Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shpërthim gazi te karburant ‘Eida’ në Tiranë, plagosen 3 punonjës! Dy versione për shkakun, Zjarrfikësja: Dyshohet se erdhi nga zyra! ISHTI: Flakët nisën nga një makinë (VIDEO)
Kronikë

Shpërthim gazi te karburant ‘Eida’ në Tiranë, plagosen 3 punonjës! Dy versione për shkakun, Zjarrfikësja: Dyshohet se erdhi nga zyra! ISHTI: Flakët nisën nga një makinë (VIDEO)

• 9 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Një shpërthim i fuqishëm gazi tronditi mëngjesin e së mërkurës zonën e Brrylit në Tiranë, në pikën e karburantit “Eida”, që ndodhet mes dy pallateve dhe pranë banesave e bizneseve.

Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë qartë sa i fortë ishte shpërthimi, si pasojë e të cilit është shembur plotësisht një godinë njëkatëshe që shërbente si zyrë e karburantit, ndërsa dëmtoi rëndë edhe strukturën e pikës së furnizimit. Pjesë të xhamave dhe materialeve të tjera janë shpërndarë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.

Tre punonjës mbetën të lënduar nga shpërthimi. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritet ende nuk kanë një shkak për shpërthimin. Fillimisht, Policia njoftoi se dyshohet se ka shpërthyer bombola e gazit gjatë kohës një automjet po furnizohej me karburant. Mjeti Volkswagen Polo, siç shihet nga pamjet që solli Report Tv, ka pësuar djegie në pjesën e pasme.

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Read more:Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! 10 shtëpi të djegura në Lezhë

Por drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj në një prononcim për mediat tha se kanë dyshime se shpërthimi mund të ketë ndodhur në zyrën e karburantit, e cila është shembur totalisht. Sipas tij, përfaqësues të biznesit kanë ngritur edhe dyshimin se një automjet mund të ketë goditur zyrat e karburantit.

“Nga ajo që dyshojmë, mendojmë se shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Zyrat janë rrëzuar, edhe vetë pika e karburantit pjesa para nuk është përfshirë nga flakët por është dëmtuar nga shpërthimi. Edhe xhamat që janë përhapur këtu na bën ne të mendojmë që shpërthimi është në zyrat e karburantit.

Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t’u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Një tjetër version paraprak vjen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Pas verifikimeve në vendin e ngjarjes, ISHTI përjashtoi shpërthimin e depozitave të karburantit dhe ngriti dyshimin se zjarri mund të ketë nisur nga një automjet brenda territorit të stacionit dhe më pas të jetë shoqëruar me shpërthim.

Read more:Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Markatomaj, 6 pjesëtarët e familjes Kola të lënduar, 3 prej tyre në gjendje të rëndë! Erdhën nga Italia për dasëm (VIDEO)

“Nga vlerësimi paraprak i grupit të inspektimit të ISHTI-t në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve “Skënderi G” sh.p.k., me vendndodhje te Brryli, Tiranë, rezulton se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet në territorin e stacionit të karburanteve, i cili është shoqëruar edhe me eksplozion” tha ISHTI në një reagim paraprak nga mediat.

Pika e karburantit me emrin tregtar “Eida” rezulton e regjistruar si “Skënderi G” sh.p.k. dhe është në pronësi të Frident Kuqit.

Policia, zjarrfikësit dhe grupet e inspektimit vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.


Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:14

Shpërthimi te ‘Eida’ te Brryli, ISHTI: Dyshohet se zjarri nisi nga një makinë brenda karburantit

1788931988_Capture.JPG

Foto në karburantin ku ndodhi shpërthimi

Pas shpërthimit karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ku thonë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve

Read more:Himara nën kërcënimin e flakëve! Evakuohen banorë e turistë, digjen 6 banesa! Nufi e Çako: Pas 3 orësh betejë, situata nën kontroll

Sipas tyre dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve që si pasojë ka sjellë edhe shpërthimin.

Ora 09:53

Drejtori i zjarrfikëses: Shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit! Pati dhe rrjedhje gazi (VIDEO)

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i shërbimit zjarrfikës tha se shpërthimi ndodhi te zyra e karburantit ‘Eida’. Në një prononcim për mediat Goxhaj tha pati edhe rrjedhje gazi dhe për këtë arsye në objekt shpërtheu edhe një zjarr që vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.

“Në orët e para të mëngjesit kemi pasur shpërthim të gazit këtu te karburanti te ‘Brrlyli. Është lajmëruar shërbimi zjarrfikës në sallën operative dhe janë aktivizuar dy stacionet që janë më afër. Në pak minuta kanë arritur në vendngjarje dhe është konstatuar se pika e karburantit dhe ambientet e zyrave ishin shembur për shkak të shpërthimit, si dhe kishte flakë.

Flakët u shkaktuan nga rrjedhja e gazit. Zjarrfikësit mbyllën rubinetin dhe ndaluan rrjedhjen e tij në pak minuta. Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e pikës së karburanti. Përfaqësuesit e bizneseve na thonë që një automjet mund ketë goditur zyrat e karburantit, por mbetet për t’u parë, do shihen kamerat e sigurisë. Do ta hetojmë nëse ka qenë defekt teknik i karburantit”, tha Shkëlqim Goxhaj.

Read more:Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën

Ora 09:25

Report Tv siguron pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e makinës që po furnizohej me gaz gjatë shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në zonën e ‘Brrylit’.

Siç shihet nga video e mësipërme një pjesë e makinës nga pas është djegur, ndërsa xhami është thyer.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ende në vendngjarje.

Ora 08:03

Çfarë ka mbetur pas shpërthimit te karburanti ‘Eida’ në Tiranë

Shpërthimi te karburanti ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë solli plagosjen e tre punonjësve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Read more:Mbingarkesa elektrike rrit rrezikun e zjarreve në pallate! Kreu i zjarrfikësve për Report Tv: Jo bombola kampingu në shtëpi (VIDEO)

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihen mbetje dhe materiale të shpërndara kudo si pasojë e shpërthimit.

Çatia e pikës së karburantit është pjesërisht e shembur, me kabllo të varura dhe pjesë të dëmtuara.

Ndërkohë në pamje duken edhe pajisjet e furnizimit me karburant që janë të rrëzuara dhe të shkatërruara.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #automjet #Bombola e gazit #defekt #djegie #eida #Frident Kuqi #ISHT #karburant #Shkëlqim Goxhaj #shperthim #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin