Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, aktivisti nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!
Politikë

Mërgata nesër proteston në Tiranë! “Rama ka frikë nga diaspora”, aktivisti nga Londra denoncon: Bllokuan makinat me logo me flamur në Mal të Zi me urdhër nga Shqipëria!

• 11 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivisti shqiptar që jeton në Londër, Artan Daçi, ka denoncuar një situatë të krijuar gjatë udhëtimit të tij drejt Shqipërisë, ku synon t’i bashkohet protestës së diasporës në Tiranë.

Në një prononcim për News24, Daçi tha se disa automjete të autokolonës me të cilën po udhëton drejt Shqipërisë janë ndaluar në pikën kufitare të Malit të Zi. Sipas tij, pjesëtarëve të autokolonës u është thënë se ndalimi ka ardhur me urdhër të autoriteteve shqiptare.

“Udhëtimi mirë, edhe pse kemi pasur kohën e keqe. Disa prej pjesëtarëve të autokolonës janë duke pritur që të hyjnë në Mal të Zi, edhe pse nuk po lejohen, sepse kanë marrë urdhër nga autoritetet shqiptare. Janë katër makina që janë atje”, tha Daçi. Ai tregoi se autokolona është identifikuar përmes logove të vendosura në automjete dhe se gjatë rrugëtimit ka marrë mbështetje nga shqiptarë në vende të ndryshme.

Read more:1.4 milionë skedarë të qeverisë së Berlinit publikohen në rrjetin e errët, hakerët kërkonin 2 milionë euro

“Ne jemi të identifikuar, pasi i kemi vendosur me logo makinat. Në çdo qytet që kemi ndalur, jemi bashkuar me njerëz, me shqiptarë që na ndalojnë dhe fotografohen. Ata shprehen se do të donin shumë që të ishin në protestë”, u shpreh aktivisti. Daçi tha gjithashtu se gjatë rrugës autokolonës i janë bashkuar edhe motoristë, ndërsa përshkroi emocionet e shqiptarëve që kanë takuar.

“Po na bashkohen dhe autokolona me motora. Disa prej tyre na falënderojnë, iu dridhen zërat nga emocionet”, tha ai. Nëse ndalimi do të vijojë, Daçi deklaroi se do të kërkojnë ndërhyrjen e ambasadave përkatëse.

Read more:Zjarret/ 11 vatra aktive, problematik zjarri në malin e Tërbunit në Pukë! Operacione nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

“Nëse ne nuk kalojmë dot sot, do ta gjejmë një mënyrë me ambasadat përkatëse. Kjo do të thotë se shteti shqiptar na ka shumë frikë”, deklaroi Artan Daçi. Aktivistët nga diaspora pritet t’i bashkohen protestës së nesërme në Tiranë, ku është paralajmëruar zhvillimi i një tubimi kombëtar.

Lexo edhe
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Tags: #Automjete #Diaspora #Emocionet #Londër #Londra #makina #Makinat #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Nga të njëjtat tag-e
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 17 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor, në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias së…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin