pas përfundimit të saj nisën tensionet dhe bllokimi i rrugëve. Dhjetëra protestues tentuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve dhe arritën të rrethonin makinën e socialistes Ilva Gjuzi.

Policia në disa momente ndërhyri për të larguar forcërisht protestuesit nga rrugët që ata kishin bllokuar, por ata kundërshtuan, duke u përplasur dhe duke sulmuar edhe efektivët. Në një prej episodeve u përfshi edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Read more:Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë

Më herët, një tjetër incident u regjistrua te qendra tregtare “Toptani”, ku deputetja socialiste Iris Luarasi u përball me një grup protestuesish. Aktivistja Arvina Lleshi dhe disa persona të tjerë e ndoqën deputeten, duke e quajtur “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i tha aktivistja Lleshi.

Read more:“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Pas përplasjes, ishte vetë deputetja Luarasi që njoftoi se do t’ia linte çështjen në dorë drejtësisë, duke bërë edhe kallëzim.

“Disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë”, tha deputetja.

Read more:Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…

Pas këtij kallëzimi, Lleshi është shoqëruar në polici pas mesnate, por është lënë e lirë në orët e para të mëngjesit, bashkë me grupin prej 19 protestuesish të tjerë.

Lexo edhe
Kronikë

Dhunoi Eduart Kuçin pasi e ofendoi online, Gjykata liron nga qelia këngëtarin Jozefin Marku! I cakton arrest shtëpie

Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Tags: #Adriatik Lapaj #Arvina Lleshi #Gratë #iris luarasi #Makinat #Mustafa Veizi #Para #protestat kunder qeverise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dhunoi Eduart Kuçin pasi e ofendoi online, Gjykata liron nga qelia këngëtarin Jozefin Marku! I cakton arrest shtëpie
  • Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)
  • Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)
  • Shpërthim gazi te karburant ‘Eida’ në Tiranë, plagosen 3 punonjës! Dy versione për shkakun, Zjarrfikësja: Dyshohet se erdhi nga zyra! ISHTI: Flakët nisën nga një makinë (VIDEO)
  • Punonjësi i bashkisë në Tropojë ndërroi jetë pasi e zuri korrenti, arrestohet drejtori i shërbimeve publike dhe drejtuesi teknik i punimeve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria në provë serioze të standardeve demokratike”/ Tensionet në protestë, Rama u kthehet demokratëve europianë: Dembelë me politika të ngushta
  • Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë
  • “Arrestoni Ramën”/ Nuk ndalen protestuesit, bllokojnë kryqëzimin tek 21-shi
  • Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë
  • Protestuesit “mosbindje civile” para Drejtorisë së Policisë: Lironi shqipet, të lirojmë rrugën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me armë zjarri babë e bir pas një sherri, ndërron jetë 24-vjeçari në Shkodër! Në pranga autori 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë E rëndë në Shkodër/ U zunë në lokal dhe më pas i shkoi në banesë për t’u ‘sqaruar’, 25-vjeçari vret me armë të riun! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën 16 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Vendos populli i Shqipërisë”/ I dërguari i Trump vizitë në Kryegjyshatë, Paolo Zampolli: Komuniteti ndërkombëtarë do mbështesë vendimin që do merret 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO) 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari 6 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “I thashë shefit “e vras me dorën time””/ Ahmetaj bën denoncimin e fortë: Erdhi dhe më kërcënoi njeriu i Ramës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dhunoi Eduart Kuçin pasi e ofendoi online, Gjykata liron nga qelia këngëtarin Jozefin Marku! I cakton arrest shtëpie

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dhe ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për këngëtarin…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Për të dytën ditë radhazi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për shkak të ngërçit me pagat…

• 25 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Zjarret në vend, 13 aktive në disa qarqe! Vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në total 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive,…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by