Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta
Sociale

Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta

• 14 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nisja e vitit të ri shkollor ka rëndoi trafikun në Tiranë që në orët e para të mëngjesit. Radhë të gjata u krijuan në Unazën e Madhe dhe në hyrjet e kryeqytetit. Gerhard Baka, specialist i trafikut urban i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ se e prisnin që të kishte një fluks të automjeteve. Ai tha se përveç nisjes së shkollës ku shumë prindër kishin zgjedhur t’i çonin fëmijët me makinë personale, ndikoi edhe protesta në mëngjes edhe disa probleme që disa automjete patën në rrugë.

“Ishim përgatitur për këtë ditë. E kishim parashikuar që do të kishim trafik, se çdo fillim të vitit shkollor Tirana është e rënduar. Krahas kësaj patëm edhe pjesën e protestës që për disa minuta bllokuan sheshin Karl Topia dhe avaritë që patën disa automjete. Sot ishte një ngarkesë pasi prindërit kanë zgjedhur që t’i çojnë fëmijët në shkollë me makina personale. Situata tani është normalizuar, ka disa segmente ende të ngarkuara si, hyrja drejt Tiranës, kemi një fluks të makinave”, tha Gerhard Baka.

Ndërkohë i ftuar ishte edhe Islam Qibini, ekspert rrugor i cili tha se shtimi i mjeteve në kryeqytet është një faktor kryesor për trafikun.

“Shtimi i mjeteve është një faktor kryesor për trafikun në Tiranë. Duhet një menaxhim mes policisë bashkiake dhe asaj rrugore. Terminalet një problematikë e madhe, sidomos terminali Veri-Jug. Duhen të krijohen kushte qytetarit të mos ngelet me orë të tëra në rrugët interurbane. Duhet të bëhet një auditim i sinjalistikës së ndritshme dhe cikli i punimit të semaforit”, tha Islam Qibini.

Read more:Ahmetaj publikoi përgjimet e Ron Yeffet/ “Është shef i Ramës, qeveria e ndarë gjysmë e Gysit dhe gjysmën Roni”, Murrizi: “Çekiç” për SPAK dhe zgjim për qytetarët

Baka shtoi se edhe parkimet e gabuara janë një tjetër problematikë në kryeqytet.

“Parkimet e gabuara një nga shkaqet që shtojnë trafikun. Duhen parë edhe semaforët që të punojnë në mënyrë koherente dhe ktëtë e bën Autoriteti rrugor, ne e kemi bërë disa herë kërkesën. Ne kemi vazhduar edhe me masat për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit”, tha ai.

“Për një parkim të gabuar, krijohet trafik. Masat për ata shoferë duhen të jenë të ashpra”, shtoi Qibini.

Read more:Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

Baka tha se me policinë bashkike dhe me strukturat e tjera të policisë janë në komunikim të vazhdueëshëm. Ai bëri apel edhe mjeteve të taksive që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

“Edhe me policinë Bashkiake edhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit është në fokus maksimal. Në ato segmente rrugore ku një automjete ka shkaktuar trafik, ne e kemi hequr makinën përveç masës administrative.

Unë kam edhe një apel për taksitë, motomjetet që të kenë kujdes se masat janë ngushtuar. Edhe parkimi gabuar është një shkelje që e hasim çdo ditë, jo vetëm në mëngjes por edhe gjatë natës. Mund të pezullohet patenta sipas ligjit të përcaktuar”, tha Baka

Ndërkohë Qibini tha se policia mund të përdorë edhe motoçikleta për të mos ngecur në trafik me mjetet e punës.

Read more:Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë

“Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes Policisë Rrugore dhe bashkiake, të përdorin motoçikletë që të mos mbeten në trafik me makinat e punës”, tha ai.

Nga ana tjetër Baka tha kanë vijuar edhe me kontrollet e automjetet e shërbimit publik.

“Për autobusët ne kemi kryer kontrolle për dokumentacionin dhe për përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të automjetit. Kemi aplikuar masat tona”, tha ai.

Read more:Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, aktivisti nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

Qibini shtoi se kontrollet teknike për këto automjete për siguri të bëhet çdo gjashtë muaj, kjo njëherë në vit.

“Drejtoria e Transportit ta rishikojë të bëhet njëherë në 6 muaj siç kanë qenë”, tha ai.

Në fund të intervistës ata komentuan edhe për monopatinat.

Read more:Viti i ri shkollor/ “5,900 nxënës më pak në vetëm një vit”, Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike

“Vijon bllokimi i monopatinave. Kemi drejtues që nuk respektojnë rregullat, qarkullojnë në mënyrë të çrregullt. Nuk ka nen që e ndalon ose e lejon akoma si në disa vende të botës”, tha Baka.

Qibini mori shembullin e Italisë, ku u shpreh se duhet të jesh mbi 15-vjeç për ta përdorur.

“Në Italia duhet të kesh moshën 15-vjeç për ta përdorur. Drejtuesi duhet të ketë kasë mbrojtëse, të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor. Nuk duhet të lëvizin në rrugët për biçikleta apo në trotuare. Duhet të respektojnë semaforin. Unë mendoj që monopatinat të kenë një numër të vetin, mos të qarkullojnë dy veta në monopatinë. Në BE nuk një legjislacion te caktuar për qarkullimin e tyre, është një mjet i ri. Në disa vende është paraprirë me legjislacion, ne na duhet një dispozitë e caktuar”, tha Qibini.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Automjete #Automjetet #Biçikleta #Fëmijët #fluks #Gerhard Baka #islam qibini #Sot Live në Shqipëri #Tirane #trafik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 14 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin