Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë
Politikë

Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë

• 12 Shtator, 2026 • 11 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një përplasje e fortë institucionale po zhvillohet mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit, në qendër të së cilës janë pagat e magjistratëve dhe zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk mund të “hapë derën e Thesarit”, ndërsa gjyqtarët e konsiderojnë moszbatimin e vendimit një shkelje të hapur të Kushtetutës.

Në këtë klimë të tensionuar, kallëzimi penal dhe përplasja institucionale marrin një tjetër dimension: kush mban përgjegjësi për moszbatimin e një vendimi kushtetues dhe a po vihet në provë pavarësia e gjyqësorit?

Për këto zhvillime, emisioni “Kjo Javë” me Nisida Tufën ka realizuar një intervistë të shkurtër me gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe njëkohësisht kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi.

Në intervistë, Pëllumbi flet për përplasjen institucionale, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përgjegjësinë e institucioneve dhe shqetësimet që lidhen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Intervista e plotë:

Pyetje: Kryeministri deklaroi se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit. Si ekspert i ligjit, a është ligji i buxhetit kompetencë ekskluzive e Parlamentit?

Read more:“Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator

Engert Pëllumbi: Absolutisht po, por ne nuk jemi në të tilla kushte. Gjykata Kushtetuese nuk “e hap derën e thesarit” në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm.

Pyetje: Kallëzimi juaj penal synon të gjejë “urdhëruesin” e bllokimit të pagave. Tani që Edi Rama deklaroi publikisht se Ministri i Financave u konsultua me të dhe me Ministrin e Drejtësisë, a do ta zgjeroni kallëzimin tuaj në SPAK duke përfshirë edhe Kryeministrin?

Engert Pëllumbi: I takon organit të prokurorisë të kryejë veprimet e duhura hetimore. Megjithatë, nëse një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri. Si kallëzues, ne nuk mund të depozitojmë një shtesë të kallëzimit penal në SPAK.

Pyetje: A do të guxojë SPAK-u të hetojë Kryeministrin?

Engert Pëllumbi: Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK-u ka për detyrë të hetojë çdo person ndaj të cilit ka dyshime të bazuara. Patjetër që ai e ka guximin të hetojë këdo.

Read more:Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit

Pyetje: Çfarë dënimi rrezikojnë personat e kallëzuar në rast fajësie?

Engert Pëllumbi: Për veprat për të cilat ne kemi bërë kallëzimin, më e rënda është ajo e “Shpërdorimit të detyrës” (Neni 248 i Kodit Penal). Kjo vepër ka një sanksion që parashikon dënim me burgim deri në 7 vjet dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Ndërsa për veprën penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës”, Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Pyetje: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të prera, të zbatueshme menjëherë dhe kanë fuqinë e ligjit. Duke mos ekzekutuar pagat e muajit gusht sipas këtij vendimi, a nuk po krijon Ministria e Financave një precedent të rrezikshëm, ku ekzekutivi zgjedh cilat vendime gjykate të zbatojë dhe cilat jo? Si do të garantohet paanshmëria e hetimit pa rënë në grackën e vetëinteresit, pasi edhe pagat e prokurorëve varen nga ky vendim?

Engert Pëllumbi: Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për këtë parim në rastin e lustracionit në Shqipëri, në vitet 2009–2010. Ky komision ka qenë i qartë: kur kemi dy parime në konflikt dhe nuk kemi kush t’i zëvendësojë magjistratët, atëherë merr përparësi parimi i funksionalitetit. Pra, edhe kur mund të dukesh i njëanshëm sepse prekesh nga ajo vendimmarrje, detyrimi ligjor është që ta shqyrtosh çështjen, pasi nuk ka kush tjetër ta bëjë.

Në këtë rast, kush mund ta hetojë këtë çështje përveç prokurorisë shqiptare? Ne nuk do të marrim prokurorë nga Italia; ne do t’i hetojmë dhe ne do t’i gjykojmë. Sigurisht, përjashtohemi ne që kemi bërë kallëzimin sepse e kemi dhënë mendimin tonë, por kolegët e tjerë nuk kanë asnjë pengesë. Parimi i funksionalitetit qëndron mbi parimin e paanshmërisë. Këtë e ka thënë Komisioni të Venecias, e ka thënë Gjykata e Strasburgut dhe është një parim ndërkombëtar i gjithëpranuar.

Read more:Veliaj drejt Strasburgut! Ndreca: Do ta depozitojmë ankimin brenda shtatorit! Ja çfarë presim nga Gjykata e Lartë

Pyetje: A kemi tashmë një krizë mes dy pushtetesh në Shqipëri, sa mendoni se do të zgjasë dhe cilat janë pasojat e mundshme?

Engert Pëllumbi: Kjo është një krizë e krijuar artificialisht nga ekzekutivi. Ne nuk kemi konflikt me asnjë institucion. Ekzekutivi po e stis këtë konflikt, ndërsa ne jemi thjesht për zbatimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kohëzgjatja varet plotësisht nga reagimi i pushtetit ekzekutiv. Në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve e bëmë të qartë njëzëri: ne nuk negociojmë me parimet kushtetuese. Nuk negociojmë për zbatimin e nenit 138 të Kushtetutës (mos-cënimi i pagës së gjyqtarit) dhe nenit 132 (zbatueshmëria e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese). Nuk negociojmë, sepse jemi përballë një shkeljeje të hapur. Formula kushtetuese përcaktoi se, për shkak se Kuvendi nuk veproi deri më 31 korrik, vendimi ka hyrë në fuqi më 1 gusht. Ne nuk heqim dorë nga kjo formulë që tashmë ka marrë fuqinë e ligjit. Shpresoj që ndërkombëtarët të bëjnë lëvizjet e duhura për të ndërmjetësuar, në mënyrë që ekzekutivi të hyjë në shinat e kushtetueshmërisë.

Pyetje: Mazhoranca i ka votat në Kuvend. Po t’i shkojë në mendje ta ndryshojë atë ligj për të bllokuar sërish rritjen?

Engert Pëllumbi: Nëse ndodh kjo, ne do të shkojmë përsëri në Gjykatën Kushtetuese për ta zhbërë atë ligj. Këto janë mjetet ligjore që ka në dorë pushteti gjyqësor.

Read more:Ngërçi me pagat në drejtësi, administrata e Gjykatës së Tiranës dhe ajo e Fierit në bojkot! Gjyqtarët nesër në mbledhje të jashtëzakonshme (VIDEO)

Pyetje: Po sa i përket ngarkesës së çështjeve në sistem, a do të ketë pasoja ky reagim i gjyqtarëve për qytetarët?

Engert Pëllumbi: Nuk do të ketë ndonjë pasojë të madhe. Bëhet fjalë për një vonesë prej maksimumi 2 deri në 3 javësh. Kjo vonesë nuk ka asnjë ndikim nëse e krahason me çështjet që kanë 5 vjet që presin në sistem, jo për faj të gjyqtarëve, por për shkak të boshatisjes së sistemit nga procesi i vetingut. Ne nuk kemi bërë një bojkot total. Kemi deklaruar se mund ta reduktojmë punën duke u fokusuar te çështjet urgjente, siç janë masat e sigurisë apo çështjet e të paraburgosurve. Gjithçka do të jetë në varësi të reagimit të ekzekutivit. Nëse ata vijojnë me kokëfortësi, kjo mbetet e vetmja rrugë për ne.

Pyetje: Kryeministri u shpreh se qeveria ka bërë një reformë të përgjithshme pagash dhe se gjyqësori po kërkon privilegje mbi kategoritë e tjera. Cili është statusi i vërtetë i pagës së Ministrit të Financave dhe magjistratëve?

Engert Pëllumbi: Po jua sqaroj edhe këtë. Në vitin 2016, kur u bë Reforma në Drejtësi (të cilën e hartuan ndërkombëtarët dhe me të cilën mburret sot Kryeministri), u vendos që gjyqtarët që kalojnë me sukses vetingun të kenë paga dinjitoze, në mënyrë që të garantohet pavarësia e tyre. Këtë e kërkuan ndërkombëtarët dhe e miratoi politika shqiptare me 140 vota, përmes ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Ne kërkojmë këto paga që na takojnë, për shkak se kemi kaluar një proces skanimi që asnjë gjyqësor tjetër nuk e ka kaluar. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Kryeministri se u bë thjesht një reformë pagash; në vitin 2016 nuk u bë reformë pagash, u bë revolucion.

Pyetje: Po akuzat për trajtim me hile në raport me kategoritë e tjera të administratës?

Read more:“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Ministri i Mbrojtjes duhej të jepte dorëheqjen! Rama të japë llogari

Engert Pëllumbi: Kjo ndodh vetëm në sistemin e drejtësisë, sepse ne jemi pushtet i pavarur. Pjesën tjetër të administratës ekzekutivi e ka në varësi dhe ua rregullon pagat si të dojë qeveria dhe parlamenti. Për më tepër, ato shifra që jep ministri nuk janë të sakta. Paga ka disa komponentë. Paga që duhet të ketë një magjistrat që sapo fillon punën është 449 mijë lekë të reja (bruto), dhe jo 500 e ca mijë sa pretendojnë ata. Me vjetërsinë në punë kjo vlerë ndryshon dhe me kalimin e kohës rritet. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka edhe shtesën e vështirësisë, të cilën ne e kemi për shkak të kufizimeve të mëdha jetësore dhe natyrës së çështjeve; ne jemi nën përgjim 24 orë në ditë dhe prandaj marrim shtesën prej 80% të pagës bruto fillestare. Kjo që po ndodh është një tentativë e pastër për ta marrë në kontroll gjyqësorin përmes mesazhit: “Silluni mirë, sepse paratë tuaja i kam unë në dorë”.

Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion. Një magjistrat me integritet, sado ta ketë pagën, mbetet po i njëjti. Unë vetë e kam nisur punën me një rrogë prej 67 mijë lekësh të reja dhe kam qenë po ky që jam sot. Çështja e pagës këtu lidhet drejtpërdrejt me dinjitetin e personit dhe të institucionit. Kjo që bën Kryeministri është shprehje arrogance për të treguar se: “Unë di, unë bëj, unë jam mbreti që i bëj të gjitha”.

Kjo është një vënie në provë për të parë se sa reagojmë ne. Nëse nuk reagojmë sot për pagën, nesër ai do të na heqë diçka tjetër nga aspekti i pavarësisë. Mund të kalojë nën kontroll buxhetin gjyqësor (i cili aktualisht menaxhohet nga KLGJ), apo të bëjë një kufizim tjetër pasnesër. Pra, është një lloj testimi, përveçse një shfaqje e arrogancës së tij që thotë se nuk pyet për parime dhe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

A ka pasur ndonjë lëvizje konkrete apo urdhër-arreste deri tani?

Engert Pëllumbi: Ju bëj me dije se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka regjistruar tashmë një procedim penal mbi bazën e kallëzimit që kanë bërë punonjësit e administratës së Gjykatës. Organi i akuzës është duke kryer të gjitha veprimet përkatëse hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë e degës së Thesarit në atë qytet.

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Berat #Detyrë #Edi Rama #GJKKO #Gjykata #gjykata e strasburgut #gjykata kushtetuese #gjyqtarët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 23 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin