Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Politikë

“Kumbara e fundit e kësaj qeverie”/ Tabaku: KAYO, hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

• 11 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me kompaninë shtetërore KAYO dhe mënyrën e funksionimit të saj. Tabaku e cilësoi KAYO-n si “kumbarën e radhës të korrupsionit”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për vazhdimin e një modeli të nisur me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, “rrugët e florinjta” dhe AKSHI-n.

Sipas deputetes demokrate, ky model dëshmon kapjen e shtetit dhe krijimin e një sistemi të mbyllur, i cili dëmton njëkohësisht ekonominë e lirë dhe demokracinë. “Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit. Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist”, u shpreh Tabaku.

Ajo deklaroi se KAYO ka krijuar katër kompani që, sipas saj, ndodhen jashtë kontrollit dhe auditimit të zakonshëm shtetëror, ndërsa raportojnë vetëm te kryeministri. Tabaku i krahasoi këto struktura me “ishuj paligjshmërie” dhe “dhoma të errëta”, ku mungon transparenca për përdorimin e parave publike.

Read more:Tabaku: Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror. Rama përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

“Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti, por qytetarët nuk dinë si shpenzohen dhe ku përfundojnë këto para”, deklaroi ajo, duke rikujtuar rastet e inceneratorëve, AKSHI-t dhe sektorit të shëndetësisë. Në përfundim, Tabaku paralajmëroi se zgjerimi i këtij modeli rrezikon sektorë të tjerë jetikë të vendit. “Sot është KAYO, nesër do të jetë shëndetësia. Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale nëse nuk kemi ekonomi të lirë”, përfundoi deputetja e PD-së.

REAGIMI
*Nesër do të jetë shëndetësia*

KAYO është kumbara e fundit e kësaj qeverie. Në fakt, ky model ka nisur herët: me inceneratorët, Korporatën e Investimeve, rrugët, AKSHI-n dhe tani me KAYO-n. KAYO ka krijuar katër kompani që janë jashtë çdo kontrolli shtetëror dhe auditimi, duke mos i dhënë llogari askujt tjetër përveç kryeministrit.

Read more:“Sulmi i Ramës ndaj News24 hakmarrje për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Kreu i organizatës numëron Ronët dhe Gysët! Nxorën median me dhunë për të dhënë shembull

Jashtë kontrollit të KLSH-së, por brenda kontrollit kryeministror. Jashtë garës së ekonomisë, por brenda tarafit të kryeministrit.

Jashtë çdo transparence, por brenda rregullave që ka vendosur sistemi socialist. KAYO është një tjetër shembull i ishujve të paligjshmërisë që ka krijuar qeveria shqiptare; i dhomave dhe zonave të errëta, ku askush nuk merr vesh se çfarë ndodh. Këto struktura marrin çdo muaj miliona euro nga buxheti. Nuk dihet se si shpenzohen këto para dhe nuk raportohet askund se ku kanë përfunduar. Por, në fund, ato shkojnë në xhepat e miqve të qeverisë.

Read more:“Çdo ditë paguhen 35 mijë euro për një incenerator që s’punon”, Lapaj: Ermal Beqiraj i kërkuar nga SPAK, fitoi para 1 jave tenderin e AKSHIT. Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

Ashtu siç dje shkonin në xhepat e pronarëve të inceneratorëve apo të njerëzve të lidhur me aferat e AKSHI-t dhe të shëndetësisë. Pikërisht ky sistem i kapjes së shtetit, i mungesës së prokurimeve dhe i eliminimit të konkurrencës së lirë është vrastar për ekonominë dhe demokracinë. Ta harrojmë se mund të kemi demokraci funksionale kur nuk kemi ekonomi të lirë.

Lexo edhe
Politikë

“Ndryshoi mendësia!”/ Profesor Klement Mile: Protesta ka hedhur themelet për një kulturë të re politike

Politikë

“Tirana nesër e mbushur plot”/ Vezët në drejtim të makinave të deputetëve? Protestuesi: Ata po kuptojnë se nuk janë të zgjedhur nga populli, por nga kryetari i partisë

Tags: #AKSHI #auditimi #Buxheti #Ekonomi #euro #jetë #Jorida Tabaku #kayo

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Ndryshoi mendësia!”/ Profesor Klement Mile: Protesta ka hedhur themelet për një kulturë të re politike
  • “Tirana nesër e mbushur plot”/ Vezët në drejtim të makinave të deputetëve? Protestuesi: Ata po kuptojnë se nuk janë të zgjedhur nga populli, por nga kryetari i partisë
  • “Studentët në situatë të rënduar ekonomike”, profesori Kreshnik Hakrama: Janë gjallëria e protestës, zgjojnë shpresën se Shqipëria mund të bëhet
  • “Pse diaspora duhet të na tregojë çfarë të bëjmë? Ku janë shqiptarët që jetojnë këtu!”/ Selmani: Rëndësia e protestës qëndron jo vetëm te numrat, por dhe te mesazhi!
  • Urdhri i Skënder Hitës për policinë në Tiranë, Korçë dhe Dibër: Të goditen grupet kriminale. Udhëzim dhe për nisjen e vitit të ri shkollor
Nga të njëjtat tag-e
  • “Tirana nesër e mbushur plot”/ Vezët në drejtim të makinave të deputetëve? Protestuesi: Ata po kuptojnë se nuk janë të zgjedhur nga populli, por nga kryetari i partisë
  • “Studentët në situatë të rënduar ekonomike”, profesori Kreshnik Hakrama: Janë gjallëria e protestës, zgjojnë shpresën se Shqipëria mund të bëhet
  • Nesër diaspora në Tiranë/ Studentja: Pjesëmarrja në protestë do rritet dhe për shkak të nisjes së vitit të ri akademik
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
  • Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 9 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 8 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Ndryshoi mendësia!”/ Profesor Klement Mile: Protesta ka hedhur themelet për një kulturë të re politike

Profesori Klement Mile ka komentuar protestën, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv për ndryshimin e kulturës…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Tirana nesër e mbushur plot”/ Vezët në drejtim të makinave të deputetëve? Protestuesi: Ata po kuptojnë se nuk janë të zgjedhur nga populli, por nga kryetari i partisë

Një nga protestuesit, i ftuar në News24 deklaroi se diaspora nesër do e mbushë plot Tiranën. Ai u…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Studentët në situatë të rënduar ekonomike”, profesori Kreshnik Hakrama: Janë gjallëria e protestës, zgjojnë shpresën se Shqipëria mund të bëhet

Profesori Kreshnik Hakrama në një intervistë në News24 deklaroi se studentët janë gjallëria e protestës. Hakrama theksoi se…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by